AKTUALITET

Impiant për ujërat e ndotura në Dhërmi, shpallet fituesi për studim-projektimin

M.B. Përditësimi i fundit 16 Korrik 2024, 15:33
Impiant për ujërat e ndotura në Dhërmi, shpallet fituesi
Foto ilustruese

VLORA- Zona turistike e Dhërmiut parashikohet të ketë një impiant të veçantë për trajtimin e ujërave të ndotura por procesi është ende në fazën fillestare. Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve njoftoi se tashmë ka shpallur fituesin, kompania E.B.S  për “Studim Projektim Impiant i Trajtimit të Ujërave të Ndotura dhe sistemi KUZ, Dhërmi”.

Kompania duhet që brenda 6 muajsh të dorëzojë këtë studim për t’i hapur më pas rrugë procedurave të tjera. Referuar shpjegimeve të dhëna në dokumentacion nënvizohet se aktualisht kjo zonë thuajse nuk ka rrjet ekzistues të kanalizimeve dhe ato pak linja që janë nuk janë ndërtuar sipas një koncepti të mirëfilltë teknik të shoqëruar me dimensioni të tubacioneve sipas perspektivës së zhvillimit të zonës.

“Për këtë zonë më shumë potencial turistik del e domosdoshme ndërhyrja emergjente për ndërtimin e infrastrukturës së kanalizimeve me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetesës së banorëve dhe turistëve që e frekuentojnë kryesisht në sezonin veror”, thuhet në dokument.

Sipas AKUK impianti i trajtimit të ujërave të ndotura është menduar të pozicionohet afër përroit ekzistues të fshatit Dhërmi por për këtë duhet të thellohet studimi dhe të mos kufizohet në një propozim të vendndodhjes së tij por të parashikohen disa propozime ku të përmbushen dhe plotësohen të gjitha normat, kushtet teknike dhe mjedisore sipas Direktivave Europiane në fuqi.

Zona e studimit do të jenë zona e fshatit të vjetër Dhërmi si dhe zona turistike pjesa lindore e tij. Ky studim synon, zgjerim të sistemit të kanalizimeve aktual, zgjerimin e zonën e shërbimit dhe për të rehabilituar sistemet ekzistuese, në zgjerimin e sistemit të largimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura, për të rritur vazhdimësinë e shërbimit sipas zonave.

Rezultatet e pritshme nga ky proces janë së mbulimi i plotë me rrjet kanalizimesh për të gjithë zonën e studimit duke plotësuar nevojat higjienike dhe mjedisore të zonës së studimit dhe lokaliteteve me rëndësi turistike. Së dyti rikonstruksioni dhe ndërtim i rrjetit të kanalizimeve në gjendje të amortizuar, kolektorët kryesorë përfshirë pusetat në të gjithë zonën e studimit.

Së treti treguesit për matjen e suksesit të programit është lidhja 100% e popullatës që jeton në zonën e shërbimit (Rezultati i drejtpërdrejtë) dhe standardet e vazhdueshme (24h/d) indirekt/afatgjatë. Së katërti masat përfshijnë rehabilitimin/ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve dhe ndërtimin e Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura./ Monitor

dhermi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë