AKTUALITET

Ish-kryenegociatori Zef Mazi nxjerr zbuluar Ramën: E pamundur hyrja në BE deri në 2030!

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Shtator 2025, 12:23
Ish-kryenegociatori Zef Mazi nxjerr zbuluar Ramën: E pamundur hyrja në

Zef Mazi kundër shkrirjes së Komisionit të Integrimit: një sinjal negativ për prioritetin europian
Ish-kryenegociatori i Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian, Zef Mazi, reagon ashpër ndaj vendimit për shkrirjen e Komisionit të Integrimit, duke e konsideruar një sinjal negativ për prioritetin që qeveria “Rama” i jep këtij procesi.

“Nuk është vepruar drejt me shkrirjen e Komisionit të Integrimit. Të bashkosh një komision që duhet të jetë prioritet, do të thotë se nuk e ke në zemër. Ky vendim sjell pasoja dhe mbart probleme që duhen parë me kujdes,” tha Mazi, duke e lidhur vendimin me mungesën e një qasjeje serioze të qeverisë ndaj integrimit.

Në një intervistë për emisionin Kjo Javë në News 24, Mazi analizon edhe problematikën që mbart kjo shkrirje, duke paralajmëruar rrezikun:

“Shkrirja e Komisionit, për ta bërë një praktikë të gjerë, mbart një problem tjetër që duhet parë me kujdes. Ministria e Jashtme do të merret me marrëdhëniet e dy shteteve, apo vetëm me çështje të Unionit? Mendimi im është që mund të jepen justifikime, por duhej të ishte siç ishte. Nuk është mirë që të ndahen. Është njësoj si të hapësh grup-kapitujsh. Sa më shumë kapituj të hapen, aq më shumë vështirësi ka për t’i mbyllur. Ekipet e mëdha duhet të jenë të specializuara. Duhet të mbyllim të paktën një. A do të mbyllet në 2026? Unë dyshoj se mbyllet,” tha ai.

Mazi rrëzon edhe propagandën e Ramës për integrimin e Shqipërisë brenda vitit 2030.

“Integrimi varet kryesisht nga rezultatet që duhet të arrijmë ne, por edhe nga shtetet anëtare që duhet të jenë dakord që një grup kapitujsh të konsiderohet i mbyllur,” tha Mazi, duke shtuar se nuk ka vend për optimizëm të tepruar.

“Nuk është e thjeshtë të mendosh se këto probleme do të zgjidhen për 2, 3 apo 4 vjet. Rezultatet nuk janë aq të shpejta.”

Mazi solli në vëmendje shembuj konkretë nga vendet e rajonit për të ilustruar sfidat e integrimit:

“Mali i Zi i hapi negociatat në vitin 2012 dhe, për arsye gjeopolitike, iu hapën menjëherë 32 kapituj. Pas 13 vitesh, ka mbyllur vetëm 3. Serbia ka hapur 24 kapituj dhe ka mbyllur vetëm 2 – edhe pse ka një administratë të madhe dhe mbështetje teknike.”

Ai theksoi se procesi i negociatave është thellësisht teknik dhe kërkon përgatitje të strukturuar dhe bashkëpunim të gjerë politik e institucional. “Ky proces kërkon mbështetje të gjithanshme nga të gjitha partitë, grupet e interesit, mediat dhe shoqëria civile. Është një përpjekje kombëtare,” theksoi Mazi.

Për të ilustruar dimensionin teknik të procesit, ai përmendi përmasat e korpusit ligjor prej 185 mijë faqesh të BE-së, nga të cilat 83 mijë janë të negociueshme.

“Si mund të negociojmë 83 mijë faqe për dy vite? Teknikisht, e shoh shumë të vështirë,” u shpreh ai.

Ish-kryenegociatori gjithashtu kritikoi qëndrimin e Komisioneres për Zgjerim të BE-së, Marta Kos, për të cilën tha se i jep proceseve një ngjyrim politik dhe jo teknik. “Marta Kos i sheh çështjet politikisht. Ajo do t’i bëjë qejfin elitës që e drejton dhe shteteve kandidate,” deklaroi Mazi.

Ai shtoi se deklaratat që nxisin pritshmëri të larta tek qytetarët janë të dëmshme: “Unë do të doja që vendi im të hynte nesër në BE, por realiteti është ndryshe. Marta Kos nuk duhet të japë mesazhe që ngrejnë mendjen njerëzve se do hyjmë nesër apo pasnesër.”

Mazi përfundoi duke theksuar se integrimi në BE nuk është vetëm çështje vullneti, por mbi të gjitha ndërtimi i strukturave që mund të zbatojnë atë që negociohet. Ai i bëri thirrje politikës që të flasë me përgjegjësi dhe qytetarëve që të mos ushqehen me iluzione të rreme, por të përfshihen në një proces të gjatë dhe të qëndrueshëm transformimi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë