
Masakra mjedisore në Shijak/ Ja si shfajësohej një muaj më parë kryebashkiaku Arbana para "Piranjave", përball faktev...
SHIJAK- Prej mbrëmjes së djeshme është ngritur sërish shqetësimi i banorëve të fshatit Hardhishtë në lidhje ...
SHIJAK- Prej mbrëmjes së djeshme është ngritur sërish shqetësimi i banorëve të fshatit Hardhishtë në lidhje ...
ELBASAN- Një ditë pas lëshimit të 21 masave të sigurisë në lidhje me operacionin e SPAK të zhvilluar në Elbasan janë zbardhur detaje në lidhje me organizatën kriminale. Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore të operacionit ndërsa në dokumentin me 262 faqe janë paraqitur hetimet dhe bisedat e zhvilluara mes Marjus Lulajt dhe Klaus Matishit.
Suel Çela, i njohur edhe me identitetin Marjus Lulaj në dosjen hetimore bëhet me dije se ka komunikuar me mesazhe më Klaus Matishin. Nga biseda dyshohet se Marjus Lulaj ështe i bindur në realizimin me sukses të ekzekutimit të Ardjan Çopjas. Më tej ai shprehet në mesazhe "kte her do ta palos", ndërsa lë të dyshohet se Lulaj është munduar edhe më parë për të ekzekutuar Çopjan. Më tej në dosjen hetimore theksohet se këto rastet e mëparshme ku Lulaj mund të ketë tentuar të ekzekutojë Çopjan por nuk evidentohen si veprime pasi kanë ndodhur jashtë harkut kohor që disponohen komunikimet SkyECC.
Gjithashtu nga analizmimi i komunikimeve midis Marjus Lulaj dhe Klaus Matishit më datë 20 prill 2019, Marjusi dërgon mesazhe lidhur me vëzhgimin që i bën Ardjan Çopjas. Ai i dërgon Klausit mesazh ndërsa komenton se si qesh Çopja të cilit i referohet si xhindi.
Pjesë nga dosja:
"...shi si qesh xhindi...", dhe pas këtij mesazhi i dërgon 3 fotografi të Çopjas.
Më datë 12.04.2020, Marjus Lulaj komunikon me Klaus Matishin të cilit i shkruan mesazhet me tekst "...e ishalla ded sjemi pa kismet fare ja qifsha ropt po munoemi....kte her do ta palos....do tja qim mamin dhe xhindit...". Nga biseda dyshohet se Marjus Lulaj ështe i bindur në realizimin me sukses të ekzekutimit të shtetasit Ardjan Çopja dhe me shprehjen "kte her do ta palos", arsyeshëm lë të dyshohet se Marjus Lulaj është munduar edhe më parë për të ekzekutuar Ardjan Çopja, por nuk evidentohen si veprime pasi kanë ndodhur jashtë harkut kohor që disponohen komunikimet SkyECC.
Lidhur me atentatet që i janë bërë familjes Çapja, duke ju referuar verifikimeve të kryera në sistemin Komunikata Ditore të raportuara nga Policia e Shtetit rezulton se:
Më datë datë 03.02.2016, ora 19:54, në lagjen "Emin Matraxhiu", persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në ambientet e brendshme të lokalit në pronësi të shtetasit Agron Çapja, për pasojë kanë mbetur të vrarë shtetasit, Agron Ramazan Çapja, Ardit Enver Sinakolli dhe Eno Kujtim Bedalli, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë shtetasit Ardian Sali Zharri, Fejzulla Ramazan Capja, Ferit Mefail Muça, Luan Hamza Muça, Bujar (Panajot) Haxhi Rreshka, Florenc Fejzulla Çapja dhe Arnold Agron Çapja.
Më datë 06.06.2016, ora 10:15, në lagjen "5 Maj" rruga "28 Nëntori", një person i pa identifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip "Volksvagen Golf", me targë AA997NE, duke plagosur shtetasin Bledar Mefail Muça, i datëlindjes 29.04.1979, banues në Elbasan, si dhe është plagosur shtetasja Matilda Partizan Kërmezo, e datëlindjes 18.09.1967 banuese në Elbasan, kalimtare e rastit, punonjëse e policisë në DVP Elbasan, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Më datë 22.03.2019 ora 19:17, në ambjentet e jashme të lokalit "KONTI" në lagjen "Luigj Gurakuqi" Elbasan, një shtetas i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Ravik Vasip Gurra, i datëlindjes 01.06.1969, prefesion avokat, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Më datë 20.04.2020, nga analizmimi i komunikimeve të kësaj date midis Marjus Lulaj dhe Klaus Matishit, Marjusi dërgon mesazhe lidhur me vëzhgimin që i bën Ardjan Çopjas, ku i dërgon Klausit mesazhin "...shi si qesh xhindi...", dhe pas këtij mesazhi i dërgon 3 fotografi të cilat dyshohet se i përkasin shtetasit Ardjan Çopja të cilit bashkëbiseduesit i referohen me nofkën "xhindi", si vijon.
Dosja.al po publikon dosjen hetimore te SPAK për Suel Çelën, por nuk merr përsipër vërtetësinë e bisedave e përgjimeve dhe rrethanat në këtë dosje dhe as nuk komenton dosjen hetimore. Po e publikojmë dosjen për transparencë të publikut dhe në fund kur te zbardhet ngjarja e plotë do të kemi një shënim redaksional./Dosja.al
TIRANA- Qeveria ka kërkuar shtyje me 11 muaj të afatit të mbylljes së shtesës së projektit |”Zhvillmi i Integruar Urban dh...
TIRANA- Kompanitë e sigurimeve kanë paguar më pak dëme në muajt e parë të këtij viti. Sipas statistikave nga Autoritet...
TIRANA- Të gjithë personat fizikë që për vitin tatimor 2024 kanë realizuar një fitim tatimor mbi 14 milionë lekë,...
TIRANA- Teksa Shqipëria ka zyrtarisht 42% të popullsisë në rrezik të varfërisë, shpenzimet për ndihmën ekonomike ...