Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i Saukut, shkon në dy numri i viktimave, ndëron jetë në spital egjiptiani
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...

Sipas të dhënave të indeksit “Keydata”, të vëna në dispozicion për Monitor në 32 zonat kadastrale të Tiranës për 11 njësitë bashkiake, rezultojnë se çmimet mesatare të shitjes të apartamenteve në 20 vite janë 2 deri 3-fishuar.
Indeksi përfshin të dhëna për çmimet mesatare të apartamenteve mbi bazë të dhënash për apartamentet ekzistuese, pra për ndërtesë të ndërtuara 5, 10 apo 15 vite më parë, por dhe një numër të ulët të apartamenteve të reja. Llogaritja e çmimeve mesatare përfshin periudhën nga janar 2005 deri në muajin qershor 2025.
Referuar të dhënave të indeksit “Keydata” deri në qershor 2005 në njësinë bashkiake nr.1 çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve është 670 euro për metër katror. Në 6-mujorin e parë të 2025 në këtë njësi çmimi mesatar ka arritur 1,522 euro për metër katror. Në 20 vite çmimet mesatarë të shitjes së apartamenteve janë rritur 127% apo gati 1.3 herë më shumë. Njësia nr.1 është e ndarë në dy zona kadastrale: 1/1 Kinema “Ali Demi”, Fusha e Sportit, fshati Shkozë, Depo e Ujit; 1/2 Poligrafiku, Shkoza, Autotraktorët, fshati Shkozë, Lana Bregas, Linzë, Sauk.
Në njësinë bashkiake nr.2 për 6 mujorin e parë të 2005 çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve ishte 720 euro për metër katror. Në 6 mujorin e parë 2025, sipas të dhënave të Keydata, çmimi mesatar ka arritur 1,988 euro për metër katror. Në 20 vite çmimet në këtë njësi janë rritur 176% apo gati është arritur 3-fishim i tyre. Njësia nr.2 është e ndarë në zonat kadastrale, si : 2/1 Piramida, ish stadiumi “Qemal Stafa”; 2/2 Pazari i Ri, 9-katëshet, shkolla “Avni Rustemi”; 2/3 Ministria e Jashtme, Ambulanca nr.1, Bërryli; 2/4 Shkolla e Baletit, Ambasada Amerikane; 2/5 Qyteti “Studenti”, Fakulteti Ekonomik, Varrezat e Dëshmorëve, Sauk, Selitë.
Në njësinë bashkiake nr.3, për 6 mujorin e parë të 2005 çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve ishte 520 euro për metër katror. Në 6 mujorin e parë 2025 sipas të dhënave të “Keydata” çmimi mesatar ka arritur 1,503 euro për metër katror. Në 20 vite çmimet në këtë njësi janë rritur 189% apo gati 3-fishim i tyre. Njësia nr.3 është e ndarë në këto zona kadastrale: 3/1 Xhamllëku, Profarma, rruga “Bardhyl”, rruga “Kongresi i Manastirit”, Bulevardi “Zhan D’Ark”; 3/2) Porcelani, IK V, Kinostudio, rruga “Hoxha Tahsim”, Lana e vjetër, fshati Linzë.
Në njësinë bashkiake nr.4 çmimi mesatar në qershor 2025 arriti 1,524 euro për metër katror nga 576 euro për metër katror që ishin në qershor 2005. Çmimet janë shtrenjtuar 1.6 herë më shumë për 20 vite. Njësia përfshin zona kadastrale, si: 4/1 Kompleksi i spitaleve, SHIK, Oxhaku, Allias i ri, fshati Tufinë; 4/2 Allias, rruga “Njazi Meka”, Bregu i Lumit, Alliasi i Ri, rruga “Myslym Keta” “5 Maji”.
Si kanë ndryshuar çmimet në zonat e ish Bllokut, komunës së Parisit dhe Liqenit artificial
Në njësinë bashkiake nr.5 që përfshin disa zona pranë qendrës, çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve deri në 6 mujorin e parë 2005 ishte 742 euro për metër katror. Në 2025 për këtë njësi çmimi ka arritur 2,153 euro për metër katror. Çmimet janë 3-fishuar për periudhën 2005 deri qershor 2025. Njësia nr.5 përfshin zonat kadastrale, si: 5/1 Ish–Blloku, Libri Universitar, Vodafone; 5/2 Stadiumi “Selman Stermasi”, Shushica, Liqeni Artificial; 5/3 Kopshti Botanik, rruga “Komuna e Parisit” Liqeni artificial; 5/4 Hotel “Diplomat”, blloku “Vasil Shanto”, Selitë e Vogël.
Për zonën e ish Bllokut, indeksi llogarit çmime më vete, ku çmimi mesatar në 2025 ka arritur 2,660 euro për metër katror. Krahasuar me 2005 çmimet gati 3.4 herë më të larta.
Si kanë ndryshuar çmimet në njësitë e tjera bashkiake
Për njësitë bashkiake nr.6 që përfshin zonat si shkolla teknologjike, Kombinat dhe Sharrë çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve deri në qershor 2025 arriti 1,419 euro për metër katror dhe njësia te njësia nr.7 që përfshin zona rreth ish Ekspozitës, Unaza e Re, fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, NSHRAK çmimi mesatr ka arritur 1,850 euro për metër katror. Edhe në këto njësi çmimet në 20 vite janë 3-fishuar.
Deri në qershor 2025 në njësinë bashkiake nr.8 çmim mesatar i shitjes së apartamenteve arriti 1,915 euro për metër katror. Krahasuar me 6-mujorin e parë 2005 çmimet janë 1.5 herë më të larta. Për njësinë nr.9 çmim mesatar i shitjes së apartamenteve arriti 1,915 euro për metër katror. Krahasuar me 6-mujorin e parë 2005 çmimet janë 1.5 herë më të larta. Për njësinë nr.9, çmimi mesatar i shitjes në 2025 arriti 1,825 euro për metër katror gati 1,6 herë më të shtrenjta sesa 2005. Këto njësi bashkiake përfshijnë zona si: pranë tregut të Medresë, gjimnazit Partizani, Selvisë, Bulevardi Zogu I etj.
Për njësinë nr.10 që përfshin zona kadrastrale, si: 10/1 PTT, Telekomi, ish-Lidhja e Shkrimtarëve; 10/2 Rruga “Myslym Shyri”, Drejtoria e Policisë, Kisha katolike; 10/3 Blloku i Ambasadave, Prokuroria, Rruga e Durrësit, çmimet e shitjes arritën në qershor të 2025 në 2,316 euro. Krahasuar me 20 vite më parë çmimet në këtë njësi janë shtrenjtuar 177%, gati 3-fish më shumë.
Në njësinë nr.11 që përfshin disa zona si Don Bosku, Zogu i Zi etj deri në qershor të 2025 çmimi mesatari shitjes së apartamenteve ka arritur 1,572 euro për metër katror. Krahasuar me 2005 edhe për këtë njësi çmimet janë 3-fishuar.
Shqipëria pozicionohet ndër vendet me përdorimin më të ulët të inteligjencës artificiale, sipas të dhënave t...
Kryetari i PD, Sali Berisha Partia Demokratike ka thirrur sot, protestën para kryeministrisë. Tubimi i cili pritet të nisë në or&...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh...
Në dosjet e drejtësisë emri i Gilmandi Dani shfaqet për herë të parë në mesin e viteve 2000. Ai ndjek një jet&eum...
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se sipas informacionit të përditësuar nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimi Meteo...
Pilula e abortit, por edhe kontraceptivet që frenojnë shtatzëninë, po përdoren në mënyrë abuzive nga të rinjt&eum...
Ajo që duhej të ishte një udhëtim i zakonshëm sportiv për të ndjekur ndeshjen në stadiumin e Tiranës, u kthye n&e...
Në një drekë presidenciale të mbajtur në Bernë, presidentja e Zvicrës, zonja Suter, priti një grup të përzgj...
‘Ore zotëri, të lutem mos e përkëdhel kalin, se e kanë përkëdhelur shumë veta sot dhe bezdiset kali.” Kjo ...
Një fabrikë është denoncuar në qytetin e Elbasanit për shkak të ndotjes së madhe. Kjo fabrikë është &ld...