AKTUALITET

Politikë e qëllimshme? Turqia hyn, Perëndimi del/ Ekonomia shqiptare në kthetrat e klientelizmit

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2025, 17:53

Politikë e qëllimshme? Turqia hyn, Perëndimi del/ Ekonomia

Largimi i kompanive perëndimore dhe zëvendësimi i tyre me kompani vendase e turko-arabo-kineze favorizon ekonominë klienteliste dhe kontrollin e shtetit në ekonomi. Vitin e shkuar Turqia ishte investitori i huaj më i madh në Shqipëri. Një dekadë më parë këtë vend e zinte Greqia. Gjatë vitit 2024, Turqia investoi 257 milion euro në vendin tonë, ndërsa Greqia vetëm 14 milion euro.

Ja se çfarë ka ndodhur në 10 vjet:

Banka më e madhe në vendin tonë është me kapital turk dhe zotëron mbi 25% të tregut bankar. Banka e dytë më e madhe është më kapital shqiptar. Në fushën e nxjerrjes së mineraleve, dy kompanitë më të mëdha janë turke: Albchrome në nxjerrjen e kromit që zotëron minierën më të madhe në vend; dhe Beralb (kompani turko-kineze) që kontrollon depozitat më të mëdha të bakrit në vend. Kompania më e madhe e prodhimit të metaleve është turke, e cila është njëkohësisht edhe kompania më e madhe e manifakturës në vend.

Linja ajrore e vetme shqiptare është shoqëri e përbashkët me kompani turke.

Dy prodhuesit më të mëdhenj privatë të energjisë elektrike janë gjithashtu firma turke, ndërkohë që prodhuesi kryesor, KESH, është kompani publike shqiptare. KESH ndërkohë ka krijuar një kompani të përbashkët me një kompani saudite në fushën e energjisë. Prodhuesja më e madhe e naftës ishte një kompani kanadeze, sot është një kompani kineze. Aktualisht ajo është në proces blerjeje nga një kompani e regjistruar në Katar.

Ndërkohë, i gjithë importi i karburanteve në vend bëhet nga kompani shqiptare. Në sektorin e porteve, ndërsa Porti i Durrësit është duke u mbyllur, të gjitha opeacionet portuale po i kalojnë një porti privat shqiptar. Në vend të Portit të Durrësit, po ndërtohet një marinë jahtesh nga një kompani e kontrolluar nga një seri kompanish guackë që janë deklaruar se zotërohen nga një shtetas i Emirateve të Bashkuara Arabe. Ndërkohë të gjitha marinat e tjera në Sarandë, Vlorë dhe pika të tjera bregdetare janë ndërtuar ose po ndërtohen nga kompani shqiptare.

Sa i përket aeroporteve, në Rinas, pas largimit të një kompanie gjermane, menaxhimi u mor nga një firmë kineze dhe pastaj nga një kompani shqiptare. Ndërkohë Aeroporti i Vlorës po ndërtohet nga investitorë shqiptarë nga Kosova. Në telekomunikacion, nga katër kompani që ishin para pak vitesh—një britanike, dy turke dhe një gjermane—sot kanë mbetur vetëm dy kompani, britanikja Vodafone, ndërkohë që tre të tjerat u blenë nga një grup hungarez.

Një bankë hungareze gjithashtu ka blerë një bankë me kapital francez, ndërsa një tjetër franceze dhe të gjitha banket greke u blenë nga kompani të kontrolluar nga shqiptarë. Pothuajse të gjitha kontratat publike dhe koncesionet në sektorë strategjikë gjatë dekadës së fundit u janë dhënë firmave shqiptare ose të regjistruara në vende që nuk bëjnë publik pronarët.

Koncesionin e pullave fiskale e kishte një kompani zviceriane, tani e ka një firmë me kapital të përbashkët shqiptar dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në ndërmarrjen publike të prodhimit të armëve aksioner është një shtetas izraelit, mik i kryeministrit.

Një dekadë më parë, 55% e ndërmarrjeve të huaja në Shqipëri ishin nga Italia e Greqia—sot janë 45%. Po një dekadë më parë shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Evropian zinin 65% të totalit, sot zënë 55%.

Shqipëria tashmë mbështetet në bizneset vendase—të cilët në mënyrë dërrmuese zhvillojnë aktivitet në tregti e shërbime, kryesisht me kontrata e leje qeveritare—dhe investime nga vende lindore, kryesisht nga Turqia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe më pak Kina. Asnjë nga partnerët e konsideruar strategjikë (BE dhe SHBA) nuk ka peshë strategjike në ekonomi. Në mënyrë domethënëse, Italia dhe Greqia kanë humbur rëndësinë që kanë patur në ekonominë e vendit, edhe pse Italia mbetet partneri kryesor tregtar i vendit, ndërsa Greqia tashmë është e katërta pas Kinës dhe Turqisë.

Kjo strukturë e re e ekonomisë, e dominuar krejtësisht nga kapitali vendas dhe ai lindor (turko-kinezo-arab), ka ndikime të mëdha përtej fushës ekonomike. Një nga përfitimet kryesore të investimeve të huaja dhe të shkëmbimeve të huaja me perëndimin është përfitimi nga teknologjitë më të përparuara dhe metodat më të mira të biznesit, përfshi mirëqeverisjen dhe përgjegjshëmrinë e bizneseve. Veçanërisht në vende që vuajnë nga korrupsioni i lartë dhe trashëgimtë e prapambetjes së gjatë ekonomike dhe shoqërore, investimet perëndimore ndihmojnë në integritetin e sektorit të biznesit dhe të qeverisjes.

Ulja e peshën së sipërmarrjes perëndimore në Shqipëri zbeh interesin edhe të përfaqësive të huaja perëndimore për të ngritur zërin për keqqeverisjen dhe korrupsionin—pasi këto dukuri nuk prekin drejtpërdrejt interesat ekonomike apo qytetarët e vendeve të tyre. Një ekonomi e izoluar nga kapitali dhe ndikimi perëndimor është më e lehtë të kontrollohet nga shteti, i cili ka marrë gjithnjë e më shumë rol përcaktues në ekonomi. Praktikisht, sot është qeveria që vendos cila do të jetë kompani e suksesshme e cila jo dhe kush do të pasurohet e kush jo.

Në një ekonomi me kapital të kufizuar, ku rolin më të madh e luan kapitali shtetëror dhe ai nga burime informale që këkron tolerimin nga shteti për hyrë në ekonomi; me strukturë të dobët ekonomike, kryesisht tregti, ndërtim dhe industri nxjerrëse; dhe me konkurencë të dobët- marrëdhënia me pushtetin është investimi përcaktues në suksesin në treg.

Kompanitë vendase dhe ato nga vende autokratike apo me integritet të ulët në fushën e biznesit janë më ‘të afta’ për të punuar në një ekonomi që mbështetet mbi shkëmbim favoresh me pushtetin dhe jo në konkurrencën e lirë./Exit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë