AKTUALITET

KLSH: Inceneratori i mori paratë më shpejt nga të gjitha PPP-të

n.f Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2024, 10:41
KLSH: Inceneratori i mori paratë më shpejt nga të gjitha
Foto ilustruese

TIRANË- Aktualisht janë rreth 15 kontrata të partneritetit Publik -Privat të cilat menaxhohen nga privatet me financime shtetërore. Sipas hulumtimit të KLSH-së mbi pagesat buxhetore ndaj këtyre kontratave rezulton se, koncesioni i inceneratorit të Tiranës ka disbursimin më të shpejtë nga fondet buxhetore në raport me kontratat e tjera.

“Nga analiza e ecurisë së realizimit të shpenzimeve për kontratat koncesionare në raportin e mes-vitit konstatohet se kontrata “Ndërtimi dhe Operimi i Porti Jahteve Orikum – Dukat” për 5 mujorin 2023 është realizuar 9 %; “Ndërtimi dhe Operimi i Rrugës së Arbrit” realizimi është 18 % ndërsa për “Ndërtimi i Shkollave të Arsimit Parauniversitar në Bashkinë e Tiranës” nuk është kryer asnjë pagesë, ndërkohë që për koncesionin e landfillit të Tiranës raportohet se janë paguar 70 % e totalit të pagesave.

Të gjitha sa më sipër, shfaqin nevojën e rritjes së vëmendjes së institucioneve shtetërore dhe të autoriteteve kontraktore për një planifikim të studiuar dhe monitorimin të vazhdueshëm dhe të kujdesshëm të shpenzimeve gjatë zbatimit të kontratave koncesionare” referoi KLSH-ja për Kuvendin.

Pagesat e rregullta ndaj inceneratorit të Tiranës një objekt që tashmë nuk ekziston, i klasifikuar për korrupsion të shumëfishtë nga SPAK kanë sfiduar ligjet dhe mbi të gjitha moralin e qeverisjes. Kontrolli i Lartë i Shtetit gjithashtu vuri në dukje se pagesat ndaj kontratave koncesionare po dalin jashtë kontrollit.

Koncesioni i sterilizimit, i cili ofron shërbimin e furnizimit të setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale sterile dhe furnizim me materiale mjekësore sterile ka marrë financime për vitin 2023 gjithsej në vlerën prej 1,750 milion lekë, 100 % të planifikimit vjetor, i cili është parashikuar në rritje edhe për vitet 2024 dhe 2025.

Nga auditimi i pagesave nga fillimi i koncesionit (2016) dhe deri në vitin 2023 rezulton se është shpenzuar 97 % e fondit limit të përcaktuar në Aneksin 1, Kapitulli iV.1.1 të kontratës koncesionare në një kohë që janë edhe dy vjet për mbylljen e kontratës. Sipas kontratës, nga fondi limit kanë ngelur edhe 384 milion lekë për dy vite në një kohë që shpenzimet mesatare vjetore të viteve të fundit janë mbi 1,700 milion lekë

Sipas të dhënave të vëna në dispozicion nga FSDKSH, në lidhje me financimin e Kontratës Koncesionare “Për ofrimin e hemodializës”, ka rezultuar se, pagesat në vlerën prej 849 milion lekë janë kryer mbi bazë e projeksionit dhe mbi projeksionit sipas rajoneve. Për vitin 2023, koncesionari është paguar për shërbim të pakryer dhe mbi projeksionin mujor për 9,241 raste nën projeksion dhe 1,557 raste mbi projeksion, në shumën gjithsej 103.5 milion lekë.

Për kontratën koncesionare të laboratorëve, sipas FSDKSH në vitin 2023 janë shpenzuar 1,725 milion lekë (1,719 milion lekë paraqitur nga MF, pra me një diferencë 6 milion lekë më pak), 112 milion lekë më shumë se në vitin 2022.

Referuar të dhënave mbi shpenzimet e kryera dhe ecurisë së planifikimit afatmesëm të buxhetit për financimin e këtij shërbimi rezulton se, vlera e tij do shkojë më tepër se parashikimi, duke kërkuar çdo vit më shumë angazhim fondesh buxhetore. Nga analiza e të dhënave mbi numrin e ekzaminimeve dhe shpenzimeve të kryera rezulton se ka prirje për rritjen e përvitshme të ekzaminimeve me tarifa të larta, kundrejt atyre me tarifa të ulëta./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë