AKTUALITET

Kanosën me armë zjarri 44-vjeçarin, arrestohen tre persona në Durrës, sekuestrohen pistoleta dhe municion luftarak

b.z Përditësimi i fundit 21 Janar 2025, 10:24
Kanosën me armë zjarri 44-vjeçarin, arrestohen tre persona
Foto ilustruese

DURRËS - Tre persona janë arrestuar nga Policia në Durrës pasi akuzohen se kanë kanosur me armë zjarri një 44-vjeçar. Në pranga kanë rënë personat me iniciale Y. M., 40 vjeç, B. R., 30 vjeç dhe B. C., 30 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta kanë kanosur me armë 44-vjeçarin në rrugën "Pavarësia", në Durrës.

Policia bën me dije se nga hetimet ka rezultuar se një prej të arrestuarve ishte person me precedent penal. Në makinën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri dhe municion luftarak.

Të tre të arrestuarit janë shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon një ngjarje kriminale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Intervention”.

Vihen në pranga 3 shtetas, të cilët për motive të dobëta, kanosën me armë zjarri, një 44-vjeçar.

Njëri prej të arrestuarve, me precedent për vjedhje me armë.

Sekuestrohen 3 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoleta), municion luftarak, si dhe 3 automjete, njëri prej tyre, i blinduar.

Gjithashtu, sekuestrohen 1 radio e lidhur me kanalet e komunikimit të DVP Durrës, e cila së bashku me 2 armë zjarri dhe me automjetin e blinduar, mbaheshin nga shtetasi me precedent kriminal.

Menjëherë pas njoftimit, për një rast kanosjeje në rrugën “Pavarësia”, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit Operacional dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Durrës, kanë shkuar në zonë, dhe si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, si dhe i punës së mirorganizuar, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë autorët e rastit.

Konkretisht, në kuadër të operacionit policor të koduar “Intervention”, janë vënë në pranga shtetasit Y. M., 40 vjeç, B. R., 30 vjeç dhe B. C., 30 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur me armë zjarri, një shtetas 44 vjeç.

Nga kontrolli në automjetin e blinduar të 40-vjeçarit u gjeten 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë). Më tej, nga kontrolli fizik ndaj këtij shtetasi, u konstatua se mbante dhe 1 radio të lidhur me kanalet e komunikimit të DVP Durrës.

Në vijim të operacionit “Intervention”, nga kontrolli në banesën e babait të shtetasit të arrestuar B. R., u gjet 1 armë zjarri pistoletë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

policia arresti

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë