AKTUALITET

Atentati pranë Rinasit, Klodiana Lala: Gilmando Dani drejtonte grupin e Shullazit, dikush nga brenda e ka tradhëtuar

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2025, 18:14

Atentati pranë Rinasit, Klodiana Lala: Gilmando Dani drejtonte grupin e

Gazetarja e News24, Klodiana Lala ka dhënë detaje mbi atentatin e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në vendin e njohur si rrethi pranë aeroportit të Rinasit. Lala tha se shënjestra e atentatit ka qenë Gilmando Dani i cili ishte liruar nga burgu një vit më parë, në tetor 2024 dhe jetonte në një pjesë më të madhe të vitit në Spanjë.

Sipas gazetares, ai është pritur nga një automjet i bardhë në pronësi të Elvis Kosovës që njihet si Visi i garave në Tiranë nga një mik i tij që  në fakt është paradoksale është agjent i mbikqyrjes policore Muçi Shaljani.

“Në momentin që automjeti ka hyrë në rrethin e Rinasit, një automjet me targa greke e ka parakaluar ka qëlluar në drejtim të tyre duke lënë të vdekur Gilmando  Danin ndërsa të plagosur rëndë agjentin e AMP.

Është konfirmuar se shënjestra ka qenë Gilmando Dani, që i ka mbijetuar dhe dy atentateve të mëhershme në 2011 dhe 2015 sepse në 2015 dhe deri në 2024 ka vuajtur dënimin për gjobvënie ndaj Ylvi Beqaj dhe fakti që është qëlluar sapo ka zbritur nga aeroporti do të thotë se gjithcka ka qenë e organizuar. Më tej, gazetarja ka sqaruar se atentatorët zgjodhën një zonë të sigurt si Rinasi, megjithëse që pas grabitjes së kryer në 2018, nga grupi i drejtuar nga Admir Murati, masat e sigurisë në Rinas janë shtuar ndjeshëm.

“Nga mënyra si kanë vepruar autorët është përdorur një makinë e vjedhur me targa të vjedhur.

Mund të ketë patur dhe informatorë që kanë lajmëruar se Gilmando Dani ka dalë jashtë aeroportit. Mund të kishte më shumë viktima, dhe automjeti është drejtuar në drejtim të urës së Gjolës ku u gjet një automjet i djegur në fshatin Halil të Krujës”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Klodiana Lala: Një pjesë e detajeve janë bërë të ditura sa kohë ka një reagim nga policia e shtetit. Atentati ka ndodhur në një nga zonat më të sigurta të Tiranës, afër aeroportit por dhe aty krimi nuk ka ngurruar  të qëllojë një nga emrat më të njohur të botës së krimit. Gilmando Dani ka qenë i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në kuadër të procesit të Emiliano Shullazit ku ai ishte pjesë e grupit të tij.

Në tetor të vitit të kaluar la qelitë e paraburgimit dhe iu kthye jetës në normalitet. Sipas të dhënave të grumbulluara nga policia, ai ishte larguar dhe jetonte në Spanjë, dhe piëkrisht sot pak minuta para se të qëllohej për vdekje tek rrethi pranë aeroportit të Rinasit ai po kthehej nga Barcelona në drejtim të Tiranës. Në dalje të aeroportit është pritur nga një automjet i bardhë në pronësi të Elvis Kosovës që njihet si Visi i garave në Tiranë nga një mik i tij që  në fakt është paradoksale është agjent i mbikqyrjes policore Muçi Shaljani dhe në momentin që automjeti ka hyrë në rrethin e Rinasit, një automjet me targa greke e ka parakaluar ka qëlluar në drejtim të tyre duke lënë të vdekur Gilmando  Danin ndërsa të plagosur rëndë agjentin e AMP.

Është konfirmuar se shënjestra ka qenë Gilmando Dani, që i ka mbijetuar dhe dy atentateve të mëhershme në 2011 dhe 2015 sepse në 2015 dhe deri në 2024 ka vuajtur dënimin për gjobvënie ndaj Ylvi Beqaj dhe fakti që është qëlluar sapo ka zbritur nga aeroporti do të thotë se gjithcka ka qenë e organizuar.

Që pas grabitjes së kryer në 2018, nga grupi i drejtuar nga Admir Murati, masat e sigurisë në Rinas janë shtuar ndjeshëm por krimi nuk ka pyetur. Nga mënyra si kanë vepruar autorët është përdorur një makinë e vjedhur me targa të vjedhur. Mund të ketë patur dhe informatorë që kanë lajmëruar se Gilmando Dani ka dalë jashtë aeroportit. Mund të kishte më shumë viktima, dhe automjeti është drejtuar në drejtim të urës së Gjolës ku u gjet një automjet i djegur në fshatin Halil të Krujës. Autorët nuk kanë qenë amatorë, kanë kryer atentatin në një zonë të mbipolluar por dhe e sigurt, është qëlluar ndaj këtij personi. Më tronditëse është fakti se pasi është kryer krimi, është tentuar ti jepej ndihmë, ndërkohë që u tentua nga punonjësi i policisë të hapte me këmbë automjetin.

Komisariati i rinasit është shumë pranë dhe sa pak mjete ka policia për të ndërhyrë në të tilla raste.

Agjencia e mbikqyrjes policore do të duhet të hetojë shkeljet e punonjësve të policisë dhe për të hetuar lidhjet e tyre me njerëz të botës së krimit. Personi që shoqëronte Gilmando Dani, Muçi Shaljani alias Sheqeri, kishte lidhur kontratë në muajin shtator me AMP me kontratë të përkohshme dhe do të përfundonte në fund të muajit nëntor.

Gilmando Dani nuk është një nga ato njerëzit e botës së krimit që hyjnë rastësisht, por ka dominuar për më shumë se një dekadë në botën e krimit. Pas lirimit nga burgu dhe fakti se kreu i grupit Emiliano Shullazi vuan dënimin me 14 vite për gjobvënie dhe akuza të tjera të rënda për vrasjen e Vajdin Lames dhe tentativës për vrasje të Marenglen Hakës, përplasje me të fortët e Niklës, frerët e bandës dhe kryesimin mendohet se e kishte marrë Gilmando Dani. E gjithë kjo e bën ngjarjen një atentat të mirëorganizuar, që tronditi Tiranën dhe na dha një njollë të zezë dhe në sy të turistëve të huaj.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë