Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
TIRANË- Igballe Berisha Huduti, për të cilën Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, nxorri urdhrin për shpalljen “non-grata”, për një periudhë 15-vjeçare, i është përgjigjur kryeministrit Rama. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo shkruan se ka dalë në protestë kundër padrejtësive, ndërsa shton se pozitat janë amanet dhe përgjegjësi.
Ajo shprehet se njeriu vlen aq sa shqetësohet për hallet e të tjerëve dhe aq sa përpiqet të kontribuojë për të mirën e përbashkët. Kjo duke theksuar se nuk kërkon armiqësi me askënd. Huduti deklaroi se dalja e saj në protestë nuk ka motive përfitimi, por motive patriotike dhe qytetare.
Reagimi i plotë:
I nderuar Kryeministër Edi Rama.
Dalja ime në protestë nuk ka motive përfitimi, por motive patriotike dhe qytetare. Unë jam bijë e një familjeje shqiptare dhe kam kaluar shumë sprova, padrejtësi dhe vështirësi në jetë. Pikërisht për këtë arsye nuk mund të hesht përballë padrejtësive që prekin popullin tim.
Edhe sikur trupi im të mos jetë më një ditë, fjala dhe zëri im do të vazhdojnë të jenë në shërbim të së vërtetës, drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor. Unë nuk dal në protestë nga urrejtja ndaj askujt, por nga dashuria për popullin tim dhe nga bindja se çdo qytetar ka të drejtë të ngrejë zërin kur mendon se po cenohet interesi publik.
Ju bëj thirrje juve dhe çdo udhëheqësi botëror si dhe BE që të dëgjoni zërin e qytetarëve të revoltuar. Historia ka treguar se asnjë pushtet nuk është më i fortë se vullneti i një populli të ndërgjegjësuar. Besoj se dialogu, drejtësia dhe respekti ndaj qytetarëve janë rruga më e mirë për të shmangur përçarjet dhe konfliktet.
Zoti është dëshmitar i veprave tona. Pozitat janë amanet dhe përgjegjësi. Kur pushteti përdoret me drejtësi, ai bëhet bekim; kur keqpërdoret, bëhet barrë për mbajtësin e tij.
Unë jam shqiptare dhe ndihem përgjegjëse për fatin e kombit tim. Nuk mund të fle e qetë kur shoh probleme që prekin shoqërinë tonë. Besoj se njeriu vlen aq sa shqetësohet për hallet e të tjerëve dhe aq sa përpiqet të kontribuojë për të mirën e përbashkët.
Nuk kërkoj armiqësi me askënd. Kërkoj paqe me drejtësi, dialog me respekt dhe një Shqipëri më të mirë për të gjithë.
As Lindje, as Perëndim – Paqe me Drejtësi për Shqipërinë.
Një incident është regjistruar brenda radhëve të Policisë së Shtetit, ku ish-drejtuesi i Policisë së Shkodrë...
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për fillimin e procedimit dis...
Një zhvillim i papritur ka shoqëruar emrin e aktorit dhe biznesmenit Gazmend Paja, i cili prej kohesh ishte në qendër të debatit publik...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka nxjerr urdhrin për shpalljen “person i padëshiruar në Republikën e S...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbledhur me urgjencë drejtuesit e Akademisë së Siguris&...
Prokuroria e Elbasanit ka goditur një skemë mashtrimi me fondet e ndihmës ekonomike, me një dëm prej 12.5 milionë lekësh n&...
Policia e Kurbinit ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në territorin e qarkut Lezhë. Në fshatin Skuraj, ...
Një ngjarje tjetër e rëndë është regjistruar edhe në Sukth të Durrësit ku tre persona kanë mbetur të pl...
Ekonomia shqiptare po vijon të orientohet gjithnjë e më shumë drejt importeve, ndërsa sektori prodhues dhe eksportues mbetet në ...
Edhe pse spitali është një nga institucionet kryesore ku qytetarët drejtohen për të marrë shërbime shëndetës...