AKTUALITET

"Kasafortën e kam hapur te Lida!" Dëshmia e Esmerald Ballës para hetuesve: Babain e qëllova 2 herë! I shkruaja mesazhe vëllait nga telefoni i tij për ta bërë të besueshme...

M.B. Përditësimi i fundit 7 Shtator 2024, 14:26
"Kasafortën e kam hapur te Lida!" Dëshmia e Esmerald
Enver Balla dhe Esmerald Balla

DURRËS- 30-vjeçari Esmerald Balla, i cili dyshohet se vrau të atin, Enver Ballën në Shënavlash të Durrësit, ka treguar para hetuesve se si nisi konflikti. Balla ka thënë se fillimisht ndodheshin në një makinë dhe kanë shkuar në stallën e tyre të deleve. Kur Enveri ka parë që delet ishin pa bari dhe filloi t’i bërtiste dhe ta fyente. Sipas tij, referuar dosjes hetimore, aty ka filluar konflikti që përfundoi me shkrepjen e armës, pasi i ati i tregoi që 75 milionë lekët e kursyera i ka gruaja me të cilën dyshohet se kishte një marrëdhënie intime.

Sipas Esmeraldit, pistoletën e ka nxjerrë Enveri, por gjatë përleshjes arma është shkrepur dhe plumbi ka qëlluar babanë. Pas kësaj, ai tregon se e ka qëlluar edhe njëherë tjetër Enverin, duke e lënë pa shenja jete. Esmeraldi pasi kreu vrasjen, me ndihmën e bashkëpunëtorit të tij, Edison Brahaj, ka hedhur trupin e të atit në një pus në fshat.

Ndërkohë sot Gjykata e Durrësit ka caktuar sot masën "arrest në burg" për Esmerald Ballën i cili dyshohet se vrau dhe hodhi në pus të atin, Enver Balla në fshatin Shënavlash. Po ashtu kjo gjykatë lanë burg dhe mikun e tij Edison Brahaj i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor i Esmerad Ballës në këtë ngjarje. 

PJESË NGA DOSJA:

Më datë 13 gusht në mëngjes janë nisur të dy nga shtëpia, babë e bir për në Durrës, për të sjellë qumështin. Ishte ora rreth 08.00. Gjatë rrugës i thotë babai që do të shkojmë nga delet, dhe kur kane arritur afër stallave ka parë delet që ishin në arë, ai ka filluar ta fyejë për faktin që tek kopja e deleve nuk kishte bari dhe delet ishin vetëm.

Pasi kanë zbritur nga makina dhe siç ishte i acaruar pas fyerjeve që vazhdonte t’i bënte babai e ka pyetur nëse e kishte parë kasafortën. I ka thënë që nuk e ka parë a është kasaforta tek dhoma. Babai i thotë që kasafortën e ka marrë nga aty dhe e ka hapur tek Lida, (dyshohet se kishte lidhje jashtëmartesore me Enverin) i ka marrë lekët dhe ta ka lënë të kodra.

Pasi u trondit për këtë fakt, u acarua duke i thënë se “çfarë kishte bërë kështu”, duke ju afruar ka parë që babi ka nxjerrë nga brezi një pistoletë dhe e mbajti në dorë duke e mbushur. Sipas Esmeraldit më pas ai ka mundur t’i kapë dorën dhe ja ka kthyer pas e në këto momente pistoleta është shkrepur dhe babai ka rënë në tokë.

Pasi ja mori armën, i tronditur e ngaqë nuk dinte se çfarë të bënte, thotë ai, e ka qëlluar dhe një herë tjetër me sa kujton. Babai ra në tokë dhe nuk kishte më shenja jete. Më pas e ka hedhur pistoletën dhe ka marrë kufomën e babait dhe e ka vendosur në furgonin Ford mbrapa dhe ka lëvizur me të rreth një kilometër, ku gjatë lëvizjes i shkoi mendja ta fshehë kufomën tek një pus që ndodhet tek ara e stallat e një bashkëfshatari, ndërsa tregon se për gëzhojat nuk i ka shkuar mendja dhe deklaron se nuk i ka lëvizur. Pas kësaj ka vijuar aktivitetin e tij i stresuar dhe i trembur.

Ai ka deklaruar se më pas ka menduar të bëj kallëzim për humbje dhe ka bërë kallëzimin e po ashtu i ka dërguar dhe një mesazh vëllait nga telefoni i tij për ta bërë të besueshme versionin e humbjes së babait.

enver balla dhe esmerald balla

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë