AKTUALITET

Janari nis me rritje për turizmin, INSTAT: 14.5% më shumë të huaj hynë në Shqipëri

n.f Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2025, 13:13

Janari nis me rritje për turizmin, INSTAT: 14.5% më shumë të

TIRANË- Muaji janar rezultoi me një rritje 14.5 për qind në numrin e të huajve që hynë në Shqipëri krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pavarësisht perceptimeve të një ecurie më të zbehtë të aktivitetit turistik nga ana e restoranteve dhe bareve në vend, duket se shifrat zyrtare konfirmojnë një tendencë pozitive turistike edhe në muajin e parë të vitit.

Shifrat e janarit mbi Lëvizjen e shtetasve të Institutit të Statistikave tregojnë se të paktën ky vit ka nisur mbarë.

“Në Janar 2025, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 597.808, duke pësuar një rritje me 10,6%, krahasuar me Janar 2024. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 560.396. Ky numër është rritur me 14,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024”, thuhet në publikimin e INSTAT.

Rritje kanë pësuar edhe daljet ku në muajin Janar 2025, 717.698 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 11,3%, krahasuar me Janar 2024. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Janar 2025, janë 642.601. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 12,2%.

Sipas INSTAT në Janar 2025, 97% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Europës. Evropa Jugore zë 87% të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 4%.

Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 97% të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për Pushime, vizitë tek të afërm, etj.

Në Janar 2025, ky tregues ka shënuar një rritje me 13,4%, krahasuar me Janar 2024. Rritje të ndjeshme në muajin Janar kanë patur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime Biznesi dhe profesionale, me 90,1%.

Pritshmëria për vitin 2025

Turoperatorët kanë konfirmuar se presin që në tërësi viti 2025 të jetë një vit i ngjashëm në ecuri si viti 2024 duke referuar këtu të njëjtin ritëm rritjeje por kjo mbetet për tu parë në muajt e ardhshëm.

Shqipëria vijon të mbetet një destinacion i promovuar në mediat ndërkombëtare duke e etiketuar atë si ekonomik por edhe me bukuri natyrore të larmishme duke garantuar kështu prurje të reja turistike.

Ajo që ende mbetet në pikëpyetje është pjesa e Kosovës, nëse do të ketë një rikthim me rritjen tradicionale të saj pas një lëkundje që pësoi vitin e shkuar si efekt i liberalizmit të vizave dhe dobësimit të euros.

Edhe për italianët si një grup që mbetet në krye të prurjeve turistike pritet të shihet tendenca që do të kenë këtë vit ku një pjesë e konsiderojnë ende Shqipërinë një destinacion ekonomik kurse të tjerë kanë shprehur rezerva për çmimet sidomos në mesin e vitit të shkuar kur u bë një seri anulimesh në rezervime si efekt i çmimeve të rritura në disa rajone./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë