
ELBASAN- Policia Rrugore e Elbasanit ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimin me mjete bashkëkohore në të gjitha akset. Mësohet se si rezultat i kontrolleve gjatë periudhës 1–22 maj 2025 janë arrestuar 16 drejtues automjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 8 të tjerë. Sakaq janë vendosur edhe 5631 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve.
Elbasan/ Me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia Rrugore e Elbasanit ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimin me mjete bashkëkohore, në të gjitha akset.
Si rezultat, gjatë periudhës 1–22 maj 2025, janë arrestuar 16 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 8 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Gjithashtu, janë vendosur 5631 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve, si më poshtë:
•1364 drejtues janë ndëshkuar për tejkalim të normave të lejuara të shpejtësisë;
•147 për drejtim mjeti pas përdorimit të alkoolit;
•481 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
•1221 për kryerje parakalimesh të gabuara;
•178 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
•925 për mosvendosje të rripit të sigurimit;
•92 për xhama të errësuar;
•356 për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
•867 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
Artikuj te sugjeruar
m.l
AKTUALITET
23 Maj14:02
Dyshohet se përndoqi një 29-vjeçare/ Procedohet penalisht 42-vjeçari në Korçë
KORÇË- Një 42-vjeçar është proceduar pënalisht ditën e sotme në qytetin e Korçës. Dyshohet s...
m.l
AKTUALITET
23 Maj13:57
Përplasi të miturën dhe u largua nga vendngjarja/ Shpallet në kërkim 27-vjeçarja në Vlorë
VLORË- Një 27-vjeçare është shpallur në kërkim ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Dyshohet se e reja ...
m.l
AKTUALITET
23 Maj13:47
E rëndë/ 2-vjeçari holandez bie nga kati i tretë i hotelit në Rinas, dërgohet në spital
TIRANA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në afërsi të Aeroportit 'Nënë Tereza'. ...
I.A
AKTUALITET
23 Maj12:37
U arrestua sot/ Kush është Flobenc Meçja, i njohur nga operacioni "Plumbi i Artë", Franc Çopja i ofroi 5 mln euro...
DURRËS- Flobenc Meçja është mes 7 personave të arrestuar gjatë operacionit policor Enigma në Durrës, teksa ndod...
m.l
AKTUALITET
23 Maj12:09
Të dhënat e INSTAT: Turizmi me rritje të dobët dhe në Prill, hyrjet e të huajve zgjerohen me 3.2%
TIRANA- Pas një ngadalësimi të lehtë në muajin mars, Prilli ka sjellë sinjale pozitive për sektorin e turizmit dhe lëv...
m.l
AKTUALITET
23 Maj11:33
Oraganizoi dhe porositi vrasjen e Elis Roshkodolit në Shkodër/ Arrestohet Voltan Xhani dhe vëllai i tij nga operacioni policor 'Enigma' në Durrës
DURRËS- Voltan Xhani, personi që u arrestua ditën e djeshme në Durrës, është i dyshuari kryesor për organizimin dhe vr...
m.l
AKTUALITET
23 Maj11:11
VIDEO/ Pamjet nga operacioni policor 'Enigma'! Ja momenti i arrestimit të shtatë personave në Durrës, me pjata në duar policia i shtrin në tokë
DURRËS- Pamjet e mëposthme tregojnë operacionin policor të zhvilluar ditën e djeshme në qytetin bregdetar të Durrë...
m.l
AKTUALITET
23 Maj10:59
U denoncua dje nga Berisha/ Procedohet penalisht pronari i lokalit në Peqin, iu gjetën fletë votimi dhe lista emërore të zgjedhësve
TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar ditën e djeshme një rast si të dyshuar për krime zgjedhore në Peqin. Më...