AKTUALITET

I dënuar me 18 vite burg në Itali, arrestohet në Sarandë 50-vjeçari! Pjesëtar i grupit kriminal

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Shtator 2025, 10:57

I dënuar me 18 vite burg në Itali, arrestohet në Sarandë

Një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar nga drejtësia italiane me 18 vite burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge, është arrestuar nga Policia Kufitare në Portin e Sarandës. Në pranga ka rënë Ermal Kostare, 50 vjeç, banues në Tiranë dhe rezident në Mbretërinë e Bashkuar, i cili përdorte edhe identitetin e rremë Denis Rama, për të shmangur kapjen nga autoritetet.

Njoftimi i policisë:

PKK Port Sarandë- Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar në Itali, me 18 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Ky shtetas tentoi të dilte nga Shqipëria, me pasaportë me gjeneralitete të tjera, por u identifikua nga gjurmët e gishtave, pas verifikimeve dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën. Nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Sarandë, në kuadër të kontrolleve të shtuara dhe falë bashkëpunimit me Interpol Tiranën, u bë kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimin, i shtetasit në kërkim ndërkombëtar:

-Ermal Kostare alias Denis Rama, 50 vjeç, banues në Tiranë, rezident në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky shtetas është paraqitur në sportelin e daljes nga Republika e Shqipërisë dhe gjatë verifikimit të pasaportës që ka paraqitur, punonjësit e Policisë Kufitare kanë krijuar dyshime mbi identitetin e tij dhe e kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë. Pas verifikimeve të imtësishme, përmes pajisjes biometrike të gjurmëve të gishtave dhe krahasimit me të dhënat e dërguara nga Interpol Tirana, u konfirmua se 50-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe përdorte dokument identifikimi (pasaportë të Mbretërisë së Bashkuar) me gjeneralitete të tjera, për t’iu shmangur identifikimit.

50-vjeçari shtë dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane me 18 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 50-vjeçarit, në Itali.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë