AKTUALITET

Katër telefonat e Berberit ‘puseta thithëse’ për Belindën. SPAK fut në skaner dhe gjashtë Lotet e tjera të Unazës së Madhe

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2025, 13:31

Katër telefonat e Berberit ‘puseta thithëse’ për

Katër telefonat e sekuestruar në banesën e ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, janë kthyer në “pusetën thithëse” të zyrtarëve të kësaj drejtorie dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Mes shumë persona që kanë rënë në rrjetën e këtyre komunikimeve të kapura në aplikacionet “Whatsapp” dhe “Signal”, tashmë është dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, njëherësh zv/kryeministria e Shqipërisë.

Në telefonat e Berberit, SPAK ka gjetur mbi 6500 mesazhe të shkëmbyera mes shumë zyrtarëve dhe biznesmenëve, përfshirë dhe shefen e tij Belinda Balluku.

Një burim i besueshëm pranë SPAK, që ka trajtuar një nga dosjet penale të Belinda Ballukut dhe zyrtarëve vartës të saj, i tha gazetarit Elton Qyno, se rasti i ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, është si puna e atij thasit të miellit.

“…sa herë ta shkundësh thesin e miellit, po aq herë nxjer miell…”-u shpreh burimi. Duke nënkuptuar se Belinda Balluku ka një seri shkeljesh të së njëjtës natyrë të paracaktimit të tenderave publikë.

Ndërkohë hetime të tjera me të njëjtin karakter janë duke u kryer dhe për 6 Lotet e tjera të praktikave tenderuese për ndërtimin e Unazës së Madhe në Tiranë.

Këto verifikime janë hapur pasi sipas përmbajtjeve të bisedave ka indicie që ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, së bashku me vartësin e saj të ARRSH-së, Evis Berberi dhe zyrtarë të tjerë kanë kryer veprime të kundraligjshme duke paracaktuar fituesit privatë në tenderat publikë.

Hetimet janë në verifikim e sipër, ndërsa prokurori i SPAK mësohet të ketë kërkuar dokumentacionin pranë ministrisë dhe ARRSH-së.

Ndërkohë në caktimin e masës së sigurisë “Pezullim nga detyra” dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit”, gjykata e Posaçme, ve në dukje një kriter domethënës se zyrtarja e lartë ka rrezik potencial për të kryer të njëjtën vepër penale siç është shkelja e pabarazisë në tendera, për të cilat ajo aktualisht është marë e pandehur në dy raste.

Për të parandaluar këtë veprimtari të paligjshme, është e nevojshme që e pandehura Belinda Balluku, të pezullohet nga detyra, në mënyrë që mos ketë akses në ushtrimin e detyrës, pasi ka potencial dhe indicie që të përsërisë të njëjtin fakt penal në tendera të tjerë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?