AKTUALITET

“I mbuluar me tatuazhe dhe…”/ Si i vuri Jeton Lami 500 mijë euro gjobë pronarit të “Perla e detit”: Ke një javë kohë ta paguash

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2025, 22:47
“I mbuluar me tatuazhe dhe…”/ Si i vuri Jeton Lami 500

Emisioni “Në Shënjestër” ka zbuluar detaje sa i përket ngjarjeve që çuan deri në vendosjen e tritolit te “Perla e detit”.

Në dëshminë e pronarit Sajmir Sina, thuhet se pasi ka refuzuar që pronën t’ia jepte me qira Flogert Mezhikës, ka pasur konflikte me këtë të fundit, ku i ka thënë se askush tjetër nuk do ta gëzonte lokalin përveç tij.

Më tej në dosjen hetimore e siguruar nga “Në Shënjestër”, thuhet se Jeton Lami, në një takim me Sinën i ka vendosur një gjobë atij në shumë prej 500 mijë eurosh, ndërsa i ka lënë afat ta paguajë vetëm një javë.

Pjesë nga dokumentari:

Pasi mesa duket tashmë në lojë futet një personazh i njohur i lidhur me krimin.
Jeton Lami, ish-efektiv i forcave operacionale në Policinë e Shtetit, i cili shfaqet papritur në konfliktin e lindur midis Sajmir Sinës dhe Flogert Mezhikës.

“Në muajin shtator unë isha duke konsumuar kafe tek ‘Vila 23’, kur pranë meje erdhi pronari, shtetasi Florin Domi, dhe më tha që më kërkon një person i quajtur Jeton Lami, i cili sipas tij ndodhet në katin e dytë të lokalit ku ka një dhomë prive.
Unë në këtë moment mendova se ishte një person me emrin Jeton të cilin thjesht e njihja si fytyrë dhe punonte në bashkinë Kamëz, te IMT.
Pasi shkova te dhoma prive e lokalit, aty brenda pashë një person, që nuk ishte Jetoni që unë mendoja, por një djalë tjetër të cilin e kisha parë shpesh tek lokali ‘Vila 23’.
Një djalë me karakteristika, i gjatë 185 cm, me mjekër të zezë, me tatuazhe në gjithë gjatësinë e të dy krahëve, dhe mesa kujtoj edhe me një tatuazh në këmbë”, ka deklaruar ai në polici.

Sajmir Sina tregoi më tej për grupin hetues se personi që në fillim i thanë se quhej Jeton, nuk u prezantua si i tillë në takimin midis tyre në dhomën prive të lokalit, ku i pranishëm qëndroi edhe Florin Domi, pronari i barit.
Person që sipas Sajmir Sinës filloi t’i kërkonte llogari atij për zhurmën që kishte krijuar në lokal gjatë përplasjes që kishte patur me Flogert Mezhikën.

“Në fillim personi m’u prezantua si A. Lami. Për emrin nuk jam i sigurt, por për mbiemrin po, jam shumë i sigurt. Ai më tha gjatë bisedës se unë kisha shkaktuar një problem në lokalin e shokut të tij dhe i kishte shqetësuar.

Unë i thashë se për këtë pjesë Flori (pronari i lokalit) është këtu dhe mund të flasë vetë, edhe pse unë i kisha kërkuar falje për zhurmën që kisha bërë.
Por në këtë kohë personi që në fillim Florini më tha se quhej Jeton, më pyeti nëse e shikoja automjetin e blinduar jashtë.

Pyetje së cilës unë iu përgjigja duke i thënë se nuk më interesonin makinat e blinduara”, vijon ai. Por nga sa shikohet Jeton Lami e kishte thirrur për tjetër qëllim Sajmir Sinën në tavolinë.

Ose të paktën kështu thotë Sajmir Sina në deklarimin e tij përpara grupit hetues. Pasi në këtë moment teksa e fton të hedhë sytë nga dritarja e lokalit dhe të shikojë makinën e tij të blinduar, Sajmir Sina rrëfen se Jeton Lami, i vendosi një gjobë të majme. Gjobë të cilën Sajmiri kishte një javë kohë që ta paguante.

“Ndërsa po bisedonim Jeton Lami më thotë të shikoja në internet se kush ishte.
Dhe se kisha kohë një javë që t’i jepja në formën e gjobës një sasi prej 500 000 euro.

Në këtë moment unë i thashë se s’ke pse pret një javë dhe u largova nga aty.
Dhe kur ika i thashë Florin Domit, pronarit të lokalit se kjo që bëre nuk është mirë, por ai m’u përgjigj se nuk kishte lidhje fare me këtë situatë”, tha ai.

I gjendur në një situatë aspak të rehatshme, Sajmir Sina tha se prishi të gjitha planet e tij, por vendosi të mos e paguajë gjobën që sipas tij i vendosi Jeton Lami. Person me të cilin thotë se janë shkëmbyer edhe në vazhdim në lokal ku të dy konsumonin kafenë, por nuk kishin kontakte me njëri-tjetrin.

