AKTUALITET

I moshuari vrau djalin, flet vëllai i Asim Gjonit: Kemi pasur zënka në familje por nuk ma merrte mendja që do shkonte deri në këtë pikë! Mallkova babanë kur mora vesh ngjarjen...

b.z Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2025, 14:50
I moshuari vrau djalin, flet vëllai i Asim Gjonit: Kemi pasur zënka
Vëllai i Asim Gjonit

TIRANË - Valentin Gjoni, vëllai i Asim Gjonit i cili u vra pak ditë më parë me thikë nga babai i tij, ka treguar detaje mbi ngjarjen e rëndë. Në një intervistë për “Shqipëria Live” Valentini sqaroi se vëllai i tij nuk pinte alkool, ndërsa për babain tha se e ka mallkuar në momentin që mori vesh ngjarjen.

Ai shprehet se familja ka pasur zënka por nuk e kishte menduar se gjëndja do të shkonte deri në këtë pikë. Edhe Valentini ka pohuar se konflikti ka ardhur si paosjë e motrës së tyre, e cila ka kërkuar gjysmën e shtëpisë. Ai tregon më tej se nuk ka komunikuar me babanë që prej momentit kur ndodhi ngjarja. 

“Më thanë Vali shpejt se po zihet me Asmini, në atë moment kishte mbaru nuk ishte më në jetë, vetëm sa i lëvizi pak syri se unë të them të drejtën u trondita, i thirra, mallkova plakun, hipa unë dhe nusja në ambulancë, na tha doktori që vëllai ka ndërru jetë, një gjë dua të them që ishte më alegro i lagjes dhe i ka ngjit diçka që nuk e ka pas kurrë ne jetë, jo ka qenë dhunues, pijanec, këto nuk i ka dhënë kurrë.

Unë nuk marr për bazë fjalët e askujt, as fjalët e mamit im, të motrës jo që jo, shpirtin që ka pas ai edhe unë dhe i madhi nuk e kemi. Përplasje nuk ka pas, po konflikt si çdo familjar, zënka me shaka, por jo që të shkojë puna gjer aty që kanë thënë.. s’e pranoj kurrë për vëllain tim.

Si çdo baba nuk e di si e ka marrë iniciativën, babai e pinte ndonjë gotë, nuk ka pas problem, se si ka ndodh nuk e di, ose do të ketë diçka tjetër, kur vinte im vëlla nga puna po të mos pyeste pleqtë nuk shkonte në shtëpi. Unë nuk kam motër, ajo për mu është…, e them se mesa kam dëgju i gjithë konflikti ka ardh nga ajo, më kanë thënë që është në spital, s’dua ta shoh, kam hallet e mia, më vjen keq që kunata pati një humbje të madhe dhe nipërit, do t’i përballojmë, do t’i kalojmë. Nuk kam dijeni për këtë gjë. Nuk kam komunikuar me babanë, atë natë që kam shkuar të jap dëshminë shkova në momentin që kam hyrë brenda atë e nxorën jashtë, vetëm atë kam dëgju që tha pse e keni marrë kot se ai s’ka qenë.”, u shpreh Valentin Gjoni.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë