Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

Me gjithë rënien e prodhimit bujqësor, importet e pesticideve po vijnë në rritje vit pas viti. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në vitin 2023, importi i pesticideve shënoi 1,480 tonë, me rritje vjetore prej 6.8%.
Përdorimi i pesticideve në vend ka pësuar luhatje të forta gjatë periudhës 2010–2023, duke arritur kulmin në vitin 2020, kur importet e tyre kaluan 2,000 tonë. Në vitin 2010, sipas të dhënave të INSTAT, ishin importuar 1,356 tonë.
Në të kundërt, nga 2020 në 2023 është përgjysmuar importi i insekticideve, të cilat konsiderohen më të rrezikshmet, pasi ndikojnë drejtpërdrejt në sistemin nervor dhe lidhen me helmime akute dhe probleme afatgjata neurologjike. Edhe pse përdorimi i tyre ka rënë ndjeshëm gjatë dekadës, u regjistruan 407 tonë të importuara në vitin 2023, dhe ekspozimi ndaj tyre vijon të jetë një kërcënim serioz.
Në vitin 2023 u importuan 298 tonë fungicide, me rritje vjetore 3.5%. Importi i tyre arriti kulmin në vitin 2021 me mbi 690 tonë. Edhe pse përdoren për të frenuar sëmundjet mykotike të bimëve, shumë prej tyre lidhen me rreziqe për shëndetin e njeriut, përfshirë çrregullime hormonale dhe efekt kancerogjen në rast ekspozimi të vazhdueshëm.
Në vitin 2023, përdorimi i tyre ra në 299 mijë njësi, por mbetet më i lartë se një dekadë më parë. Herbicidet, të përdorura kundër barërave të këqija, kanë shënuar një rritje të dukshme, duke kaluar nga 35 tonë në vitin 2010 në mbi 408 tonë në vitin 2023.
Ndërkohë që konsiderohen më pak toksike aktualisht sesa insekticidet, përbërës si glifosati janë përfshirë në debate shkencore për lidhjet e mundshme me kancerin dhe efektet afatgjata në shëndetin e njeriut.
Ndërsa dezinfektantët, të përdorur në sipërfaqe dhe ambiente, mbeten në nivele më të ulëta, me përdorim të paqëndrueshëm gjatë viteve. Edhe pse më pak të rrezikshëm në dozime të kontrolluara, ata mund të shkaktojnë irritime të lëkurës dhe probleme respiratore.
Të dhënat tregojnë se bujqësia vendase po zhvendoset drejt një përdorimi më të madh të herbicideve dhe fungicideve, ndërkohë që insekticidet, edhe pse me rënie të importeve, ende përdoren në masë që krijon pasoja serioze për shëndetin publik dhe mjedisin.
Nga grupet e publikuara nga INSTAT (insekticide, fungicide, herbicide, dezinfektantë), insekticidet konsiderohen përgjithësisht më të dëmshme për shëndetin e njeriut, pasi mund të shkaktojnë helmime akute edhe me doza të vogla.
Fungicidet zakonisht kanë toksicitet më të ulët akut, por disa kanë efekte kancerogjene ose endokrine në përdorim afatgjatë. Herbicidet, në përgjithësi, janë më pak toksike sesa insekticidet./ Monitor
SPAK ka zbardhur sot ngjarjen kriminale të ndodhur në Durrës, ku një person mbeti i vrarë, krim për të cilin akuzohet grupi i...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi sot goditjen e një grupi të strukturuar kriminal t&e...
Një sherr me thika ka ndodhur në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz, ku mbetën të plagosur dy nxënës 16-vje...
Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Kurbin, pasi lëvizte i armatosur. Në njoftimin e policisë th...
Është zbardhur vrasja e Edmond Koci, njohur si "Mond Çekiçit", e ndodhur në Durrës në vitin 2021. Edmond Koci u q&e...
Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë ndërsa ka tentuar të arratisej nga territori shqiptar. Policia bën me dij...
Një qytetar nga Shkodra ka ngritur një shqetësim serioz që sipas tij, po rrezikon shëndetin e banorëve të lagjes “Sk&...
Tekniku i një kompanie private që po kryente rikonstruksionin e një shkolle në Memaliaj është arrestuar nga Policia e Gjirokastr&e...
Një 27-vjeçar po hetohet nga policia, pasi dyshohet se u ka shkruajtur dhe ka vendosur te pragu i derës letra me përmbajtje fyese dhe k&eu...
Një aksidenti me vdekje u shënua në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, rreth orës 11:30 të paradites së sotme. Dy automjete u p&...