Por po kështu gjithmonë sipas tij, Jeton Lami nuk e kishte ngacmuar në vazhdim. Ndërkohë që në muajin tetor ai vendosi të hapë edhe restorantin e peshkut, duke menduar se tashmë gjithçka ishte shoshitur dhe konfiktet i kishin mbetur së shkuarës.

“Pas gjobës që Jeton Lami më vendosi, unë shtyva biletën e vajtjes për në Itali dhe vazhdova të frekuentoja lokalin ‘Vila 23’, ku shikoja shpesh personin që më vendosi gjobën, por nuk kisha asnjë kontakt apo shqetësim nga ana e tij.

Më pas, unë ika në Itali dhe u ktheva në muajin tetor, kur u bë edhe hapja e lokalit që pata dhënë me qira. Lidhur mbi problemin e gjobës unë bisedova edhe me bashkëshorten dhe vëllezërit e mi, të cilët më thanë që të bëja kallëzim në polici”, dëshmon Sina.

Por siç shikohet më tej Sajmir Sina, nuk shkoi kurrë në polici pavarësisht këshillave të njerëzve të tij të afërt. Ndërkohë që konfliktet e bashkëshortit të saj fillimisht me Flogert Mezhikën dhe më pas me Jeton Lamin, i pranoi përpara grupit hetues edhe gruaja e tij. “Unë dhe bashkëshorti im, punojmë dhe jetojmë në Itali, bashkë me dy fëmijët tanë.

Atje kemi një firmë ndërtimi, ndërsa në Shqipëri kemi blerë një biznes që e kemi dhënë me qira, që ndodhet në Kamëz, përballë ‘Vilës 23’. Në dijeninë time në muajin shtator ambientin ia kemi dhënë me qira një shtetasi me emrin Beni.

Në muajin gusht të këtij viti, lokalin ka dashur ta marrë me qira një shtetas që me sa mbaj mend quhet Gerti, me të cilin bashkëshorti im ka bërë debat në një lokal në Kamëz, që mban emrin ‘Vila 23’, dhe që ndodhet përballë biznesit tonë.
Gjatë debatit ky shtetas i ka thënë bashkëshortit tim se: ‘nuk ka për ta gëzuar dikush tjetër këtë lokal, në qoftë se nuk e marr unë’”, tha ajo.

Vetë gruaja e Sajmir Sinës, pohoi përpara grupit hetues se pikërisht pas këtij debati me Flogert Mezhikën, bashkëshortin e saj e kishte thërritur për një takim, një burrë me emrin Jeton, takim që ishte zhvilluar në lokalin përballë, biznesit të tyre.
Bashkëshorti i kishte treguar të gjithë bisedën që kishte zhvilluar me personin me emrin Jeton si dhe gjobën që ai u kishte vendosur.

“Pas debatit që bashkëshorti im pati me Flogert Mezhikën, ai më tregoi se kishte thirrur pronari i ‘Vilës 23’ duke i thënë se e kërkonte një burrë me emrin Jeton.
Sajmiri ishte ngjitur sipër duke kujtuar që ishte Jetoni që punonte tek Bashkia Kamëz.

Kur është ngjitur ka parë një shtetas që e kishte parë në shumë raste tek lokali, por me emër nuk e njihte. Sajmiri i kishte thënë se nuk kishte përse t’i jepte 500 000 euro, se nuk i kishte bërë asgjë. Ai i ka thënë që kishte afat 1 javë, për t’ia dhënë këtë shumë parash, ndërsa Sajmiri është larguar dhe ka shkuar në shtëpi”, ka dëshmuar ajo.

E tronditur nga biseda që i kishte rrëfyer bashkëshorti dhe gjoba e kripur që i kishin vënë, E. T thotë se zbriti me shpejtësi nga banesa ku ndodheshin, për t’i bërë fotografi makinës së blinduar që ndodhej përballë biznesit të tyre.
Makinë që Jeton Lami e kishte prezantuar si të vetën.

Po ndërsa fotografoi makinën, nuk pati mundësi që këtë gjë ta bënte me vetë personin që kishte kërcënuar, duke i gjobitur. Ndërsa pohoi se nëse e shikonte personin që kishte gjobitur bashkëshortin e saj, ishte në gjendje ta njihte.

“Kjo ngjarje ka ndodhur në fund të muajit shtator, rreth datës 26-27.
Sapo Sajmiri më tregoi për situatën unë zbrita poshtë dhe me celularin tim i bëra foto makinës se personit që bashkëshortit tim i ishte prezantuar si A.Lami.
Ndërsa vetë këtë person nuk kam arritur ta fotografoj pasi ishte brenda në lokal.

Nëse e shikoj këtë person jam në gjendje që ta njoh, pasi e kam parë disa herë te ‘Vila 23’. Kjo pasi ai është me tatuazhe në krah, pa flokë dhe ka mjekër të gjatë të zezë, si dhe vetullat e trasha dhe të zeza.

Ajo që dua të theksoj është se në vazhdim nuk kemi patur konflikte me këta shtetas dhe se restoranti posedohet nga qiramarrësi. Ai na ka marrë në telefon rreth orës 02:30 të datës 15 Nëntor 2025, dhe na ka thënë se tek lokali kishin vendosur lëndë plasëse”, rrëfen ajo.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë