foto ilustruese
TIRANË- Vendimet që merren nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKUT) do të kërkojnë në disa raste më shumë firma sesa në procedurën normale.
Një ndryshim në vendimin e vitit 2017 “Për përcaktimin e përbërjes së Këshillit Kombëtar të Territorit është përcaktuar se si veprohet rast pas rasti sa i takon firmës që marrin aktet që dalin nga ky institucion.
Konkretisht pika 5 e vendimit nënvizon se Sekretariati teknik i KKTU-së zbardh vendimet e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, të cilat ua dërgon për nënshkrim Kryeministrit, në cilësinë e kryetarit, dhe ministrit të linjës për zhvillimin e propozuar. “Vendimet nënshkruhen edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Zhvillimit të Territorit(AZHT), në cilësinë e sekretarit të KKTU-së.
Vendimet, pasi nënshkruhen nga kryetari, ministri i linjës dhe sekretari i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, hyjnë në fuqi menjëherë” thuhet në pikën 5 të ndryshuar. E njëjta vijon se në disa raste kur lejet që jepen bien nën fushën që lidhet me basenet ujore, është e nevojshme që vendimet të nënshkruhen edhe nga kreu i Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore.
“Në rastin e zbardhjes së vendimeve, në zbatim të legjislacionit për burimet ujore, sekretariati teknik koordinon veprimet me Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore.
Vendimet për dhënie lejeje apo autorizimi, në zbatim të legjislacionit për burimet ujore, nënshkruhen edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore. Vendimet, pasi nënshkruhen nga kryetari, ministri i linjës dhe, kur është rasti, edhe nga sekretari i KKTU-së, hyjnë në fuqi menjëherë” thuhet në vendim.
Në përshtatje të kuadrit ligjor Këshilli Kombëtar i Territorit ndryshoi emër në Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, si autoritet kombëtar i planifikimit dhe zhvillimit të territorit dhe si organ qendror vendimmarrës, përgjegjës për administrimin dhe menaxhimin e burimeve ujore të Republikës së Shqipërisë, kryesohet nga Kryeministri. Në përbërje të tij janë Kryeministri, ministrat e qeverisë dhe kreu i AZHT./ MONITOR
Artikuj te sugjeruar
n.f
AKTUALITET
11 Shkurt08:14
Këtë javë pritet emetimi i Eurobondit 10-vjeçar të qeverisë shqiptare
TIRANË- Qeveria shqiptare pritet të realizojë këtë javë emetimin e Eurobondit të radhës. Sipas burimeve nga tregu fina...
n.f
AKTUALITET
11 Shkurt08:12
Do të jetë një e martë e cila do ju gjejë në siklet, parashikimi i horoskopit për sot
Foto ilustruese
Dashi
Parashikohet një ditë interesante, gjatë së cilës mund të arrini një synim që i keni vendosu...
E.D
AKTUALITET
10 Shkurt22:26
Arrestimi i Veliajt, Lala zbulon rolin e biznesmenit Elman Abule: Ai ka siguruar leje ndërtimi me një nga firmat e tij dhe...
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka ndarë detaje të reja mbi arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe rolin e b...
E.D
AKTUALITET
10 Shkurt21:31
"Çifti kanë një fëmijë te mitur"/ Lala tregon arsyen se pse për Ajola Xoxën u caktua masa “arrest shtëpie”
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për arrestimin me burg të kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe masën arr...
E.D
AKTUALITET
10 Shkurt19:38
Zgjedhjet në Kosovë/ Përfundon numërimi i votave, Vetëvendosja udhëheq me rreth 41%, ja si renditen partitë e tjera
KOSOVË- Numërimi i votave pas zgjedhjeve të djeshme në Kosovë ka përfunduar, ndërsa sipas KQZ partia e parë ësht&...
E.D
AKTUALITET
10 Shkurt19:20
Rezultatet e fundit nga KQZ, numërohen rreth 99 për qind të votave
KOSOVË- Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga KQZ deri më tani janë numëruar 98.97 për qind ...
E.D
AKTUALITET
10 Shkurt18:34
DnV: Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin demokratike, por me sfida teknike dhe procedurale
KOSOVË- Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” ka publikuar deklaratën preliminare për zgjedhjet parlamentare të 9 sh...
E.D
AKTUALITET
10 Shkurt18:05
Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen 97.71 për qind e votave, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 40.94 për qind
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar përditësimin e të dhënave sa i përket rezultatit t&eum...
E.D
AKTUALITET
10 Shkurt16:59
Misioni i KiE: Kosova mbajti zgjedhje paqësore, por përfaqësimi i grave mbetet i ulët
KOSOVË- Misioni vëzhgues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) i ka vlerësuar zgjedhjet parlamentare...
E.D
AKTUALITET
10 Shkurt16:56
Arrestimi i Veliajt, në pranga edhe biznesmeni Elman Abule
TIRANË- Pas arrestimit të kryebashiakut Erion Veliaj në pranga është vënë edhe biznesmeni i njohur Elman Abule. Në...