AKTUALITET

"Janë identifikuar 16 grupe kriminale në vend me rrezikshmëri të lartë shoqërore," raporti i SPAK zbulon qytetet ku qarkullon droga: Bandat shqiptare aktive edhe në disa shtete të botës

n.f Përditësimi i fundit 2 Prill 2025, 16:33

"Janë identifikuar 16 grupe kriminale në vend me

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka publikuar raportin vjetor të punës së këtij institucioni për vitin 2024. Në raport SPAK ka bërë një përmbledhje të punës në lidhje me trafikun e drogës në vendin tonë por edhe të bandave shqiptare nëpër botë. Sipas raportit bandat shqiptare të trafikut të drogës janë aktive  kryesisht në Itali, Spanjë, Belgjikë, Holandë, Francë, Gjermani, si dhe në vende të tjera si Norvegjia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar (MB). 

Kokaina kryesisht porositet në sasi të konsiderueshme në Bolivi, Meksikë, Peru, Ekuador, dhe Paraguai. Gjithashtu bandat kriminale shqiptare janë të përfshira në kontrabandën e qenieve njerëzore dhe krimin kibernetikë, të cilat janë pjesë e tregjeve ndërkombëtare të BE-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më tej SPAK bën me dije se në vendin tonë ka identifikuar 16 grupe kriminale në vend me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Këto grupe janë aktive në qarqet e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Kukësit, Lezhës, Elbasanit dhe Vlorës.

Pjesë nga raporti i SPAK:

Grupet kriminale shqiptare vijojnë të jenë aktive dhe kryesisht në trafikun e kokainës dhe të kanabisit. Këto grupe janë aktive në disa shtetet të Bashkimit Evropian (BE), kryesisht në Itali, Spanjë, Belgjikë, Holandë, Francë, Gjermani, si dhe në vende të tjera si Norvegjia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar (MB). Këto gjetje përputhen edhe me gjetjet raporti të vitit 2024 i Europol. Siç kemi theksuar edhe në raportin vjetor të SPAK për vitin 2023, grupet kriminale shqiptare kanë arritur tashmë të sigurojnë blerjen e kokainës në vendet e prodhimit të tyre në Amerikën Latine.

Kokaina kryesisht porositet në sasi të konsiderueshme në Bolivi, Meksikë, Peru, Ekuador, dhe Paraguai. Shtetas shqiptarë, anëtarë të grupeve kriminale shqiptare, me banim në Brazil, Paraguai, Ekuador dhe Surinam, në disa raste në role drejtuese të grupit kriminal ose në disa raste në role dytësore (kryesisht koordinuese) ndjekin të gjithë procesin e transferimit të ngarkesës nga vendi i origjinës deri në destinacion.

Këto dërgesa kalojnë në BE dhe Ballkanin Perëndimor kryesisht nëpër porteve hyrëse të Gioia Tauro (Itali), Roterdam (Holandë), Antëerp (Belgjikë), Algeciras (Spanjë), Pire (Greqi), si dhe nëpërmjet porteve të Durrësit (Shqipëri) dhe Tivarit (Mal i Zi). Shumë prej eksponentëve kryesorë të këtyre grupeve janë vendosur në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Megjithëse në një shkallë më të ulët, grupet kriminale shqiptare janë gjithashtu të përfshira në kontrabandën e qenieve njerëzore dhe krimin kibernetikë, të cilat janë pjesë e tregjeve ndërkombëtare të BE-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Grupet Kriminale me rrezikshmëri të lartë

Sipas vlerësimit të brendshëm të SPAK, janë identifikuar rreth 16 grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të cilat janë të mbështetur në lidhje familjare dhe miqësore dhe janë të përfshirë edhe në tregjet ndërkombëtare kriminale, kryesisht në trafikun e kokainës. Këto grupe janë aktive në qarqet e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Kukësit, Lezhës, Elbasanit dhe Vlorës.

SPAK ka arritur të provojë me sukses 10 prej këtyre grupeve kriminale me aktivitete kriminale në disa qytete të vendit si Tiranë (3); Durrës (2); Elbasan (2); Shkodër (1), Lezhë (1) dhe Kukës (1). Nga veçoritë dalluese të këtyre grupeve kriminale është struktura e tyre hierarkike, ndarja e roleve, përfshirja në anëtarësinë e tyre të përfaqësuesve të gjyqësorit, prokurorisë, policisë së shtetit, medias dhe botës akademike. Disa tipare të tjera të veçorive të këtyre grupeve janë përdorimi i komunikimeve të koduara si  ECC dhe pastrimi i parave nëpërmjet kriptovalutave.

Komunikimi i koduar “ ECC”

Administrimi i të dhënave nga  ECC, i kombinuar edhe me prova të tjera, ka mundësuar identifikimin e të paktën 9 prej këtyre grupeve kriminale. Analiza e thelluar e komunikimeve të dekriptuara, mundëson jo vetëm identifikimin e aktivitete kriminale dhe të modus operandi, por edhe për të kuptuar më mirë mënyrat e veprimit, lidhjet me grupet e tjera kriminale brenda dhe jashtë vendit dhe për të analizuar mënyrën e lëvizjes së drogës dhe format e qarkullimit të parave.

Ky proces është realizuar nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë me Europol dhe agjenci të tjera ligj zbatuese të cilat kanë ofruar të dhënat e dekriptuara, duke siguruar përputhshmëri me standardet ligjore për provueshmërinë e provave në gjykatë. Edhe jurisprudenca shqiptare ka mbajtur të njëjtin qëndrim në lidhje me vlefshmërinë e këtyre provave sikurse ato të gjykatave të larta të shteteve anëtare të BE-së.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë