AKTUALITET

"ILDKPKI është kthyer në një institucion parazit", Gazetarja Ola Xama: Më mirë të mbyllet dhe të zëvendësohet nga një program kompjuterik!

n.f Përditësimi i fundit 20 Tetor 2024, 22:05
"ILDKPKI është kthyer në një institucion parazit",
Ola Xama

TIRANË- Gazetarja Ola Xama për mes një postimi në llogarinë e saj në "Facebook" është shprehur se Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave do të ishte më mirë po të mbyllej dhe të zëvendësohej nga një program kompjuterik. Gazetarja Xama më tej thekson se ILDKPKI është kthyer në një institucion parazit dhe se mjafton të shihen hetimet e kryera vitet e fundit nga prokuroria për të kuptuar se pasurimi i paligjshëm i zyrtarëve dhe konflikti i interesave është i përhapur në të gjithë administratën.

Në reagim ajo shton se institucioni ka dështuar edhe sa i takon qëllimit të krijimit të tij, që është transparenca në deklarimin e pasurisë së zyrtarit. Sipas saj në faqen e internetit ku duhet të ishin deklaratat nuk funksionon prej 3 vjetësh dhe të dhënat për deklaratat e vitit 2021 dhe 2023 kundërshtohen të vihen në dispozicion të gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile edhe përmes ushtrimit të të drejtës për informim.

Xama gjithashtu tha se një vit më parë i janë dashur 3 muaj kërkesa dhe ankesa te Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit, që ajo të merrte deklaratën e një zyrtari. Sa i përket këtij viti ajo tha se një kërkesë e saj e dërguar në muajin qershor për deklaratën e një zyrtari nuk mori fare përgjigje. Vetëm pas ankimimit ajo arriti të merrte një përgjigje skandaloze se sistemi është nën auditim nga ACESK dhe përgjigjja do të më vihej në dispozicion brenda një kohe të arsyeshme.

Në tej gazetarja shtoi se shembulli më tipik për dështimin e institucionit është procesi i vettingut ku theksoi se pastroi gjysmën e magjistratëve për shkak të dyshimeve që vinin nga deklaratat e pasurisë. Ajo shprehet se ILDKPKI nuk bërë gjë ndër vite, por disa zyrtarë i harroi, e për ca të tjerë gjeti kurajon të hetojë pasi lanë detyrën. Sipas saj ky është një sistem robot i programuar për të mbajtur online deklaratat e pasurisë dhe që me anë të algoritmeve do të kapte deklaratat me flamuj të kuq, do të ishte 100 herë më efikas se inspektoriati që është sot.

Reagimi i plotë i Ola Xamës:

Për mua Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave do të ishte më mirë po të mbyllej dhe të zëvendësohej nga një program kompjuterik. Pikësëpari, ILDKPKI është kthyer në një institucion parazit. Mjafton të shohim hetimet e kryera vitet e fundit nga prokuroria për të kuptuar se pasurimi i paligjshëm i zyrtarëve dhe konflikti i interesave është i përhapur në të gjithë administratën, por asnjë rast nuk ka qënë i dyshuar nga ky organ. Madje nëse do të vazhdonim më tej analizën do të na lindte e drejta të bënim dy pyetje: rastet e kapura nga SPAK tregojnë dështim apo kompromentim të ILDKPKI?


Së dyti, institucioni ka dështuar edhe sa i takon qëllimit të krijimit të tij, që është transparenca në deklarimin e pasurisë së zyrtarit. Vendi në faqen e internetit ku duhet të ishin deklaratat nuk funksionon prej 3 vjetësh dhe të dhënat për deklaratat e vitit 2021 dhe 2023 kundërshtohen të vihen në dispozicion të gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile edhe përmes ushtrimit të të drejtës për informim.


Një vit më parë më janë dashur 3 muaj kërkesa dhe ankesa te Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit, që të merrja deklaratën e një zyrtari, ndërsa këtë vit një kërkesë e dërguar në muajin qershor për deklaratën e një zyrtari nuk mori fare përgjigje. Vetëm pas ankimimit mu dha një përgjigje skandaloze se sistemi është nën auditim nga ACESK dhe përgjigjja do të më vihej në dispozicion brenda një kohe të arsyeshme. Njëri nga dy institucionet, ose ACESK ose ILDKPKI, janë duke shkelur ligjin dhe këtë e thonë hapur pa u druar aspak!


Por nuk mbaron me kaq, pas kërkesës për deklaratën e zyrtarit, vërshuan telefonatat nga njerëz afër zyrtarit se përse po kërkoja deklaratën e tij. Jo vetëm që institucioni nuk bën punën, jo vetëm që nuk zbaton ligjin për dhënien e deklaratës por dhe dekonspiron informacionin dhe ia komunikon një pale që është në konflikt interesi. Këtë e bën një institucion që duhet të luftojë konfliktin e interesit. Këtë e bën një institucion që ka dhe kompentencën për hetimin në bazë të ‘sinjalizimit’ e që mund të rrezikojë jetën apo vendin e punës të një punonjësi që denoncon.


Si përfundim, deklaratën e mora pasi dërgova një tjetër kërkesë në muajin tetor dhe më thanë ta tërhiqja fizikisht, kur Ligji për të Drejtën e Informimit e thotë qartë se përgjigjja jepet në formën e kërkuar nga kërkuesi, ose me rrugë postare ose elektronike. Duke parë bilancin e punës së ILDKPKI deri më sot, mendoj që të mos shpenzohet më asnjë cent për pagat e inspektorëve dhe funksionimin e tij, sepse jo vetëm që nuk kanë bërë gjë, por janë kthyer në gjysmën e kohës vegjetues e në gjysmën tjetër punojnë për inate personale apo kurthe politike.


Shembulli më tipik për dështimin e institucionit është procesi i vettingut që pastroi gjysmën e magjistratëve për shkak të dyshimeve që vinin nga deklaratat e pasurisë, ndërsa ILDKPKI jo vetëm nuk kishte bërë gjë ndër vite, por disa zyrtarë i harroi, e për ca të tjerë gjeti kurajon të hetojë pasi lanë detyrën. Një sistem robot i programuar për të mbajtur online deklaratat e pasurisë dhe që me anë të algoritmeve do të kapte deklaratat me flamuj të kuq, do të ishte 100 herë më efikas se inspektoriati që është sot.


Dhe meqë ra fjala, po vetë inspektorët e ILDKPKI kush i kontrollon sa i takon pasurisë dhe konflikit të interesit? A ka ndonjë rast të dyshuar apo zbuluar se dhe ndonjëri prej tyre ka mëkatuar, apo të gjithë kanë qënë qelibar?

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë