Protestuesi u qëllua me plumb gome në bark/ Dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në ...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...
Batërdia e plaçkitjes me veprat e mëdha publike, përveçse ne telefonat e sekuestruar nga SPAK, tashmë ka filluar të demaskohet edhe nga ndërtimet e fqinjëve.
Greqia njoftoi zyrtarisht nisjen e punimeve për ndërtimin e autostradës moderne Janinë-Kakavija.
Kontrata për ndërtimin e rrugës 70 kilometër të gjatë, e cila do të ketë 2 korsi 3.75 metër plus një korsi emergjence 2.3 metër në çdo anë, u nënshkrua për një kosto totale prej 310 milionë euro duke përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar. Kjo do të thotë se një kilometër në autostradën Janinë-Kakavije do të kushtojë 4.4 milionë euro.
Autostrada Janine-Kakavije me kosto 4.4 milione euro per km
Ndërkohë Shqipëria sapo inauguroi rrugën famëkeqe Qukës-Qafë Pllocë. Ky segment 43 kilometër i gjatë, që ka vetëm një korsi në secilën anë, u mbyll me një kosto prej 260 milionë eurosh. Pra mesatarisht mbi 6 milionë euro për kilometër katrorë.
Rruga Qukes-Qafe Plloce me kosto 6 milione euro per km
Krahasimi mes dy rrugëve tregon se sa shtrenjtë i paguajnë veprat publike taksapaguesit shqiptarë. Në Greqi, një autostradë me 4 plus 2 korsi kushton 40 për qind më pak se sa një rrugë me 2 korsi në Shqipëri.
Megjithatë nuk mbaron me kaq. Qukës-Qafë Plloçë shfaqi dëmtime të rënda vetëm pak javë pas inaugurimit dhe do të marrë të tjera para nga buxheti i shtetit. Burime nga ministria e Infrastrukturës bëjnë të ditur se po shqyrtohet mundësia e ndërtimit të një tuneli për të stabilizuar një segment problematik të rrugës, që ka dalë totalisht jashtë funksionit, por momentalisht në sektorin e infrastrukturës nuk firmoset asgjë, pasi SPAK vuri nën akuzë ministren Belinda Balluku.
Por problemi i Qukës-Qafë Pllocë është aty dhe pavarësisht se kush do të jetë ministër i Infrastrukturës stabilizimi i rrugës do të kërkojë të tjera fonde të konsiderueshme, që do ta rrisin më tej koston e saj.
K krahasim tregon se sa e madhe është fatura e korrupsionit që qytetarët shqiptarë paguajnë çdo ditë për ndërtimin e veprave publike, të cilat madje shemben pa mbaruar mirë ahengu i inaugurimeve.
Athinë-Kakavijë në 4 orë e 30 minuta
Greqia nisi ndërtimin e autostradës së re Janinë-Kakavijë, e cila do të shkurtojë ndjeshëm distancën mes kryeqytetit grek dhe kufirit shqiptar. Sipas pamjeve të transmetuara nga mediat greke, kompanitë ndërtuese kanë filluar punimet e para përgatitore, të cilat përfshijnë pastrimin dhe largimin e bimësisë, si dhe punimet fillestare të dheut.
Kontrata për projektin, me kosto 310 milionë euro (përfshirë TVSH-në), u nënshkrua në dhjetor 2024 dhe, siç deklaroi së fundmi Sekretari i Përgjithshëm i Infrastrukturës, Dimitris Anagnopoulos, aksi rrugor do të përfundojë afërsisht për 4 vite e gjysmë.
Aksi rrugor "Janina - Kakavia" është 70 km i gjatë dhe është vazhdim i Autostradës Jonike nga Janina deri në kufirin greko-shqiptar në zonën e Kakavisë, duke kaluar nëpër prefekturën e Janinës. Konsiderohet si boshti vertikal më perëndimor i Autostradës Egnatia dhe është pjesë e Rrjetit kryesor Trans-Evropian të Transportit të vendit. Projekti përfshin dy seksione:
1) Seksioni Janinë - Kalpaki: Ka një gjatësi totale prej 46.4 km me një shtrirje të re dhe gjashtë kalime në nivel (Kosmira, Asvestochori, Gramenochori, Pasaena, Zitsa dhe Karyo)
2) Seksioni Kalpaki - Kakavia. Përfshin 23.1 km dhe përfundon në stacionin kufitar të Kakavisë. Ka të bëjë me përmirësimin e rrugës ekzistuese.
Aksi rrugor është projektuar me një shpejtësi projektimi prej 100 km/orë dhe me një prerje tërthore që përfshin 2 korsi trafiku, 3.50 m dhe 3.75 m të gjera secila, dhe 1 korsi emergjence, 2.30 m të gjera, në secilin drejtim.
Ishulli qendror ka një gjerësi totale prej 3.15 m, duke përfshirë korsitë udhëzuese dhe barrierën e sigurisë dypalëshe (gjerësia totale e autostradës 22.25 m).
Autostrada do të lidhë Greqinë me Shqipërinë, e cila ka një volum të lartë trafiku, duke devijuar ngarkesat mbi-lokale nga Unaza e Janinës. Pasi të përfundojë, vlerësohet se udhëtimi nga Athina në kufirin shqiptar do të zgjasë afërsisht 4 orë e 30 minuta. /Kapitali
Gjykata e Posaçme dënoi këtë të mërkurë Astrit Avdylin me 12 vite bur, duke e shpallur atë fajtor për pjesë...
Gazetari Xhensil Shkëmbi ka reaguar në rrjetet sociale për gjendjen e rënduar të rrugës në zonën e ish-Fabrikës s...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) është deklaruar lidhur me projektligjin për Shërbimin e Jashtëm, duke shprehur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, pranë Kopshtit Zoologjik. Bëhet me dije se një taksi ka p&e...
Gjykata Kushtetuese ka njoftuar SPAK dhe avokatët e Erjon Veliajt që brenda datës 27 shkurt të depozitojnë parashtrimet e tyre si pal&e...
Me firmën e një deputeti socialist, Kuvendi i Shqipërisë pritet të marrë në shqyrtim një nismë ligjore që syno...
Katër anëtarët e familjes Kola, që humbën jetën tragjikisht në Itali si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit (gazi...
Lëkundje tërmeti janë regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në vendin tonë. Sipas qendrës Qendrës Sizm...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë një tjetër mesazh të fortë sa i takon luftës kundër krimit t&e...
GJKKO ka dënuar me 12 vite burg Astrit Balliun, i njohur edhe me mbiemrat Avdyli dhe Sulejmani, në kuadër të dosjes 339, e njohur ndryshe si...