AKTUALITET

I forti i Elbasanit del në komunikimet e klanit “Aruba”: Unë i kam rregulluar punët e mia, kam të ardhura…

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Qershor 2026, 23:43
I forti i Elbasanit del në komunikimet e klanit “Aruba”:

Përpos grupit të Koçekut, më vonë edhe persona të tjerë të përfshirë në trafikun e narkotikëve investuan shuma të konsiderueshme cash në projektet e ndërtimit të realizuara nga Shtufi.

Në dosjen e SPAK duket me mjaft interes edhe implikimi i Franc Çopjas, një prej të fortëve të Elbasanit, i njohur si armik i betuar i Erjon Alibejt. Hetuesit kanë zbuluar disa komunikime interesante mes Çopjas dhe Koçekut, ku flitet për investimet për pastrim parash.

Pjesë nga dosja hetimore: “Në komunikimet e datës 1 shkurt 2020, Luçiano Koçeku i shkruan Franc Çopjas se dokumentacionin e kompanive e kishte “rregulluar mirë me kredi dhe letra”, duke shtuar se kishte të ardhura të deklaruara prej rreth 30 mijë euro në muaj. Disa ditë më vonë, në një tjetër bisedë, ai shprehet se zotëronte pesë kompani dhe se shumicën e tyre i kishte mbuluar me kredi, hua dhe dokumentacion justifikues. Në të njëjtën bisedë, Koçeku tregon shqetësimin për mundësinë e kontrolleve apo hetimeve që mund të ekspozonin aktivitetin e tij financiar”.

Në aksionin masiv, SPAK sekuestroi pjesërisht disa kulla luksoze në Tiranë, kompanitë zhvilluese të Shtufit dhe personave të tjerë, qindra apartamente, njësi shërbimi, garazhe si dhe kantiere ende në ndërtim. Po ashtu, janë sekuestruar qindra llogari bankare me vlera të larta. Në total, vlera përllogaritet në rreth 500 milionë euro, një shumë që përbën rekord për Shqipërinë.

Në dosjen e SPAK përshkruhet një mekanizëm i tërë tjetërsimesh, regjistrimesh dhe transaksionesh të njëpasnjëshme, që sipas hetuesve kishin si qëllim largimin e gjurmëve të burimit real të pasurisë.

Sipas SPAK, pasuritë kalonin nga një dorë në tjetrën përmes një serie veprimesh juridike që në pamje të parë dukeshin normale, por që sipas hetuesve kishin si funksion vështirësimin e gjurmimit të përfituesve realë. Më pas, këto prona përfshiheshin në projekte zhvillimi dhe ndërtimi, duke hyrë në ekonominë formale dhe duke marrë pamjen e investimeve të ligjshme.

Pjesë nga dosja hetimore: “Pas regjistrimit, copëzimet e shumta të tyre dhe më pas tjetërsimet e tyre, në format e blerjes, shkëmbimit apo formave të tjera, me qëllim vështirësimin e gjurmimit dhe përfitimin e këtyre, duke shmangur dhe shkëputur lidhjen ndërmjet banorit në emër të të cilit regjistrohen pronat dhe përfituesit fundor të tyre, që janë grupet kriminale, të cilët ose përfitojnë si pronarë për shkak të lidhjes së kontratave me shoqëri të ndryshme ndërtimi”, citon Inside Story. 

“Nëse ka pasur dijeni zhvilluesi i asaj pasurie që kjo pronë ka qenë me dokumentacion të falsifikuar. Pra, duhet bërë një hetim i gjithanshëm për të vërtetuar lidhjen e investitorit me dijeninë e faktit të falsifikimit të dokumentacionit në të cilën ai po zhvillon atë punë”, u shpreh Dritan Jahja, avokat.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?