AKTUALITET

Imuniteti i deputetëve/ Zaçaj: Nëse Gjykata Kushtetuese ka thënë fjalën e fundit, asnjë organ tjetër nuk mund ta vërë në diskutim

M.B. Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2025, 11:28

Imuniteti i deputetëve/ Zaçaj: Nëse Gjykata Kushtetuese ka

TIRANA- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj u pyet sot në një konferencë për mediat se nese mendon se ka nevojë për një rishikim të legjislacionit të Gjykatës për t’i dhënë mekanizma në detyrimin e palëve për zbatimin e vendimeve të saj. Zaçajt iu soll në vëmendje rasti i shqyrtimit të imunitetit të një deputeti dhe rasti kur pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, adoptimi i detyrimit për votën e diasporës u mor në konsideratë shumë vonë nga parlamenti për zbatim.

Zaçaj thotë se juridiksioni i këtij institucioni për interpretimin e Kushtetutës dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kushtetuese ushtrohet edhe përmes kontrollit të kushtetushmërisë së veprimtarisë së organeve publike në përbërje ose jo të secilit prej pushteteve, me qëllim garantimin e shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushteteve, gjatë të cilit shpeshherë lind nevoja e ravijëzimit të kufijve brenda së cilëve duhet të ushtrohet ajo veprimtari.

Ajo tha se vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi detyruese dhe janë përfundimtare dhe detyrimi për zbatimin e tyre është përcaktuar nga vetë Kushtetuta, çka lidhet me autoritetin e këtij organi kushtetues sikundër garanton edhe epërsinë e ligjit themelor të shtetit. Zaçaj shtoi se duke qenë një koncept kushtetues, nga ky detyrim nuk përjashtohet as vetë kjo Gjykatë.

Kryetajra e GJK theksoi se kjo do të thotë se nëse Gjykata ka thënë fjalën e fundit për një çështje të caktuar, asnjë organ tjetër nuk mund ta vërë në diskutim apo të vlerësojë vendimin e saj. Zaçaj tha se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës do të cenonte të gjithë strukturën e të drejtave dhe detyrimeve të parashikuara në Kushtetutë, duke përbërë një precedent të rrezikshëm, përveçse një tregues për nivelin e demokracisë dhe shtetin e së drejtës.

Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Gjatë vitit 2024 keni shqyrtuar një sërë çështjesh me ndjeshmëri të lartë publike, politike gjithashtu. A mendoni që ka nevojë për një rishikim të legjislacionit të Gjykatës për t’i dhënë mekanizma në detyrimin e palëve për zbatimin e vendimeve të saj? Kam parasysh rastin e shqyrtimit të imunitetit të një deputeti dhe rastin kur pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, adoptimi i detyrimit për votën e diasporës u mor në konsideratë shumë vonë nga parlamenti për zbatim.

Përgjigje: Juridiksioni i Gjykatës Kushtetuese për interpretimin e Kushtetutës dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kushtetuese ushtrohet edhe përmes kontrollit të kushtetushmërisë së veprimtarisë së organeve publike në përbërje ose jo të secilit prej pushteteve, me qëllim garantimin e shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushteteve, gjatë të cilit shpeshherë lind nevoja e ravijëzimit të kufijve brenda së cilëve duhet të ushtrohet ajo veprimtari.

Për shkak të rolit si një “arbitër paanshëm i konflikteve kushtetuese”, Gjykata shqyrton jo rrallë herë çështje që kanë ndjeshmëri të lartë publike dhe politike, sikundër krijojnë pritshmëri të larta për publikun. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi detyruese dhe janë përfundimtare dhe detyrimi për zbatimin e tyre është përcaktuar nga vetë Kushtetuta, çka lidhet me autoritetin e këtij organi kushtetues sikundër garanton edhe epërsinë e ligjit themelor të shtetit. Duke qenë një koncept kushtetues, nga ky detyrim nuk përjashtohet as vetë kjo Gjykatë.

Kjo do të thotë se nëse Gjykata ka thënë fjalën e fundit për një çështje të caktuar, asnjë organ tjetër nuk mund ta vërë në diskutim apo të vlerësojë vendimin e saj. Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës do të cenonte të gjithë strukturën e të drejtave dhe detyrimeve të parashikuara në Kushtetutë, duke përbërë një precedent të rrezikshëm, përveçse një tregues për nivelin e demokracisë dhe shtetin e së drejtës.

Ndërkohë që, nga ana tjetër, kjo mund të bëhet premise për lindjen e një mosmarrëveshjeje të re kushtetuese dhe mund të sjellë një shkelje të re të parimeve apo të të drejtave kushtetuese. Ju rikujtoj se mekanizmat ligjorë ekzistojnë dhe sipas nenit 81 të ligjit organik të Gjykatës ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese sigurohet nga Këshilli i Ministrave me anën e organeve përkatëse të administratës shtetërore. Gjykata, gjithashtu, në varësi të llojit të vendimit dhe kur është e nevojshme, mund të caktojë në pjesën urdhëruese edhe organin e ngarkuar me zbatimin e vendimit.

Nga ana tjetër, moszbatimi ose pengimi i ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese është i dënueshëm sipas dispozitave të Kodit Penal. Thënë kjo, nuk i takon kësaj Gjykate të kontrollojë mënyrën se si zbatohen vendimet e saj, por i takon çdo organi, sipas kompetencave të fushës së tij të veprimtarisë, që të respektojë, zbatojë dhe veprojë në përputhje me vendimmarrjen kushtetuese.

holta zacaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë