POLITIKE

Integrimi i Shqipërisë në rrezik, Alizoti: Kartelet, korrupsioni. Gjermania mund të vejë veton për shkak të Ramës

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Mars 2026, 10:32

Integrimi i Shqipërisë në rrezik, Alizoti: Kartelet, korrupsioni.

Rruga e integrimit evropian të Shqipërisë rrezikon një bllokim serioz nga Gjermania, e cila mund të vendosë një veto si pasojë e informacioneve alarmante të mbledhura nga shërbimet e saj sekrete. Deputeti i Partisë Demokratike Tomorr Alizoti i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv tha se, “Berlini zyrtar ka ashpërsuar ndjeshëm qëndrimin ndaj qeverisë shqiptare, i shtyrë nga të dhënat që flasin për një kapje të shtetit nga "kartele" dhe bllokim të drejtësisë, me rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku që ka shërbyer si pika e thyerjes:.

Në bisedën ne studio me moderatorin Flavio Qarri Alizoti zbuloi se gjatë takimeve të tij në Gjermani ka hasur një "ashpërsi të paprecedentë" ndaj qeverisë Rama. Ai pretendoi se ndonëse politika zyrtare e Gjermanisë ka qenë historikisht në mbështetje të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, informacioni i brendshëm ka krijuar një situatë ku vendosja e një vetoje ndaj Shqipërisë është një mundësi reale. Ky ndryshim drastik qëndrimi imponohet nga shërbimet inteligjente, të cilat raportojnë një situatë problematike në vend, duke përfshirë ndikimin e grupeve kriminale në qeverisje.

Si "vija e kuqe" që ka ndezur alarmin tek ndërkombëtarët përmendet refuzimi i parlamentit për t'i hapur rrugë drejtësisë për hetimin e zëvendëskryeministres Balluku. Ky akt shihet si një provë e qartë se si pushteti politik bllokon drejtësinë për të mbrojtur zyrtarë të lartë. Më tej, Alizoti thekson se Shqipëria nuk qeveriset më nga populli, por nga "kartele" që ndikojnë drejtpërdrejt në formën e qeverisjes, një problem që tashmë është kuptuar qartë edhe nga partnerët e huaj.

Në këtë kontekst, letra e përbashkët e Kryeministrit Rama me Presidentin serb Vuçiç, shihet si një lëvizje strategjike e gabuar që i ka bërë ndërkombëtarët "akoma më agresivë". Sipas Alizotit, propozimi për një bashkim ekonomik pa anëtarësim me të drejta të plota shkel hapur kriteret e BE-së, siç është "acquis communautaire", dhe cenon interesat kombëtare shqiptare. Kjo lëvizje interpretohet si një përpjekje e Ramës për të siguruar mbijetesën e tij politike duke u bashkëngjitur me Serbinë, në dëm të së ardhmes evropiane të vendit.

Flavio Qarri: Tani e para njëherë, riktheheni triumfues apo i shpaguar për atë që u arrit?

Tomorr Alizoti: Nuk mund të themi nëse për vendin tonë ka lajme të këqija që është triumf. Por, të paktën nëse deri dje një pjesë e madhe e ndërkombëtarëve, e miqve tanë të rëndësishëm, e kishin kuptuar por nuk vepronin, ose një pjesë nuk e kishte kuptuar, tani e ka kuptuar në ç'situatë gjendemi ne si opozitë dhe si gjenden shqiptarët dhe shoqëria shqiptare. Rasti i Ballukut, zëvendëskryeministres, ka arritur limitin, vijën e kuqe, sepse si mundet një reformë në drejtësi që ata e kanë suportuar, si mundet një shtet i tërë, kaq haptas, një parlament i tërë, Këshilli i Mandateve, të bllokojë marrjen, përpara drejtësisë së numrit të dytë të qeverisë.

Problemi akoma më madhor është problemi i karteleve, që unë i quaj qëllimisht kartel, nuk i quaj më banditë. Nuk janë banda. Banda ka në të gjithë Evropën Lindore. Kartelet janë disa grupime të cilat ndikojnë në qeverisje, madje edhe në formën e qeverisjes.

Flavio Qarri: Pra qeverisin...

Tmorr Alizoti: Qeverisin dhe janë në një nivel shumë shumë të lartë financiar kartelet e Shqipërisë.

Flavio Qarri: Më falni, po citoni një fakt tashmë të pranuar dhe nga ndërkombëtarët këtë pjesë?

Tomorr Alizoti: Madje shërbimet e tyre sekrete imponojnë politikën gjermane, e cila nëse do arrijë të vendosi një veto për Shqipërinë, është totalisht në kundërshtim me linjën e saj politike të jashtme. Gjermania ka qenë gjithmonë për pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE, nuk ka qenë asnjëherë kundra. Është në politikën e saj të jashtme.

Flavio Qarri: Që ta bëjmë pak më të qartë dhe për publikun. Ju po thoni, pavarësisht se linja politike e Berlinit e do Ballkanin Perëndimor të integruar, shërbimet e tyre informative i raportojnë që situata është tragjike saqë duhet të marrë një vendim ndaj kryeministrit aktual.

Tomorr Alizoti: Ky vend i cili nuk qeveriset më nga njerëzit, qeveriset nga kartelet. Dhe fakti që sot Rama është kaq i dobët, ose tregohet i dobët, përpara zëvendëskryeministres, sepse ai politikisht e di që dëmtohet me këtë. Sepse ai ka pasur një tezë, që ju e keni thënë dhe në emisionin tuaj më përpara këtu, që nuk ka dardha, kumbulla mbas meje, çdo njeri që më merr fytyrën mua do të dali personalisht.

Po jo, ka, ai ka thënë diçka që përgjegjësia penale është individuale. Po tani pse nuk është? Pse nuk është individuale përgjegjësia? Dhe kjo është shumë e shqetësuese, kjo është shumë e qartë. Ai nuk e bën këtë gjë dhe kemi muaj e muaj që Parlamenti i Shqipërisë e të gjitha këto mbajnë peng integrimin e Shqipërisë, një gjë madhore kombëtare, për një individ. Nëse ajo është e pastër, dhe ai pretendon që këtë reformë në drejtësi e ka bërë vetë, le të përballet.

Në këto takimet që unë kam arritur të bëj me njerëz të rëndësishëm atje, dhe unë kisha një, ide që mund të ishte, po jo kaq qartë. Pra nga gjithë takimi që unë kam pasur, meqë e njoh Gjermaninë, nuk e kam hasur ndonjëherë këtë ashpërsi ndaj kësaj qeverie.

Dhe bërja e letrës, pra ajo editoriali që është nisma e Ramës, të cilin e mbështet Vuçiçi, i bën akoma më agresiv ata.

Bashkimi Evropian ka shumë traktate, por një nga ato më të rëndësishmet është kriteri i Kopenhagenit. Në kriterin e Kopenhagenit është e bërë qartë që një vend i cili do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, duhet të marrë të gjithë legjislacionin, që quhet “acquis communautaire”. Tani ky në letrën e vet propozon diçka ku thotë, ne nuk ka nevojë të jemi pjesë me të drejta të plota në Bashkimin Evropian, por mund të jemi Bashkim Ekonomik dhe Lëvizjes së Lirë. Këtu ai shkel totalisht në interesat kombëtare shqiptare. Dhe këtë e bën për një individ, që nuk e bën për Ballukun, por e bën për veten e tij, pra, dhe bashkëngjitet me Serbinë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë