
Policia e Tiranës tha se ka arrestuar 7 persona pas operacionit ndërkombëtar kundër trafikimit të grave nga Amerika Latine ose Azia Qendrore drejt Shqipërisë për shfrytëzim prostitucioni. Baza ku priteshin gratë ishte një hotel në rrugën “Reshit Collaku”, në Tiranë dhe prej andej niste shfrytëzimi i tyre.
Njoftimi:
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, Policinë kroate, EUROPOL dhe EUROJUST.
Goditet një grup kriminal që trafikonte femra nga vendet e Amerikës Latine dhe të Azisë Qendrore, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion, në Shqipëri.
Ekzekutohen në Shqipëri, masa sigurie (7 prej tyre “Arrest në burg”), për 9 pjesëtarë të grupit kriminal.
Arrestohet në Kolumbi, organizatori i grupit, shtetas kolumbian.
Shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, pjesëtarë të grupit.
Procedohen penalisht 48 shtetase të huaja, për ushtrim prostitucioni.
Zbulohet një hotel në rrugën “Reshit Collaku”, ku akomodoheshin dhe shfrytëzoheshin për prostitucion, disa nga shtetaset e huaja.
Sekuestrohen shuma parash, 7 celularë dhe prova të tjera të vlefshme për hetimin.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në kuadër të një hetimi proaktiv të nisur në muajin shkurt 2025, në drejtimin e Prokurorisë, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Rrjeti”, me objektiv goditjen e një grupi kriminal që trafikonte femra nga vendet e Amerikës Latine dhe të Azisë Qendrore, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion, në Shqipëri, nëpërmjet platformave online.
Në kuadër të operacionit:
-u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: A. A., 43 vjeçe, R. M., 53 vjeç, D. B., 39 vjeç, M. Sh., 28 vjeç, D. S., 37 vjeç, I. G., 35 vjeç dhe K. N., 25 vjeç;
-u ekzekutua masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore”, për shtetasit Z. B., 25 vjeç dhe K. C., 29 vjeç;
-u shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, pjesëtarë të grupit kriminal.
Gjithashtu, u arrestua në Kolumbi, organizatori i veprimtarisë kriminale, shtetasi L. B., 25 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se:
-shtetasi L. B., kishte rolin kryesor në rekrutimin e vajzave nga vendet e Amerikës Latine dhe në organizimin e udhëtimit dhe akomodimit të tyre në Shqipëri, ku më pas ato detyroheshin të ushtronin prostitucion. Në rast refuzimi, L. B. ushtronte presion dhe kërcënime ndaj vajzave dhe familjarëve të tyre në Kolumbi. Ky shtetas bashkëpunonte me shtetasin D. S., për sigurimin e kushteve për akomodimin e vajzave dhe menaxhimin e rrjetit të prostitucionit;
-shtetasi I. G. kishte përshtatur një hotel në rrugën “Reshit Collaku”, në Tiranë, si vend për akomodomin e vajzave dhe shfrytëzimin e tyre për prostitucion;
-shtetasit A. A. dhe K. N. shfrytëzonin për prostitucion, disa shtetase nga Kazakistani, të cilat i strehonin në këtë hotel;
-shtetasi D. B. iu jepte lëndë narkotike disa vajzave dhe siguronte klientë për prostitucion;
-shtetasi K. P. (i arrestuar më parë), mblidhte të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal dhe i transferonte ato nëpërmjet kriptovalutave, në llogaritë e shtetasi L. B.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme.
Ky operacion është një shembull konkret i bashkëpunimit të suksesshëm ndërkombëtar dhe institucional. Bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtar ka patur rol kyç në suksesin e operacionit.
Policia e Shtetit mbetet e përkushtuar në goditjen e veprimtarive kriminale që cenojnë jetën dhe dinjitetin e qytetarëve dhe do të vijojë bashkëpunimin me partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, për të goditur çdo veprimtari kriminale.
rrjeti prostitucion kolumbi shqiperi
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
3 Tetor10:32
Rekrutonin vajza nga Amerika Latine për prostitucion në Shqipëri, prokuroria jep detaje. 19 urdhër-arreste. Në krye të grupit një 25-vjeçar
Prokuroria e Tiranës dha detaje në lidhje me një operacion të gjerë ndërkombëtar kundër trafikimin të femrave p&e...
AKTUALITET
3 Tetor10:26
Makina të shkatërruara dhe tre plagosur rëndë më pas, pamje nga aksidenti në aksin Lushnjë-Berat
Një aksident i rëndë u regjistrua paraditen e sotme pranë kryqëzimit të fshatit Kashtëbardhë, në aksin rrugor Lus...
AKTUALITET
3 Tetor10:19
Punoi për llogari të grupeve kriminale, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për ish-deputetin e Partisë Socialiste
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar gjykimin e shkurtuar në ngarkim të ish-deputetit të ...
AKTUALITET
3 Tetor10:11
“Kristian mos luaj me dy porta”/ Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës përfundon në SPAK. Ja për çfarë akuzohet
Kryetari i bashkisë të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli shkoi këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posa...
AKTUALITET
3 Tetor10:05
Dekonspiroi operacionet e policisë? Ish-deputeti i PS-së, Çyrbja do ketë gjykim të shkurtuar
GJKKO, ka pranuar gjykimin e shkurtuar për çështjen gjyqësore në ngarkim të pandehurve Jurgis Çyrbja, ish-deputet i PS-s&...
AKTUALITET
3 Tetor10:01
Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat, të paktën 3 të plagosur rëndë
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Lushnje-Berat, në afërsi të kryqëzimit t&e...
AKTUALITET
3 Tetor09:59
Makina del nga rruga, plagoset 64-vjeçarja në aksidentin e ndodhur në aksin Morinë-Kukës
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Morinë-Kukës”, ku një shtetas dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për ...
AKTUALITET
3 Tetor09:42
VIDEO/ Vrasja e 40-vjeçarit në Babrru, zbulohet emri i autorit të krimit. Çfarë i gjetën në çantë në momentin e arrestimit?
Është zbardhur vrasja e 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, i cili u gjet pa jetë në Babrru, teksa ishte vrarë me thikë.
Poli...
AKTUALITET
3 Tetor09:14
Përplaset makina në Rrugën e Kombit, shoferi në gjendje të rëndë
Një aksident rrugor është regjistruar sot në Rrugën e Kombit, ku një automjet ka dalë nga rruga për shkaqe ende të ...
AKTUALITET
3 Tetor09:07
35 vite nga bashkimi i Gjermanisë, ambasadori gjerman: Jemi të angazhuar për integrimin e Shqipërisë në BE
Plot 35 vite nga dita e bashkimit të Gjermanisë. Përmes një mesazhi, ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner thekson rënd&...