AKTUALITET

Kapet 1.6 ton kokainë, ketaminë, armë dhe karta policie, goditet banda shqiptare në Belgjikë

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2025, 21:39
Kapet 1.6 ton kokainë, ketaminë, armë dhe karta policie, goditet

Prokuroria e Antverpws njoftoi se ka arrestuar 16 persona në kuadër të një hetimi për një organizatë kriminale që dyshohet se importonte kokainë përmes portit të Antverpës.

Në total janë sekuestruar mbi 1.6 ton kokainë. Përveç kësaj, janë konfiskuar disa armë zjarri, municione dhe materiale të tjera të përdorura për tregti të paligjshme.

Sipas prokurores Kato Belmans nga prokuroria e Antverpës: “Policia Federale Gjyqësore (FGP) kishte informacione për një bandë droge, kryesisht shqipfolëse, që përdorte një magazinë në rrugën Pereboom në Moerbeke, afër Lokeren, për të nxjerrë drogën nga një kontejner”.

“Të martën, më 21 tetor, policia ndërhyri me njësi speciale. Gjatë operacionit, në Sint-Niklaas dhe në rrugën ekspres E34, u arrestuan gjashtë persona. Në një furgon u gjetën 1.398 kg kokainë të fshehura në arka druri”.

Hetimet zbuluan se banda përdorte tre apartamente në rrugën Van Immerseel në Antverpë për të ruajtur përkohësisht drogën. Gjatë bastisjeve të zhvilluara atë pasdite, policia gjeti hapësira të fshehta të ndërtuara në mënyrë profesionale.

“Një 39-vjeçar nga Holanda ishte specializuar në krijimin e hapësirave të fshehta në banesa dhe automjete,” shtoi Belmans. “U gjetën edhe 277 kg të tjera kokainë, një presë për kokainë dhe disa armë zjarri me municion. Në total u arrestuan shtatë persona”.

Banda përdorte gjithashtu një magazinë në rrugën Scheldelaan në Willebroek. Javën e kaluar, policia arrestoi aty tre persona – tre shtetas serbë të moshës 22 dhe 25 vjeç. Gjatë kontrolleve u gjetën 10.000 euro, një pajisje për ndërprerjen e sinjaleve (“jammer”), pasaporta të falsifikuara, karta policie të rreme dhe armë me municion.

“Javën e kaluar dhe dje, të dyshuarit dolën para dhomës së këshillit. Dhoma vendosi të konfirmojë arrestimet, ndërsa për tre nga të dyshuarit, seanca u shty,” bëri të ditur prokuroria.

Banda dyshohet se furnizonte me kokainë disa organizata të tjera kriminale. Ata përdornin disa banesa në Antverpë si qendra për tranzitin e drogës drejt Mbretërisë së Bashkuar me kamionë. Në këtë kuadër, policia kishte ndërhyrë edhe në mes të shtatorit. Gjatë një operacioni të përbashkët me policinë lokale të Antverpës, u arrestuan edhe tre persona të tjerë, të cilët u kapën me 50 kg kokainë, 25 kg ketaminë dhe disa armë zjarri. Ata ndodhen aktualisht në paraburgim.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë