AKTUALITET

Ka çuar në një zvogëlim të mundshëm të numrit të të punësuarve? Rritja e pagës minimale dhe efekti tek informaliteti

M.B. Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2024, 07:54

Ka çuar në një zvogëlim të mundshëm të

TIRANA- Nga 1 prilli 2023, paga minimale u rrit nga 34 mijë lekë në 40 mijë lekë, apo me 17,6%. Pas rritjes së pagës minimale, prej muajit qershor u rrit dhe ajo maksimale po me 17,6%, nga 149,954 lekë në 176,416 lekë. Në 3-mujorin e dytë të 2024-s, sipas të dhënave të INSTAT, nga totali i të punësuarve që paguajnë sigurime shoqërore, 25,3% e tyre kanë paga deri në nivelin minimal 40,000 lekë. Krahasuar me 3-mujorin e dytë të 2023, totali i punonjësve që paguhen deri në 40,000 lekë ka rënë 5,3%. Ndërsa në 3-mujorin e parë të 2024-s, pesha e punonjësve deri në pagën minimale ishte 25,8%.

Kjo kategori shënoi rritje në 3-mujorin e dytë të 2023 me 7,6% në raport me vitin paraardhës. Kjo ndodhi për shkak të ndryshimit të kufijve të pagës minimale, e cila u rrit në prill 2023 në nivelin 40 mijë lekë, nga 34 mijë lekë që ishte më parë. Pesha e punonjësve me pagë 40-50 mijë lekë në totalin e të punësuarve në 3-mujorin e dytë të 2024-s arriti në 20%. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, pesha për këtë kategori të punësuarish u rrit me 1,8%. Kategoria e të punësuarve me pagë në fashën e 50-60 mijë lekëve është rritur 0,5%.

Rritje është shënuar te pagat e larta mbi 120 mijë lekë. Personat me nivele të larta të pagave zunë 10,4% të totalit të të punësuarve me një rritje gati 1,6% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Kryetari i Shoqatës ProEksport Albania, Edvin Prençe, analizon se rritja e pagës minimale në sektorin e manifakturës së veshjeve dhe këpucëve pati efekte të dyfishta në punësim.

"Në një anë, rritja e pagës minimale ka çuar në një zvogëlim të mundshëm të numrit të të punësuarve, pasi disa kompani janë të detyruara të reduktojnë punësimin për shkak të rritjes së kostos së punës. Në anën tjetër, disa kompani përpiqen të rrisin produktivitetin e punës dhe të investojnë më shumë në automatizim dhe teknologji për të kompensuar shpenzimet shtesë”, pohon ai.

Sektori i tekstileve dhe veshjeve të këmbës ka qenë gjithmonë një nga sektorët më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të kostos së punës, kursit të këmbimit, duke qenë se ky sektor ka një natyrë me shumë punëtorë dhe me marzh të ulët fitimi. Sipas z. Prençe, rritja e kostos për pagat e punonjësve, përfshirë pagën minimale, ka ndikim të konsiderueshëm në këtë sektor.

Ai thotë se kompanitë po përshtaten në disa mënyra për të përballuar këto rritje të kostos, si automatizimin dhe modernizimin e impianteve prodhuese, përqendrimin në rritjen e cilësisë dhe diversifikimin e produkteve. Disa kompani po riorganizojnë strukturën e tyre të punës për të minimizuar shpenzimet e pagave.

“Kjo ka përfshirë optimizimin e numrit të punonjësve, duke bërë reduktime në pozicione që janë më pak të nevojshme ose duke përmirësuar përdorimin e stafit në procese që kërkojnë më shumë punë. Në disa raste, ka edhe shkurtime të vendeve të punës për të mbajtur kostot në nivele të përballueshme”, thotë ai.

Sektori i eksporteve të tekstileve dhe veshjeve të këmbës vijon të jetë në vështirësi për shkak të rënies së euros dhe kontratave porositëse nga vendet e Europës. Vështirësitë e sektorit kanë sjellë mbylljen e një sërë fabrikash dhe shkurtim të vendeve të punës. Edvin Prençe tha se nga muaji nëntor i vitit 2023 deri në muajin nëntor 2024, në sektor llogariten mbi 10 mijë vende pune të mbyllura dhe rreth 50 biznese që kanë mbyllur aktivitetin. Shkurtime të vendeve të punës në sektorin fason pati edhe gjatë vitit 2023, ku ndër zonat më të prekura ishin në Krujë, Fushë-Krujë, Laçi, Lezhë e Shkodër./ Monitor

pagat

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë