AKTUALITET

"Kjo taktikë parandalon kriminelët..."/ The Sun: Shqiptarëve të dënuar do t’u hiqet nënshtetësia në Britani, shënohet rasti i parë

E.D Përditësimi i fundit 20 Prill 2025, 16:23

"Kjo taktikë parandalon kriminelët..."/ The Sun:

ANGLI- Ministria e Brendshme apelon vendimin e gjyqtarëve “të butë” që ndaloi heqjen e nënshtetësisë britanike për kriminelët e rëndë pa paralajmërim. Sipas The Sun Ministria e Brendshme është duke apeluar një vendim të marrë nga gjyqtarë të cilësuar si “të butë”, i cili ndalon heqjen e nënshtetësisë britanike për kriminelët e rëndë pa i njoftuar më parë.

Kjo taktikë, relativisht e panjohur e Ministrisë së Brendshme, parandalonte kriminelët e rëndë me dy pasaporta që të hiqnin dorë nga nënshtetësia e tyre e huaj çka do t’i linte pa shtetësi, gjë që është e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Por Gjykata e Apelit tha se kjo metodë, e përdorur pas rastit të përdhunuesve nga Rochdale, të cilët hodhën pasaportat pakistaneze për të shmangur deportimin, nuk u jepte individëve mundësinë për t’u mbrojtur në mënyrë të drejtë.

Ky vendim lejoi që “bosi drejtues” i krimit të organizuar, shqiptari Gjelosh Kolicaj, 42 vjeç, të qëndronte në Mbretërinë e Bashkuar për arsye që lidhen me të drejtat e njeriut.

Pastruesi i parave, i dënuar për kontrabandimin e 8 milionë paundëve me valixhe nga Britania në Shqipëri, pretendoi se ish-sekretarja e Brendshme, Priti Patel, e kishte trajtuar padrejtësisht, duke i dhënë vetëm 30 minuta njoftim kur iu hoq nënshtetësia britanike në vitin 2021.

Ai u burgos për 6 vjet në vitin 2018, dhe Agjencia Kombëtare e Krimit paralajmëroi se ai do të mbetej një kërcënim edhe pas lirimit. Një vlerësim i brendshëm i Ministrisë së Brendshme shprehej: “Heqja e nënshtetësisë britanike të Kolicajt do të ishte në interes të publikut, pasi do të ndihmonte në parandalimin dhe pengimin e krimit të mëtejshëm, sidomos nga grupi kriminal ku ai kishte rol drejtues.”

Më 22 janar 2021, Kolicaj u njoftua se statusi i pasaportës së tij ishte në shqyrtim. Vetëm 30 minuta më vonë, u informua se ishte lëshuar urdhri për heqjen e saj. Në letrën e njoftimit, znj. Patel shkruante: “Veprat për të cilat jeni dënuar janë shumë të rënda dhe përfshijnë organizim dhe bashkëpunim me të tjerë. Jam e bindur që përfshirja juaj në krimin e organizuar e justifikon këtë vendim.”

Babai i katër fëmijëve pretendoi se nuk kishte pasur mundësi të drejtë për të kundërshtuar urdhrin, i marrë në bazë të Seksionit 40(2) të Aktit për Shtetësinë Britanike të vitit 1981. Ligji i lejon Sekretarit të Brendshëm të heqë në mënyrë të njëanshme nënshtetësinë britanike të një personi me dy shtetësi, nëse ky veprim nuk e lë atë pa shtetësi.

Ky ligj u përdor më së shumti në rastin e Shamima Begum, nusja e ISIS-it, në vitin 2019. Kolicaj pretendoi se mungesa e kohës për të dhënë përgjigje përbënte shkelje të të drejtave të tij njerëzore. Një gjyqtar “i butë” e pranoi këtë pretendim.

Gjykatësi Lord Edis tha: “Z. Kolicaj është privuar nga shtetësia pa pasur mundësinë të japë asnjë arsye pse kjo nuk duhet të ndodhte.”

Megjithatë, gjykata nuk dha udhëzime se si Ministria e Brendshme mund ta bënte procedurën më të drejtë për kriminelët e huaj. Ai shtoi: “Njoftimi dhe urdhri ishin të padrejtë në mënyrë procedurale dhe duhet të anulohen. Nuk është detyra e gjykatës të krijojë një procedurë që do të ishte e drejtë.”

Ai akuzoi drejtpërdrejt Patel për shkelje të detyrimeve për drejtësi në emër të efikasitetit.  Ky vendim mund të hapë rrugën që qindra kriminelë të tjerë të huaj, të cilëve u janë hequr pasaportat britanike, të pretendojnë se nuk janë njoftuar në kohë.

Të paktën dy nga abuzuesit në Rochdale hoqën dorë nga nënshtetësia pakistaneze pasi u informuan se pasaportat britanike ishin në shqyrtim Qari Abdul Rauf dhe Adil Khan të cilët vazhdojnë të jetojnë në Rochdale më shumë se një dekadë pas dënimit.

Kolicaj fitoi nënshtetësinë britanike në vitin 2009 përmes një martese me një grua britanike, por më vonë u nda dhe u martua me një shqiptare tjetër. Ai ka dy fëmijë me gruan e dytë, por mbajti pasaportën britanike nga martesa e parë.

Pas marrjes së nënshtetësisë, besohet se filloi të përdorte pasaportën për të dërguar valixhe të mbushura me para jashtë vendit. Ai dhe vëllai i tij, Jak, drejtuan një grup prej katër vetash që realizuan 80 udhëtime për dy vjet nga aeroporti i Stansted në vende të ndryshme të Europës.

Ata ranë në pranga pasi policia kapi dy çanta që përmbanin përkatësisht 180 mijë dhe 100 mijë paund në para të gatshme. Kolicaj më parë kishte fituar një rast gjyqësor, duke u mbështetur në Nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që garanton jetën private dhe familjare.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha: “Të huajt që kryejnë krime nuk duhet të kenë asnjë dyshim se ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar që ata të mos jenë të lirë në rrugët e Britanisë, përfshirë dëbimin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.”/The Sun/

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë