AKTUALITET

"Kanë vuajtur kaq gjatë dhe gjetën guximin të ngrenë flamurin këtu!" Akademikut grek: 28 Nëntori i shqiptarëve duhet të festohet zyrtarisht në Greqi

M.B. Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2024, 21:37

"Kanë vuajtur kaq gjatë dhe gjetën guximin të

GREQIA- Akademiku grek Dimitris Christopoulos ka bërë një analizë të gjithë shfaqes së festës së shqiptarëve këtë 28 nëntor në Greqi, kryesisht në Athinë, teksa nuk ka kursyer të japë dhe mendimin e tij. Christopoulos thotë se njerëzit mbajnë brenda tyre vendin e origjinës si dhe atdheun e tyre të ri, fshatin ku kanë lindur dhe qytetin ku jetojnë edhe nëse janë në shtete të ndryshme.

Ai shton se njerëz të tillë, shqiptarë të brezit të parë dhe të dytë në Greqi, dolën në rrugët e Athinës për të festuar dhe thotë se personalisht ishte shumë i lumtur sepse, pasi kanë vuajtur kaq gjatë, shqiptarët gjetën guximin të ngrenë flamurin dhe të festojnë. 

Sipas tij kjo festë nuk ndodhte 20 vjet më parë, pasi slogani që vibronte disa fusha dhe mendje djerrë të grekëve ishte “Kurrë nuk do të jesh grek, shqiptar”. Po ashtu akademiku thotë se tashmë konsiderohet fakt që shqiptarët do të festojnë në rrugë 28 Nëntorin tani e tutje dhe këtë e konsideron një zhvillim pozitiv për Greqinë, marrëdhëniet greko-shqiptare dhe për veten e tyre sigurisht. Sipas tij, njerëzit duhet të festojnë lirshëm, por që festa në fjalë të vazhdojë pa probleme, nuk mund të bëhet në këtë mënyrë të çorganizuar.

Christopoulos shton se autoritetet greke, kryesisht ato lokale, duhet të bien dakord me komunitetet shqiptare për të dhënë hapësira publike, rrugë, sheshe, parqe, etj., në mënyrë që njerëzit të festojnë atje dhe sipas tij, Bashkia e Athinës duhet të jetë e para që dërgon këtë mesazh.

NGA DIMITRIS CHRISTOPOULOS

Cili është përfitimi i dyfishtë për faktin që shqiptarët të festojnë 28 Nëntorin në rrugët e vendit tonë.

Dita e Pavarësisë. Dita e Pavarësisë së Shqipërisë! Mbrëmjen e 28 Nëntorit, mijëra shqiptarë u derdhën në rrugët e Athinës, në këmbë, me makina dhe motorë, për të festuar përvjetorin kombëtar të atdheut të tyre. Qyteti, i ndriçuar bukur për festat e fundvitit, shkëlqeu në mënyrë të paparë: edhe llambushka Krishtlindjesh, edhe shqiponja dykrenore!

Më 28 nëntor 1912 u nënshkrua në Vlorë Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë. Natyrisht, do të duhej të kalonte shumë kohë që Shqipëria të bëhej vërtet shtet. Në thelb, kontrolli real i territorit nga autoritetet shqiptare do të ekzistojë vetëm pas tërheqjes së të gjitha trupave pushtuese (përfshirë ato greke nga jugu) në fillim të dekadës së ardhshme. Megjithatë, nuk është e pazakontë që festa kombëtare të jetë një ditë simbolike diku në fillim të përpjekjes.

E njëjta gjë vlen përafërsisht për Greqinë. Të gjithë e dinë datën e 25 marsit, por pakkush e di se shteti grek u krijua 11 vjet më vonë me Traktatin e Kostandinopojës më 21 korrik 1832. Edhe 25 marsi edhe 28 nëntori i referohen në rradhë të parë diçkaje tjetër: 25 Marsi ,Shpalljes së Virgjëreshës dhe 28 Nëntori, kryengritjes së parë të Skënderbeut kundër osmanëve  në vitin 1443. E kaluara kombëtare është e mbushur me histori të bukura, të besueshme që nuk kanë rëndësi nëse kanë një marrëdhënie modeste me atë që ndodhi. Por kjo nuk është veçori as greke dhe as shqiptare.

E veçanta që ishte shkak për të shkruar këtë artikull është se ndërsa prej disa vitesh kjo festë festohet përtej Shqipërisë në pothuajse të gjitha qytetet e mëdha të Perëndimit ku është vendosur diaspora shqiptare, u desh të vinim në vitin 2024 për të bërë diçka të ngjashme dhe në Athinë. Pse kjo vonesë? Nëse mendoni se vetëm 20 vjet më parë, slogani që vibronte disa fusha dhe mendje djerrë të grekëve ishte “Kurrë nuk do të jesh grek, shqiptar” ( Dhen tha gjineis Ellinas pote, Alvane) , atëherë ndoshta i afrohesh përgjigjes.

