Kalaja: Policët ose banditët që arrestojnë të rinj janë njëkohësisht edhe të banka edhe të medreseja
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
SERBI- Përleshjet shpërthyen për të dytën ditë të mërkurën në qytetin verior serb të Novi Sadit midis policisë dhe protestuesve të opozitës, që kërkojnë arrestime lidhur me shembjen vdekjeprurëse të çatisë në stacionin hekurudhor të qytetit, në fillim të këtij muaji.
Protestuesit antiqeveritar provuan të bllokojnë një gjykatë në Novi Sad, ku shembja e çatisë në stacion më 1 nëntor la pas vetes 15 të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur. Policia largoi protestuesit nga ndërtesa.
Një veprim i ngjashëm i opozitës të martën çoi në një përplasje disaorëshe, një shenjë e tensioneve në rritje për shkak të ngjarjes së një nëntorit.
Ngjarja në Novi Sad ka shkaktuar një valë protestash kundër autoriteteve dhe arrestime të disa aktivistëve që morën pjesë në to. Shumëkush në Serbi beson se korrupsioni i shfrenuar ka çuar në punë të ngadalta rinovimi në stacion dhe si pasojë në shembjen e çatisë.
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, të mërkurën paralajmëroi protestuesit në një deklaratë se policia “nuk do të tolerojë prishjen e rendit it publik, kërcënimet ndaj sigurisë së vendit dhe institucioneve shtetërore, si dhe sulmet ndaj policisë”.
Një grup ligjvënësish të opozitës arritën të hyjnë në ndërtesën e gjykatës në Novi Sad të mërkurën, ndërsa policia largoi të tjerët që po qëndronin jashtë. Protestuesit po kërkojnë gjithashtu lirimin nga paraburgimi të veprimtarëve të burgosur gjatë protestave të fundit.
Çatia e madhe e jashtme prej betoni e ndërtesës së stacionit hekurudhor u rrëzua papritur më 1 nëntor. Fillimisht 14 persona humbën jetën dhe tre u plagosën rëndë, por njëri nga të plagosurit vdiq të dielën.
Autoritetet kanë premtuar një hetim të plotë dhe ministri i ndërtimit i Serbisë, Goran Vesiç, dha dorëheqjen. Presidenti populist Aleksandar Vuçiç paralajmëroi më shumë dorëheqje.
Askush nuk është arrestuar dhe asnjë akuzë nuk është ngritur, megjithëse prokurorët thanë se dhjetëra njerëz janë marrë në pyetje si pjesë e hetimit.
Stacioni u ndërtua në vitin 1964 dhe u rinovua dy herë në vitet e fundit, si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë me kompanitë shtetërore kineze të ndërtimit.
Ndërkohë, sot policia arrestoi dy aktivistë në Beograd, të cilët po protestonin kundër planeve për të rrënuar një urë të kohës së Luftës së Dytë Botërore, që shërben për trafikun e tramvajit dhe makinave mbi lumin Sava, që shtrohet midis pjesëve të reja dhe të vjetra të qytetit.
Autoritetet planifikojnë të ndërtojnë një urë të re në vend të saj, një proces që do të zgjasë të paktën tre vjet. Veprimtarët e opozitës thonë se ura ekzistuese duhet të ruhet dhe se procesit të dhënies së kontratave për ndërtimin e urës së re i mungon transparenca./VOA
foto ilustruese LEZHË- Një 53-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kurbin. Sipas njoftimit të policisë, ...
Foto ilustruese VLORË- Tre persona janë vënë në pranga ditën e somte në Vlorë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ...
Foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka njoftuar ditën e sotme se ka mbyllur hetimet në lidhje me dosjen e Ermes Hoxhallin. I p...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për tre efektivët e policisë të cilët sho...
pamje nga ceremonia PRISHTINË- Unioni i Gazetarëve ka nderuar ditën e sotme me çmimin “Reporteri i Vitit 2024", gazetarin ...
martin cani TIRANË- Prej dy ditësh banka e klasës së nëntë në shkollën "Fan Noli", ku ulej 14-vjeçari Marti...
Foto ilustruese VLORË- Një 30-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht ditën e sotme nga kati i tretë i një palla...
Operacion ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin antidrogë të zhvilluar në disa qytetë në...
Operacioni ITALI- Autoritetet italiane vijojnë hetime dhe operacione në lidhje me goditjen e bandave të drogës në vend. Mësoh...
Aksident ELBASAN- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan- Cërrik. Mësohet s...