Një person i konsideruar i rrezikshëm nga policia e Shkodrës përfundoi në pranga.
Operacioni i koduar “Identikiti” përfundoi me arrestimin e shtetasit Fatjon Bruçi (alias Fatjon Bruci), i cili më 29 gusht 2025, i armatosur dhe i maskuar me skafandër, tentoi të vidhte në një argjendari në Shkodër.
Në pranga përfunduan edhe dy bashkëpunëtor të tij, Xhonatan Deliu dhe Enri Elezi.
Njoftimi:
Operacioni, nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë.
Lokalizohet në Tiranë dhe vihet në pranga, një shtetas me rrezikshmëri shoqërore të lartë, i implikuar në një sërë veprimtarish kriminale.
Më datë 29 gusht 2025, i armatosur dhe i maskuar me skafandër motomjeti, ai tentoi të vidhte në një argjendari në Shkodër.
Në momentin e ndalimit, 29-vjeçari kishte me vete sasi Cannabisi.
Në banesën që ai kishte marrë me qira, në Tiranë, me qëllim fshehjen, mbante pa leje, 1 armë zjarri pistoletë.
Gjithashtu, në këtë banesë u gjetën 2 maska silikoni, municion luftarak, 3 pajisje për grirjen e lëndës narkotike, si dhe 550 dollarë (kartëmonedha false).
Arrestohen për përkrahje të 29-vjeçarit, 2 shtetasit që lëviznin me të, në automjet, në momentin e kapjes.
Në kuadër të operacionit “Identikiti”, shërbimet e DFPO-së, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër, dhe të Komisariatit të Policisë nr 4, Tiranë, bazuar në informacionet e marra, kapën në lagjen “5 Maji”, Tiranë, duke lëvizur me një automjet tip “Audi”, dhe vunë në pranga shtetasit F. B. alias F. B., 29 vjeç, Xh. D., 21 vjeç dhe E. E., 19 vjeç.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi F. B. alias F. B. u vu në pranga sepse Gjykata e Shkodrës më datë 30.09.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me armë”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është autor i tentativës për të vjedhur në një argjendari, në lagjen “Vasil Shanto”, ku hyri më datë 29.08.2025, i armatosur dhe i maskuar me skafandër motomjeti.
Gjatë kontrollit fizik në momentin e arrestimit, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa.
Më tej, gjatë kontrollit në banesën që kishte marrë me qira, në Tiranë, u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 2 maska, municion luftarak, 3 pajisje për grirjen e lëndës narkotike, 550 dollarë (kartëmonedha false), shumë lekësh dhe aksesorë, të cilat u sekuestruan së bashku me 2 automjete dhe me 1 celular.
Ndërkaq, në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. D. dhe E. E., për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi ishin pasagjerë në automjetin e të kërkuarit, në momentin e ndalimit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
15 Tetor09:41
U kapën me 40 kg drogë në Mirditë, arrestohen dy vëllezërit dhe një person tjetër/ Sekuestrohen 4 automjete dhe 5 celularë
Tre persona janë vënë në pranga, mes tyre dy vëllezër, pas zbulimit të një sasie prej 40 kg kanabis në proces tha...
AKTUALITET
15 Tetor09:40
Lodër fëmijësh/ Si u alarmua policia nga “bomba” në Kukës (foto)
Një send, në dukje si granatë ofensive, alarmoi qytetarët mëngjesin e kësaj të mërkure në Kukës.
Policia, n...
AKTUALITET
15 Tetor09:25
Exchange/ Rrjetet e fshehta financiare pas grupeve të narkotrafikut shqiptar
Të dhënat e siguruara nga dosjet hetimore tregojnë raste sporadike ku bizneset e këmbimit valutor në Shqipëri po shërbejn&e...
AKTUALITET
15 Tetor09:12
Aksident në qendër të Tiranës, makina përplas 55-vjeçarin përpara Kuvendit
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme përballë ndërtesës së Kuvendit të Shqipërisë, ...
AKTUALITET
15 Tetor09:02
Alarm për bombë, policia rrethon bulevardin në Kukës
Banorët e Kukësit janë zgjuar të alarmuar ditën e sotme.
Në një nga stolat e Bulevardit të qytetit është pi...
AKTUALITET
15 Tetor08:57
Bllokimi i monopatinave/ Sot mbahet protestë para Komisariatit të Policisë Rrugore: Po veproni në paligjshmëri!
Organizata Drejtësi Sociale ka njoftuar një protestë përpara Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë, duke akuzuar ...
AKTUALITET
15 Tetor08:52
Mallra kontrabandë nga RMV-ja, arrestohet 42-vjeçari në Dibër/ Në pranga edhe doganieri
Një 42-vjeçar dhe një doganier i degës Bllatë kanë rënë në prangat e policisë për shkak se tentuan ka...
AKTUALITET
15 Tetor08:47
Ekzekutimi i gjyqtarit Kalaja/ “Unë jam viktimë”, Gjon Shkambi: Po më merrni më qafë, s'kam vrarë askënd
Gjon Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambit, autorit të vrasjes së gjyqtarit të Apelit Tiranë, Astrit Kalaja, ka zgjedhur të heshtë n...
AKTUALITET
15 Tetor08:43
FOTO/ Protesta e punëtorëve të “Bankers Petroleum”, 10 naftëtarë hyjnë në grevë urie
Afro 200 naftëtarë që punojnë në kompaninë naftë nxjerrëse “Bankers Petroleum” në fushën e Marin...
AKTUALITET
15 Tetor08:39
Aksident në Tiranë/ Motori përplaset keq me biçikletën, ka disa të plagosur
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Kinostudios në Tiranë.
Mësohet se një motor ësh...