Emigracioni shqiptar në Greqi pas përfundimit të Luftës së Ftohtë ringjalli pasionet e njohura të së shkuarës për të dyja palët. Ai ushqeu, së bashku me shqiptarofobinë në Greqinë e viteve ’90, një deficit besimi reciprok të bazuar kryesisht në trashëgiminë historike të marrëdhënieve greko-shqiptare. Për më tepër, fqinjësia nuk është vetëm një fokus afërsie, por kryesisht një burim konfliktesh. Nuk është rastësi që Greqia, Serbia dhe Rumania shkojnë mirë, sepse nuk kanë kufij. E njëjta gjë me Shqipërinë dhe Bullgarinë.

Megjithatë, lëvizshmëria njerëzore, një fëmijë i domosdoshmërisë, i kapërcen kufijtë dhe krijon njerëz të rinj. Njerëz që nuk kanë asnjë nga monolitet e “ndërgjegjeve të pastra kombëtare” që kërkojnë nacionalizmat e vrazhdë. Këta njerëz mbajnë brenda tyre vendin e origjinës si dhe atdheun e tyre të ri. Fshati ku kanë lindur dhe qyteti ku jetojnë. Edhe nëse janë në shtete të ndryshme.

Njerëz të tillë, shqiptarë të brezit të parë dhe të dytë në Greqi, dolën pardje në rrugët e Athinës për të festuar. Personalisht, isha shumë i lumtur – jo për ndonjë arsye tjetër ,por  – sepse, pasi kanë vuajtur kaq gjatë në Greqi, shqiptarët gjetën guximin të ngrenë flamurin dhe të festojnë. Tashmë, 80% e të huajve që marrin nënshtetësinë greke janë shqiptarë. Ndaj truku i kujtesës “nuk do të jesh kurrë Grek”, përveç se ishte një thirrje raciste, rezultoi tërësisht një gënjeshtër. Ata bëhen grekë fare mirë.

Sigurisht, çdo festë me flamurë mbart diçka të rrezikshme. Linjat midis patriotizmit me qëllim të mirë dhe nacionalizmit helmues nuk janë të qarta dhe njerëzit shpesh i kalojnë ato edhe kur nuk e dinë. Sidomos në Shqipëri, kjo po ndodh sot, siç ndodhi në vendin tonë në vitet 1990-2000, në kohën e “Greqisë së fortë”. Shqipëria vitet e fundit ngre kokën pas viteve të përbuzjes dhe nga një i afërm i varfër ndjen për herë të parë vetëbesim dhe fuqi. Kjo është sërish e mirë, por ka nevojë për pjekuri që shpesh mungon, siç mungonte edhe këtu. Sepse pa atë pjekuri, rezultati është shprehja e ndjenjës kombëtare në terma  prej të forti grindavec , që nuk ndihmojnë askënd.

Gjithsesi, tashmë konsiderohet fakt që shqiptarët do të festojnë në rrugë 28 Nëntorin tani e tutje dhe këtë e konsideroj një zhvillim pozitiv për Greqinë, marrëdhëniet greko-shqiptare dhe për veten e tyre sigurisht. Njerëzit duhet të festojnë lirshëm. Por që festa në fjalë të vazhdojë pa probleme, nuk mund të bëhet në këtë mënyrë të çorganizuar.

Autoritetet greke, kryesisht ato lokale, duhet të bien dakord me komunitetet shqiptare për të dhënë hapësira publike, rrugë, sheshe, parqe, etj., në mënyrë që njerëzit të festojnë atje. Bashkia e Athinës duhet të jetë e para që dërgon këtë mesazh.

Përfitimi do të jetë i dyfishtë: Greqia do t’i nderojë kështu punëtorët shqiptarë që kanë derdhur djersë  për bukën e tyre këtu. Mesazhi është “festa juaj është edhe e jona” dhe këtë mesazh dërgojnë edhe shumë shtete të tjera, jo vetëm duke ofruar hapësira, por edhe duke marrë pjesë në festat kombëtare të komuniteteve të tyre emigrante. Personalisht do të më pëlqente të shkoja për një raki, për një qingj të pjekur dhe të dëgjoja muzikë popullore shqiptare në një shesh athinas. Do të jetë perfekte. Flamujt e shumtë nuk janë për shijen time, por nuk u bë qameti.

Por përtej mesazhit të dlirë gjithëpërfshirës, ​​një praktikë e tillë do të ketë edhe një efekt të prekshëm operacional. Mbrojtjen e festës kombëtare nga çdo lloj provokatorësh, të cilët do të donin të shfrytëzonin rastin për të shkaktuar me një lëvizje të thjeshtë, një krizë të re në marrëdhëniet e shumëvuajtura greko-shqiptare. Po shëtisja pardje nëpër Athinë dhe sa më shumë shihja njerëz që festonin, aq më shumë dridhesha nga ideja se mund të kishte shumë kollaj incidente nga koka të llojllojshme gjaknxehta. Dhe kështu, në vend të festës, të rezultonte një incident me të plagosur,  nëse jo me të vdekur, me dëme të mëdha edhe në fushën diplomatike.

Për këtë arsye, nisma duhet të merret menjëherë nga autoritetet greke. Do të jetë një emërues shumëfish pozitiv në të gjitha drejtimet. Win-win siç thonë në Greqi dhe Shqipëri!

greqia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë