AKTUALITET

KLGJ mbyll pa vendim procedimet për dy gjyqtarët e shkarkuar nga vetingu

b.z Përditësimi i fundit 12 Mars 2025, 16:00
KLGJ mbyll pa vendim procedimet për dy gjyqtarët e shkarkuar nga
Kreu i KLGJ-së Ilir Rusi gjatë një aktiviteti

TIRANË - Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ vendosi të mërkurën më 12 mars të përfundojë pa vendim përfundimtar procedimin disiplinor ndaj ish-gjyqtarëve Bujar Musta dhe Ramazan Avdiu, pas shkarkimit të tyre me vendim të formës së prerë nga ana e institucioneve të vetingut të magjistratëve.

Hetimi administrativ ndaj Mustës dhe Avdiut në KLGJ filloi me kërkesë të ish-inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitin 2017 dhe u transferua pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD-së në shkurt 2021. ILD konstaton shkelje të gjyqtarëve dhe i kërkoi KLGJ-së që të caktojë ndaj Mustës masën disiplinore “ulje e pagës, deri në 40%, për një periudhë jo më gjatë se një vit” dhe “vërejtje publike” për Avdiun.

Por, pasi të dy këto subjekte u shkarkuan nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi në maj të vitit 2023 të pezullojë procedimet disiplinore deri në përfundimin e procesit të vetingut të tyre. Pas lënies në fuqi të shkarkimeve dhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, prej anëtarëve të KLGJ u konstatua se ata e kishin humbur të drejtën për të qëndruar në detyrë e për rrjedhojë nuk kishte më objekt për vijimin e procedimit disiplinor, duke e përmbyllur atë pa një vendim përfundimtar.

Nga ana tjetër, KLGJ vendosi të shfuqizojë vendimarrjen për pezullimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative Vlorë, Bevis Shehaj.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar në KLGj caktimin e masës disiplinore “vërejtje publike” ndaj gjyqtarit Bevis Shehaj, me pretendimin se ai nuk kishte zbatuar një vendim të dhënë nga KLGJ lidhur me kancelaren e Gjykatës Administrative të Vlorës, si dhe se nuk kishte respektuar dispozitat ligjore dhe nënligjore që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e gjykatave

Pas shkarkimit nga detyra të Shehajt në shkallën e parë të vetingut, KLGj vendosi në tetor të vitit 2022 të pezullojë procedimin disiplinor deri në përfundimin e çështjes ndaj tij në KPA.

Gjatë mbledhjes plenare të mërkurën, KLGJ konstatoi se vendimarrja e KPA për pushimin e procesit të rivlerësimit kalimtar për Shehajn e rikthen atë në detyrë. Për rrjedhojë u vendos shfuqizimi i vendimarrjes për pezullimin e procedimit disiplinor dhe u caktua që seanca dëgjimore pasardhëse të zhvillohet më datën 8 prill./BIRN

klgj bujar musta ramazan avdiu

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë