AKTUALITET

Hoxhaj: Si një projekt 'dhuratë' i kryebashkiakut Erion Isai, fshehu afera korruptive miliona euro

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Tetor 2025, 18:20

Hoxhaj: Si një projekt 'dhuratë' i kryebashkiakut Erion

Një investigim i emisionit "Plug" ka zbardhur një skemë të gjerë korruptive në Bashkinë e Kolonjës, të drejtuar nga kryebashkiaku Erion Isai, ku miliona euro fonde publike dhe të Bashkimit Europian, dyshohet se janë abuzuar përmes tenderave të paracaktuar dhe projekteve fiktive.

Gazetari Julian Hoxhaj i ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, zbuloi detaje të aferave që janë tashmë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Në qendër të hetimit janë katër procedura prokurimi, përfshirë rrugën Korçë-Ersekë, kostoja e së cilës u fry nga rreth 40 milionë euro në 88 milionë.

Sipas Hoxhajt, një nga rastet ilustron atë që ai e quan "korrupsion pasiv", ku kryebashkiaku Isai dyshohet se ka marrë si "dhuratë", një projekt nga një kompani private në këmbim të dhënies së tenderave të tjerë. Një nga mekanizmat kryesorë të abuzimit përfshinte manipulimin e plotë të garës.

Kjo skemë, sipas gazetarit, krijonte një rrjet kompanish që bashkëpunonin, duke shkëmbyer projekte "copy-paste" pa studime fizibiliteti, çka shpjegon cilësinë e dobët të shumë veprave publike. Rasti më flagrant i denoncuar është ai i rezervuarit të Gjonçit, i cilësuar si një "skemë tipike 5D". Hoxha shprehu skepticizëm të thellë dhe në lidhje me efektivitetin e SPAK, duke argumentuar se drejtësia e vërtetë nuk është thjesht thirrja e zyrtarëve për t'u marrë në pyetje, por ndalimi i "hemorragjisë financiare" nga kontratat dhe koncensionet korruptive që vazhdojnë të dëmtojnë buxhetin e shtetit.

Shiko, ne kemi marrë indicie padyshim nga hetimi që ka nisur prokuroria e posaçme në lidhje me kryebashkiakun e Ersekës. Deri më tani SPAK thotë që ka hetuar apo po heton katër procedura prokurimi. Është ajo e rrugës Korçë-Ersekë dhe tre procedura prokurimi, dy nga të cilat janë mbikëqyrje punimesh dhe një është për tenderin e ujësjellësit të ri të Ersekës. Dhe sigurisht që në të katër procedurat e prokurimit përfshihet Erion Isai.

Në tre procedura është titullar i autoritetit kontraktor dhe në një procedurë është njeriu që ka kërkuar tenderin si dhuratë nga një kompani private, supervizimi dhe në këmbim të tenderit, pra në këmbim falni të projektit të rrugës Korçë-Ersekë, i ka dhënë kompanisë disa tendera. Në një këndvështrim më të thjeshtë, kjo mund të cilësohet edhe si korrupsion pasiv. Pra që siç siç shkruhet vepra penale e korrupsionit, korrupsioni ka të bëjë me dhënie dhe marrje të një produkti. Në rastin konkret, kemi dhënien e një projekti, supozohet falas, por nga ana tjetër kryetari i Bashkisë së Ersekës ka shpërblyer ka shpërblyer një ëh autoren apo personazhin që i dhuroi pikërisht këtë projekt duke i dhënë disa tendera.

Pra bëhet fjalë për shtetasen Entela Çano, sepse prokuroria ende nuk ka shkuar, domethënë, shumë larg në hetime, sigurisht që në këndvështrimin tim është e vonuar sepse kallëzimi penal është regjistruar që në vitin 2020, por gjithsesi është lajmi i mirë është që po hetohet. Sepse në fund të ditës janë para e qytetarëve shqiptarë që janë shpërdoruar, të cilat nuk kthehen më në të vërtetë, por që gjithsesi përgjegjësit duhet të mbajnë, duhet të dalin para ligjit edhe të mbajnë përgjegjësi për atë që kanë bërë. Tani, rruga Korçë-Ersekë, ne të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur. U tenderua, nisi në vitin 2013 dhe përfundoi në vitin 2024. Një rrugë e cila nisi me ëh nisi për t'u përfunduar me rreth 35 deri në 40 milionë euro, por më pas për shkak të devijimit të projektit në vitin 2020, kjo rrugë përfundoi me një kosto totale, sot që flasim, 88 milionë euro.

Se ka. Patjetër që e ka ARRSH-ja, por ne do të flasim në emisionin e ardhshëm për këtë temë, prandaj nuk dua që të flas sot tepër, por dua të flas se çfarë ka ndodhur realisht në Bashkinë e Kolonjës, që duket si një bashki periferike. Në krye të bashkisë është një personazh, po themi përtej natyrës politike, pra një njeri që vinte nga fusha e artit dhe u bë kryetar bashkie, për t'u çuditur në fakt, sepse nga raportimet e tij, deklaratat e pasurisë rezulton që paguhej shumë herë më mirë, deri në pesë apo gjashtë herë më mirë si aktor sesa si kryetar bashkie. Por që gjithsesi të dhënat që ne kemi publikuar tregojnë edhe arsyen e vërtetë se pse një personazh i tillë ka lënë aktrimin për t'u bërë kryetar bashkie në Ersekë. Patjetër. Edhe ajo që, ajo që ka ndodhur me Erion Isain është te tenderat e ujësjellësit, e ujësjellësave në fakt se janë disa ujësjellësa dhe supervizimi i punimeve.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë