AKTUALITET

Justifikimi’ i një vrasësi me ‘fajin e ka sistemi!’/ 2 ‘rebelime’ ndaj gjykatave në Vlorë e Tiranë dhe shembulli i Sherifit nga Bulqiza

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Tetor 2025, 18:07

Justifikimi’ i një vrasësi me ‘fajin e ka sistemi!’/

Vrasja e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja nga pala që humbi procesin, po nxit sjellje sporadike dhune ndaj sistemit. Në 2 episode, pre ranë rojet e sigurisë në gjykata. Në Apelin në Tiranë një qytetar u nervozua teksa priti rojën për pak çaste, ndërsa në Vlorë, një avokat goditi punonjësin se nuk e la të hyjë në godinë pa i ardhur radha e gjyqit. “Do i vras të gjithë gjyqtarët që dënojnë nipin”. Kjo deklaratë dhënë një ditë pasi nipi i tij 30-vjeçar Elvis Shkambi vrau brenda në sallës së gjyqit në Tiranë, gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja, i kushtoi qelinë Gjovalin Shkambit. 

Gjykata e Shkodrës e la në masë arresti me burg 49-vjeçarin, në akuzë për kanosje të gjyqtarit dhe kërcënim për të kryer vepra me qëllime terroriste. Në emër të tij, ishte familja që kërkoi ndjesë publike duke e justifikuar gjuhën e urrejtjes me gjendjen e rënduar emocionale të Gjovalin Shkambit.

Një tjetër nga familja Shkambi, i vetëidentifikuar si i afërm i tyre, Françesk Shkambi, arriti që në vetëm 2 ditë të mbledhë nga shqiptarët në GoFundMe, mbi 14 mijë $ me pretendimin se do të përdoren për mbrojtjen ligjore të Elvis Shkambit, vrasësit të gjyqtarit Kalaja. Profili për të kërkuar donacione, sot u mbyll pasi disa raportimeve në GoFundMe, se personi për të cilin kërkoheshin ndihmë, nuk ishte në nevojë, por një vrasës. Në të ishte shpërndarë edhe një mesazh që pretendohej të ishte i familjes Shkambi, ku theksohej se as Elvisi dhe as xhaxhai palë në procesin gjyqësor, Gjon Shkambi, nuk e kanë shprehur ndonjëherë qëllimin për të sulmuar me armë drejtësinë, pavarësisht se kanë pretenduar për gjykim të gabuar ndaj tyre

Sulmohet sistemi, goditen rojet e sigurisë në 2 gjykata
Sado e vogël, kjo përkrahje ndaj autorit që ngriti armën ndaj gjyqtarit dhe e vrau sapo shpalli vendimin kundër tij, u shfaq edhe në një pjesë të opinionit publik. Vrasja po justifikohej nga drejtësia e zvarritur.  Me këtë qasje, 2 episode dhune u shënuan këtë të premte në dyert e gjykatave, ku ranë pre, punonjësit e sigurisë. Në Tiranë, në Gjykatën e Apelit, Gentian Mali, një qytetar që do merrte informacion për gjyqin e të vëllait, u nervozua teksa punonjësi i sigurisë nuk po shfaqej në vendin e tij për t’i bërë kontrollin fizik. Është e njëjta karrige prej së cilës punonjësi Banush Koxhaj nuk lëvizi kur detektori pulsoi për armën që Elvis Shkambi futi në sallë të gjyqit.  “Ju jeni për tu vrarë të gjithë”, mësohet të ketë reaguar qytetari, i cili përfundoi i shoqëruar në komisariat. Nga punonjësi I gjykatës, nuk u bë kallëzim.


Revoltë përballë rojës së sigurisë në gjykatë, shfaqi edhe një avokat në Vlorë.

Redi Llanaj, i cili mbron edhe Monika Kryemadhin, goditi rojën e sigurisë pasi nuk e la të hynte në godinë. “Nuk iu kanë thirrur në seancë”, – pretendoi roja, por përgjigjen e mori me grushte. Avokati përfundoi në polici ku iu vunë prangat. Protesta e paqtë e një qytetari: 10 vite që pres gjykatën. Ndërsa një qytetar nga Bulqiza, po me halle me drejtësinë në një proces të zvarritur, zgjodhi një protestë paqësore, i vetëm para SPAK. Sherif Durici thotë se nuk po mundet të zbatohet një urdhër ekzekutimi për një dyqan në pronësi të tij.

“Kërkoj drejtësi, jam në gjyq për një dyqan në Bulqizë. Ka 10 vite në apel kjo çështje. Kam dalë të kërkoj të drejtën time, pronën time. Por këta gjyqtarë nuk gjykojnë të drejtën time”, u shpreh ai shkurt përballë interesit të medias./sokol dema

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë