Gjykata e Apelit ka vendosur dënimin me 25 vite burg për Klaudio Përkolën, i cilësuar si personi që ka ndihmuar në atentatin ku u vranë Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.
26-vjeçari u shpall fajtor për “vrasje në rrethana cilësuese”, ndërkohë që më herët janë dënuar edhe ekzekutorët, mes tyre Eduart Lamaj, i cili mbeti i plagosur në vendin e ngjarjes dhe u arrestua teksa trajtohej në një spital privat në Tiranë.
Atentati, i ndodhur pesë vite më parë, solli përpara drejtësisë Eduart Lamajn dhe Ilir Xhepajn, ndërsa Oltion Vlashi dhe Klaudio Përkola vijojnë të jenë në kërkim. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur dy viktimat po konsumonin kafe dhe nga dera e pasme e lokalit futet një person i maskuar, i armatosur me kallashnikov, i cili hap zjarr drejt tyre. Gjatë përplasjes me armë, autori plagoset, ndërsa në skenë shfaqen dy persona të tjerë që e largojnë prej aty.
Në vijim të hetimeve, është zbuluar se atentatorët, të veshur me rroba kamuflazhi dhe me fytyra të mbuluara, ishin transportuar me një automjet që pas krimit u gjet i braktisur në Tiranë. Përmes marrjes në pyetje të pronarit të mjetit, policia ka arritur të identifikojë Përkolën, i cili e kishte blerë makinën për 4 200 euro, dy muaj para ngjarjes.
Pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes se Përkola nuk ka qenë pjesë e vrasjes dhe duhej gjykuar vetëm për moskallëzim dhe përkrahje të autorëve, Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën, duke lënë në fuqi dënimin e rëndë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
15 Nëntor16:34
VIDEO/ Momenti kur zjarrfikëset shpëtojnë fëmijët nga apartamenti nën flakë në zonën e Astirit
Një zjarr ka përfshirë këtë të shtunë një apartament në zonën e Astirit në Tiranë.
Ekipet e zjarrfi...
AKTUALITET
15 Nëntor16:27
Përplasen dy automjete në aksin Fier–Roskovec, disa të lënduar
Një aksident rrugor me disa të plagosur ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Roskovec, në zonën e njohur si &ldq...
AKTUALITET
15 Nëntor15:36
U arrestuan me bujë për efektivin e përfshirë në atentatin e Rinasit, Gjykata “shfryn” akuzat për policët
Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelitë dy efektivët e policisë, Bruno Cara dhe Arshim Zajmi, të cilët u arrestuan pas atentatit me...
AKTUALITET
15 Nëntor15:22
“Jemi në këtë projekt për ty”/ Zbardhen mesazhet e ekspertëve me Evis Berberin për tenderin prej 2 milion eurosh
“...Ne jemi në këtë projekt për shkakun tënd dhe për ty. Thjesht më trego çfarë të bëj, dhe un&eu...
AKTUALITET
15 Nëntor15:15
E rëndë në Rrogozhinë, fëmija 2-vjeçar përplaset për vdekje
Një fëmijë 2-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që u regjistrua këtë të shtunë...
AKTUALITET
15 Nëntor14:59
EMRAT/ Arrestohen dy të rinjtë që plagosën me thikë 39-vjeçarin nga Mali i Zi
Janë arrestuar dy autorët e plagosjes me thikë të 39-vjeçarit, Vladimir Krsmanovic, orët e para të mëngjesit të...
AKTUALITET
15 Nëntor14:56
Pas plaçkitjes vjen tallja/ Qeveria do të bëjë studim fizibiliteti për inceneratorin e Elbasanit
Pasi pagoi 26 milionë euro për koncesionin e inceneratorit të Elbasanit, qeveria tani do të shpenzojë para të tjera për t&e...
AKTUALITET
15 Nëntor14:46
Panairi i 28-të i Librit, ja si u ndanë çmimet këtë vit
Në Pallatin e Kongreseve ditën e sotme u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve të Panairit të 28-të të Librit.
Tema ...
AKTUALITET
15 Nëntor14:33
Vjedhje dhe korrupsion/ Shqipëria pa IPARD prej 2 vitesh, bujqësia në pritje të fondeve
Prej më shumë se dy vitesh, Shqipëria ndodhet pa mbështetjen financiare të fondeve IPARD, programi më i rëndësishë...
AKTUALITET
15 Nëntor14:23
Familja bllokohet nga flakët, fëmija i mitur nxirret nga zjarrfikësit përmes ballkonit
Momente paniku në banesën e përfshirë nga zjarri në Astir. Një familje ku ka fëmijë të vegjël, ka rrezikuar ...