Tetë ditë protesta kundër qeverisë, Washington Post: Pakënaqësia në Shqipëri po rritet
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Mjeku dhe pedagogu Ermal Pashaj ka reaguar për ndërhyrjen e policisë ndaj studentëve dhe pedagogëve që protestojnë, duke e cilësuar situatën si një përpjekje për të intimiduar edhe ata që qëndrojnë paqësisht në rrugë. Pashaj shprehet i keqardhur që nuk ka një qëndrim të ndryshëm nga qeveria dhe policia, ndërsa e cilëson “një farsë të radhës” thirrjen për dialog nga kryeministri Rama.
“Me keqardhje shoh që nuk ka një qëndrim ndryshe. Ato karriget e dialogut, me sa duket, kanë qenë një farsë e radhës. Ndihem i keqardhur që shohim akoma situata të tilla“, tha ai, duke iu referuar pamjeve teksa policia shpërndan turmën me gaz lotsjellës dhe ujë.
Duke iu referuar deklaratës së Ramës se pjesëmarrja në protestë nënkupton mbështetje edhe për personat që mund të hedhin gurë, Pashaj kundërshtoi këtë logjikë dhe e paralelizoi me skandalet dhe aferat korruptive ku janë përfshirë zyrtarë të qeverisë.
“Kryeministri ka krijuar një narrativë që thotë: “Ishe aty, do të thotë që ishe bashkë me atë që po hedh gurë, se po e mbështet”. Po mirë, po sikur të bëjmë një paralelizëm? Ne që jemi aty dhe jemi bashkë me këta që hedhin gurë, po zotëria që është në një qeveri ku kanë vjedhur, ku kanë bërë lloj-lloj korrupsioni, lloj-lloj favorizimi të oborreve klienteliste mafioze? Atëherë, edhe ky është njësoj me këta. Nëse sulmon me këtë monedhë, përgjigjja nuk qenka në krahun tjetër me të njëjtën monedhë”, tha mjeku.
Ai tha gjithashtu se studentët janë ngopur me gënjeshtra dhe fjalë, pasi prej muajsh protestë paqësore nuk ka pasur zgjidhje konkrete. Pashaj përmendi edhe kërcënimet e Ramës ndaj studentëve me heqjen e bursave dhe ndaj mësuesve me humbjen e vendeve të punës.
“Nuk mund të bëjnë dialog ata, sepse janë ata të cilët, pavarësisht se i ka brenda parlamentit, i anatemon që tiktaku, që nuk dinë të artikulojnë shtatë fjalë”, përfundoi ai.
Mjeku Ermal Pashaj: Me keqardhje shoh që nuk ka një qëndrim ndryshe. Ato karriget e dialogut, me sa duket, kanë qenë një farsë e radhës. Ndihem i keqardhur që shohim akoma situata të tilla. Vendqëndrimi i protestës është para Ministrisë së Arsimit, ku, më saktë, u transferua nga përpara Kryeministrisë, ku edhe ne, si pedagogë, ishim pjesë e mbështetjes së studentëve. Më pas, grupi i studentëve vendosi që të shkonte drejt Ministrisë së Arsimit, por tanimë shoh që jemi shumë larg Ministrisë së Arsimit. Dhe nuk e kuptoj këtë ndjekje këmba-këmbës që policia ndërmerr për t’i ndjekur dhe për t’i çuar në nivelet e induktimit të terrorit.
Kjo më rebelon. Nuk arrij t’i vë emër tjetër, përveçse paaftësisë së policisë. Unë mendoj që këtu ka një ceremoni e cila dirigjohet nga një person i vetëm, i gjithë shteti. Nuk ka ministra, nuk ka ministër të Brendshëm, të Jashtëm, të Arsimit. Nuk ka. Ka vetëm një kryeministër. Nuk ka më drejtor të Policisë, për mendimin tim. Për mendimin tim, ka vetëm një regjisor, që nuk po arrij ta kuptoj se ku do të shkojë. Deri ku është niveli i ngopjes? Si ka mundësi që nuk arrin të kuptohen këto lloj mesazhesh kaq të qarta që po i jepen?
Kemi qenë aty sot për të dhënë mesazh paqeje. Ishim sot me një banderolë ku kërkonim: “Stop dhunës ndaj studentëve”. Situatën nuk e kuptoj vetëm sepse e shoh si një tentativë për të intimiduar cilindo që qëndron, edhe paqësisht, në rrugë.
Kryeministri ka krijuar një narrativë që thotë: “Ishe aty, do të thotë që ishe bashkë me atë që po hedh gurë, se po e mbështet”. Po mirë, po sikur të bëjmë një paralelizëm? Ne që jemi aty dhe jemi bashkë me këta që hedhin gurë, po zotëria që është në një qeveri ku kanë vjedhur, ku kanë bërë lloj-lloj korrupsioni, lloj-lloj favorizimi të oborreve klienteliste mafioze? Atëherë, edhe ky është njësoj me këta. Nëse sulmon me këtë monedhë, përgjigjja nuk qenka në krahun tjetër me të njëjtën monedhë.
E dyta, ka një pikëpyetje e cila nuk ka marrë ende përgjigje. Pikëpyetja e madhe është se cili është shkaku që këta njerëz dalin. Këta dalin për pamundësi aksesi në nivele shërbimesh që duhet t’i meritonin të gjithë.
Studentët e kanë marrë në dorë dhe nuk kanë më një nivel përputhshmërie me mentalitetin tonë. Pra, ne ndihemi, po të doni ju, të pafuqishëm. Edhe kur tentojmë të bëjmë ndonjë lëvizje për të mirën e tyre, anatemohen, sepse janë të ngopur me gënjeshtra dhe me fjalë të cilat, gati për pesë muaj tashmë, nuk kanë sjellë zgjidhje.
Përkundrazi, janë kërcënuar se do t’u hiqen bursat, janë kërcënuar mësuesit se do të humbin të drejtën për të qenë në punë. Por çfarë janë këto narrativa Gestapoje?
Do të bëj ndonjë kokë turku? Si? Nuk e kuptoj si anatemohet kjo rrugë e përgjigjes legjitime që meritojmë, me dhunë. Nuk mund të bëjnë dialog ata, sepse janë ata të cilët, pavarësisht se i ka brenda parlamentit, i anatemon që tiktaku, që nuk dinë të artikulojnë shtatë fjalë. I ka në parlament ata. Nuk i lejoi ky njerëzit që të artikulonin, që të ishin afër atij, se ndryshe do t’i kthenin mendimet kundër. Nuk e lejoi këtë gjë dhe nuk mund të ketë moralin të përdorë këtë lloj dhune verbale ndaj protestuesve.
Përshkallëzimi i dhunës mbi protestuesit në rrugët e Tiranës ka vënë në alarm zyrtarët më të lart&eu...
Studentët janë mbledhur masivisht para Kryeministisë duke sfiduar policinë, e cila përdori ndaj tyre ujë me presion dhe gaz lotsje...
Një incident ka ndodhur gjatë protestës së studentëve e cila po zhvillohet në Tiranë, ku një efektivi të policis&eu...
Përshkallëzimi i revoltës qytetare ka arritur një tjetër pikë kulminante përpara Ministrisë së Arsimit, ku situata ...
Gjykata e Lartë ka deklaruar se ka vendosur të shtyjë shqyrtimin e të gjitha çështjeve jo urgjente, si pasojë e zjarrit q&e...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministrisë...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...