AKTUALITET

"Katër vjet që më larguan nga Teatri Kombëtar Eksperimental", Kiço Londo: Ne bënim art që të mos vdisnim nga e vërteta! Ndihem i keqardhur që nuk po na zëvëndësojnë dot

n.f Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2024, 20:44
"Katër vjet që më larguan nga Teatri Kombëtar
Kiço Londo

TIRANË- Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli", Kiço Londo ka reaguar së fundmi në lidhje me largimin e tij nga teatri. Regjizori kujton se sot mbushen plot katër vite që kur e larguan nga Teatri Kombëtar Eksperimental ndërsa shton se i kishin thënë se duan ti japin një ritëm të ri. 

Londo shkruan se përpara pesë vjetësh Teatri Eksperimental bënte 487 shfaqje në stinën teatrore dhe realizonte 7 premiera për fëmijë. Ai më tej thekson se ata realizonin 10 premiera e bashkëpunime për të rritur e adoleshentë. Regjizori thekson se teatri sillte dy regjisorë të huaj me emër çdo stinë teatrore dhe realizoi 70.000 spektatorë në stinë.

Në reagimin e tij ai gjithashtu ka 20 pika se çfarë humbi bota e teatrit në Shqipëri për katër vjet. Në këto pika ai listoi se bota e teatrit humbi 50  premiera të reja për fëmijë, adoleshente, të rritur si dhe mbi 100 aktorë më shumë të aktivizuar. Ai theksoi se ata bënin art që të mos vdisnin nga e vërteta. Regjizori gjithashtu tha se ndihet i keqardhur që nuk po i zëvëndësojnë dot.

Reagimi i plote:

"E REJA" QË SU BË DOT "E VJETËR".
Sot u mbushën katër vjet që më larguan nga Teatri Kombëtar Eksperimental. "Duam ti japim një ritëm të ri", më thanë. Përpara pesë vjetësh Teatri Eksperimental bënte 487 shfaqje në stinën teatrore. Realizonte 7 premiera për fëmijë. Dhe 10 premiera e bashkëpunime për të rritur e adoleshentë. Sillte dy regjisorë të huaj me emër çdo stinë teatrore. Realizoi 70.000 spektatorë në stinë. Ngrinte nga e para një sallë moderne e të rrallë cdo dy vjet.

Çfarë humbi bota e teatrit në Shqipëri për katër vjet.

1 - Dy salla të reja teatri me 300 ndënjëse.
2 - 50 premiera të reja për fëmijë, adoleshente dhe të rritur.
3 - Mbi 100 aktorë më shumë të aktivizuar.
4 - 10 regjisorë të huaj me emër në teatrin evropian.
5 - Mbi 700 kostume artistike, plot fantazi, të stilit magjik Sofi Kara.
6 - Mbi 50 dekore superfunksionale, të stilit brilant Beqo Nanaj.
7 - Grimin profesional të sharmantit Juri Gjoka.
8 - Më shumë se 4 botime teorike të huaja të domosdoshme.
9 - Mbi 300.000 spektatorë të pafajshëm.
10 - Dyer të hapura të sallave për këdo, pa qera. Punë e prova deri në mesnatë, pa patur asnjë ditë të javës pa dy shfaqje.
11 - Çdo punonjës i Teatrit Eksperimental, rreth 15 shpërblime mbi pagë. Festa ditëlindjesh plotë magji.
12 - Nga shitja e biletave, më shumë lekë se fondi vjetor që teatri merrte për projekte artistike.
13 - Figura artistike të rralla, plot finesë e përcaktuese nga Laura Nezha, Ervin Bejleri, Ermira Hysaj, Alert Çeloaliaj, Alfred Trebicka, Romir Zalla, Dasara Xhangolli, Mateo Dervishaj.
14 - Shfaqjet e mrekullueshme për fëmijë, të Endri Çelës, Ina Morinës, Ledian Gjeçit, Françeska Hysit, Marsel Grevës, Dajana Nenajt, Sara Smajës, Xhuliano Briskut.
15 - Startin Eksperimental të regjisë së Endri Çelës në shfaqjet për adoleshentë dhe të rritur.
16 - Angazhimet vërshyese si aktore, përkthyese dhe qytetare të Adriana Tolkës.
17- Startin e 4 - 5 regjisorëve të rinj të tjerë, të sigurt në karierën e tyre.
18 - Mikrobin e gjallë të atmosferës humaniste, që ekipi mbështetës: Ada, Sava, Kela, Silvi, Dori, Klea, Gjoni, Kalisi, Fredi, Edri, Marsela, Besiana, Alma , Baja,
Landi, Tila, sillte në punët marramëndëse.
19 - Orkestrimin që Teatri Eksperimental i bënte jo vetëm hapsirës teatrore duke realizuar 60% të shfaqjeve në vend, por ishte fari kombëtar për dashuri, ndjeshmëri, shpirt, zemër, punë, cilësi, rezultate, atmosferë, komunikim.
20 - Utopitë tona që ishin realitetet e të nesërmes. Ne bënim art që të mos vdisnim nga e vërteta.
Jam shumë krenar dhe mirnjohës për bashkëpuntorët e mi, që ja dolëm, por ndihem i keqardhur që nuk po na zëvëndësojnë dot. #rroftëteatri.

teatri eksperimental kujtim spahivogli kico londo

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë