“Na zgjojnë çdo ditë në 06:30”/ Banorët e Lagjes 5 në Durrës denoncojnë ndërtimin: Jemi me fëmijë të vegjël, zhurma është e padurueshme
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjave News nga banorë të Lagjes nr. 5 në Durrës, të cilët ankoh...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjave News nga banorë të Lagjes nr. 5 në Durrës, të cilët ankoh...
Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht pas një konflikti fizik me 5 pushues turq në një lokal n...
Një turiste rreth 30 vjeçe nga Finlanda u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, pasi ka shfaqur probleme t&eu...
Cristiano Ronaldo ka tërhequr vëmendjen pas një veprimi në rrjetet sociale, pasi profili i tij zyrtar në Instagram ka pëlqyer nj...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjave News nga një banor i zonës së ish-Parkut të Autobusëve n&...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Lidhja e futbollistit spanjoll Lamine Yamal me influencuesen Ines Garcia vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në qershor 2026 nga 18...
Transporti detar, i konsideruar prej dekadash si mënyra më e sigurt dhe më ekonomike për lëvizjen e mallrave në botë, po p&...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Korçës, ku një 66-...
TIRANË- Këshili i Lartë i Prokurorisë ka pranuar pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për magjistratin Kledian Llaho. KLP ka vendosur që Llaho të largohet nga detyra si kryeprokuror i Sarandës dhe gjithashtu ka vendosur t'i ulet paga me 20% për tre muaj.
Ai dyshohet se dyshohet se ka abuzuar me funksionin e tij dhe ndaj tij është ngritur akuza për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Llaho ka kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vjehrri i tij.
NJOFTIMI I PLOTË I KLP:
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj magjistratit K.Ll., duke caktuar masën “Ulje page në masën 20% për 3 muaj”, përkundër propozimit të ILD për “Ulje page në masën 40% për 1 vit”, ndërsa ka pranuar plotësisht propozimin e ILD për masën “Largimi nga detyra e kryetarit”.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë nisi hetimin disiplinor ndaj magjistratit Ll., në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, bazuar në 6 ankesa të një prokuroreje në të njëjtin institucion, për veprime e sjellje, që përbëjnë shkelje disiplinore nga ana e drejtuesit Ll.
Hetimi disiplinor i kryer nga ILD konkludoi se veprimet e mosveprimet e z. Ll. përbëjnë mos përmbushje, në cilësinë e drejtuesit, të detyrimeve të përcaktuara në ligj, në veçanti e detyrave që lidhen me sistemin e menaxhimit të çështjeve. Nga hetimi u konstatuan shkelje të përsëritura të rregullave të sjelljes në marrëdhëniet me magjistratët e tjerë. Shkelja disiplinore vërehet në raport, është kryer me dashje direkte dhe ekziston rreziku që ndikimi negativ i saj të shtrihet në zyrën e prokurorisë në tërësi, duke përbërë rrezik për përsëritje ngjarjesh, që ulin imazhin e zyrës së prokurorisë.
Magjistrati ka marrë masën disiplinore “Vërejtje Publike” për një shkelje të mëparshme nga ana e KLP-së, me datë 30.01.2025, për veprime dhe mosveprime, që përbëjnë mos përmbushje të pajustifikuar të funksioneve gjatë hetimit, duke sjellë zvarritje të pajustifikuar të akteve procedurale, e duke mos përmbushur detyrat e lëna nga gjykatat, duke lënë pa veprime dosjen hetimore për një periudhë mbi 2 vjeçare.
Gjatë parashtrimeve para KLP-së inspektorja e ILD-së vërejti, se në kohën e depozitimit të kërkesës për fillimin e procedimit disiplinor, prokurori K.Ll., ushtronte të njëjtën detyrë, si në kohën e kryerjes së shkeljes së pretenduar. Aktualisht ai nuk ushtron detyrën as si Drejtues as si prokuror, për shkak se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj këtij magjistrati, si i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë parashikuar nga neni 319/ç i K.Penal.
Në konkludim, ILD i propozoi KLP-së caktimin e masës disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës në masën 40% për një periudhë 1 vjeçare” ndaj magjistratit K. Ll, për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 102, pika 1 shkronja “l”, si dhe neni 102 pika 2, shkronja “dh”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe një masë të disiplinore plotësuese “Largimi nga detyra e kryetarit”, të parashikuar nga neni nga neni 108 dhe neni 112, pika 2, shkronja “b” e ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Kërkesa e parë u pranua pjesërisht nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që caktoi masën “Ulje 20% e pagës për një periudhë 3 mujore” dhe pranoi plotësisht kërkesën e ILD për masën plotësuese “Largim nga detyra e kryetarit” për magjistratin K.Ll.
celibashi TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka folur sot lidhur me procedurën e mbërritjes së...
protesta MALIQ- Një protestë është organizuar ditën e sotme në fshatin Burimas në Maliq. Protesta e fermerëve t&eum...
foto ilustruese TIRANË- Anija italiane me 40 emigrantët do të vijë nesër në Portin e Shëngjinit. Ende nuk janë b&e...
foto ilustruese TIRANË- Ka nisur ditën e sotme vulosja dhe paketimi i fletëve të votimit të zgjedhjeve të 11 majit, të ...
foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Bëhet m...
foto ilustruese TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme te Rruga e Dibrës në kryeqytet. Sipas info...
arrestimi i 66 vjecarit FIER- Është zbardhur dinamika e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Fier, ku mbetën të plagos...
TIRANË- Përballë sfidave globale dhe një bote gjithnjë e më të lidhur, diversifikimi ekonomik është një...
TIRANË- Hapen më 14 Prill aplikimet për Skemën Kombëtare të subvencioneve në Bujqësi 2025. Drejtoresha e Agjencisë...
TIRANË- Procedimet për veprat penale të mashtrimit me kreditë dhe mashtrimit në sigurime u rritën vitin e kaluar. Sipas informac...