AKTUALITET

61 kilogramë kanabis në aeroportin e Rinasit droga erdhi nga Bangkoku

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Tetor 2025, 09:43

61 kilogramë kanabis në aeroportin e Rinasit droga erdhi nga Bangkoku

Policia ka zbuluar detaje në lidhje me kapjen e një sasie prej 61 kilogramësh kanabis në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 120 pako dhe ishte fshehur në dy valixhe të transportuara nga dy shtetas kinezë, të cilët mbërritën në Shqipëri nga Bangkoku. Sipas autoriteteve, droga dyshohet se ishte trafikuar me qëllim shpërndarjen dhe shitjen brenda territorit shqiptar.

Pas kontrolleve të kryera në pikën kufitare, policia arrestoi në flagrancë dy shtetasit kinezë, njëri 37 vjeç dhe tjetri 48 vjeç. Kanabisi i sekuestruar rezultoi të kishte përqindje të lartë të substancës aktive THC dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi:

Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Quality”, i zhvilluar nga DVP Tiranë, Policia Kufitare e Rinasit, Njësia e Informacionit për Pasagjerin dhe Drejtoria e Hetimit Doganor.

Goditet një rast i trafikimit të kanabisit me përqindje të lartë THC nga Tajlanda në Shqipëri.

Sekuestrohen 61 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në 120 pako.

Kapen në Rinas, nga Policia Kufitare, dhe vihen në pranga 2 shtetasit kinezë që trafikuan lëndën narkotike, nga Bangkoku, me qëllim shitjen në Shqipëri.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia e Tiranës, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, për shitje në Shqipëri, është goditur një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.

Bazuar në informacionet e siguruara nga Njësia e Informacionit për Pasagjerin, Policia Kufitare Rinas, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe me Drejtorinë e Hetimit Doganor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Quality”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit kinezë:
-Y. G., 37 vjeç dhe Ch. J., 48 vjeç.

Këta shtetas u kapën në flagrancë në hyrje në Rinas me 2 valixhe me rreth 61 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se e kanë trafikuar nga Bangkoku, me qëllim shitjen në Shqipëri. Sasi e kanabisit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetime të thelluara për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë