
Gjatë fjalës së tij në tubimin e sotëm, Belind Këlliçi deklaroi se përvoja e opozitës në vitet e fundit tregon se “foltorja do t’ia dalë sërish”. Ai përmendi dy precedentë që, sipas tij, dëshmojnë fuqinë e lëvizjes opozitare.
Këlliçi rikujtoi foltoren e parë të shtatorit 2021, periudhë në të cilën – sipas tij – Shqipëria rrezikonte të mbetej pa opozitë. Ai u shpreh se kjo lëvizje “riktheu shpresën në Partinë Demokratike” dhe arriti të “shpëtojë opozitën brenda tre muajsh”, duke kulmuar me Kuvendin e Rithemelimit në “Air Albania”.
Si precedent të dytë, ai përmendi zgjedhjet e 14 majit 2023, të cilat i cilësoi “më të pabarabartat në Shqipëri”. Sipas Këlliçit, kandidatët e opozitës garuan “pa fonde dhe pa minutazh mediatik”, por arritën të marrin 500 mijë vota.
Duke folur për protestat para Bashkisë së Tiranës që nisën në prill 2024, Këlliçi tha se opozita ka protestuar për 44 javë rresht, duke u përballur me “përbaltje dhe goditje”, por sipas tij, këto protesta sollën si rezultat “shoqërimin e Erion Veliajt në burgun e Durrësit”.
Ai theksoi se aksioni politik do të vazhdojë, duke deklaruar se “Belinda Balluku dhe Edi Rama do të shkojnë te miku i tyre, Erion Veliaj”. Këlliçi akuzoi mazhorancën se ka mohuar për dy muaj mocionin me debat dhe i quajti “rekord të paprecedentë” përjashtimin e Sali Berishës nga parlamenti për një deklaratë të bërë jashtë tij.
Në mbyllje, ai premtoi se opozita do të zbardhë të gjitha të vërtetat që, sipas tij, janë fshehur: “Do faktojmë vjedhjen monstruoze të tunelit të Palloshit të BB dhe vjedhjen e përditshme ndaj qytetarëve. Nuk do të ndalemi.”
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
17 Nëntor19:02
Berisha: Rama i pamëshirë! Ilaçet e të sëmurëve me kacer i përdorte për të blerë makina luksoze, shishe verë 34 mijë euro
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në protestën e thirrur para kryeministrisë, e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si njeri t&...
AKTUALITET
17 Nëntor18:55
FOTOT/ Makina përplas karrocën në Fier, plagoset rëndë drejtuesi, ngordh kali
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Seman, në vendin e quajtur Fermë-Çlirim. Një automjet tip &...
AKTUALITET
17 Nëntor18:46
“Jemi para pallatit të krimit”/ Berisha në protestë: Rama e ka kthyer Shqipërinë në narko-shtet
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po mban fjalimin e tij para Kryeministrisë, në kuadër të protestës së thirrur nga...
AKTUALITET
17 Nëntor18:40
“Stop helmimit”/ Më 20 nëntor, protestë në Tiranë për mbrojtjen e kafshëve
Të enjten, më 20 nëntor, në orën 11:00, në Sheshin Skënderbej do të mbahet një protestë kundër dhun&eum...
AKTUALITET
17 Nëntor18:32
‘Hajdut dhe pallosh 2 metra'/ Protestuesit grumbullohen tek Kryeministria
Protestuesit kanë nisur të grumbullohen tek kryeministria, aty ku do të zhvillohet protesta e lajmëruar sot nga opozita. Në duar mbaj...
AKTUALITET
17 Nëntor18:25
Moti i keq në Shkodër, shembet një masiv inertesh në aksin Breg Lumi–Theth; bllokohen 5 automjete
Moti i keq në veri të vendit ka shkaktuar pasojat e para. Raportohet se në Shkodër 5 mjete dhe 9 persona u bllokuan në aksin rrugor B...
AKTUALITET
17 Nëntor18:20
Blindohet godina e Kryeministrisë, PD pritet të nisë protestën
Partia Demokratike pritet të nisë protestën para Kryeministrisë. PD ka marrë 2 orë leje për protestën, nga o...
AKTUALITET
17 Nëntor17:40
VIDEO/ “Benzi” fluturon karrocën me kalë në kanalin anës rrugës, rëndë drejtuesi
Një aksident u regjistrua në vendin e quajtur Fermë- Çlirim, në aksin Fier- Seman. Ngjarja ndodhi kur një automjet tip Benz &eum...
AKTUALITET
17 Nëntor17:44
“Do të të djeg të gjallë, na more nusen”, mesazhet kërcënuese para vrasjes së Sulo Halilit
Sot, halla e Sulo Halilit, shqiptarit që u vra dhe u dogj brenda një makine në Greqi ka hedhur ene më shumë drtë mbi kët&eu...
AKTUALITET
17 Nëntor17:37
Banesa u dogj nga zjarri, çifti i moshuar në Vlorë në mëshirë të fatit: Flejmë jashtë
Një banesë në lagjen e ish-sodës në Vlorë u dogj plotësisht më 16 nëntor, duke e bërë të pabanuesh...