AKTUALITET

Komiteti i Digave: Rezervuarët bujqësorë s’kanë matje të ujit dhe sedimenteve prej 30 vitesh

M.B. Përditësimi i fundit 27 Maj 2024, 10:24
Komiteti i Digave: Rezervuarët bujqësorë s’kanë matje
Foto ilustruese

TIRANA- Rezervuarët bujqësore që përdoren për ujitjen e tokave nuk kanë matje të volumeve të ujit dhe sedimenteve prej të paktën 30 vitesh. Të paktën ky është konstatimi që ka bërë Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKMD) duke nënvizuar se ligji përcakton që këto matje të bëhen çdo 5 vjet.

“Nga shqyrtimi i raportit vërehet se në të gjithë digat e mëdha të administruara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) të cilat sipas legjislacionit ne fuqi janë objekte të rëndësisë së veçantë nuk ka të dhëna për  monitorimin real dhe me instrumente të këtyre digave. Nuk janë përgatitur plane të gatishmërisë në rastet e emergjencave civile. Nuk ka asnjë sistem alarmi të instaluar në këto diga apo në  zonat urbane poshtë tyre, nuk janë përgatitur të dhëna në lidhje me monitorimin e integruar real të tyre. Megjithëse sipas legjislacionit në fuqi kërkohet matja e volumeve aktuale të ujit dhe sedimenteve në rezervuarët e krijuar prej tyre të paktën një herë në 5 vjet. Rezulton se në këto rezervuare nuk është kryer asnjë matje faktike e këtyre volumeve prej mese 30 vitesh”, thuhet në parashtrimin e vendimit të KKMD që mban datën 29 prill.

Sipas të njëjtit mungesa e këtyre matjeve bëhet më problematike jo vetëm për menaxhimin e integruar dhe kompleks të rezervave ujore të krijuar me një volum të projektuar prej mëse 110 milion m3 ujë por edhe për faktin se këto objekte janë ndërtuar mëse 40 vjet përpara dhe problemet e sedimenteve duken se janë të mëdha dhe kanë zvogëluar ndjeshëm volumin faktik të ujit në këto rezervuare.

Komiteti konstaton se në të gjithë digat e mëdha të administruara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nuk ka asnjë vlerësim të aseteve të digave dhe elementëve të tyre apo regjistër të këtyre pasurive të paluajtshme.

“Mirëmbajtja e këtyre digave ka mjaft probleme të cilat po sjellin përkeqësimin e gjendjes së tyre. Një nga digat e mëdha që administrohet nga MBZHR Diga e Bllacës në Dibër ka vite që është jashtë funksionit. Në shumicën e digave të mëdha mungojnë masat për sigurinë fizike të tyre dhe elementëve kryesorë të tyre.  gjitha digat e mëdha te administruara nga MBZHR nuk ka asnjë vlerësim te aseteve te Bazuar në Raportin e paraqitur na rezulton se në përgjithësi të gjitha digat e mëdha që janë nën administrimin e bordeve të MBZHR nuk monitorohen sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi”, thuhet në vendim.

Në këto kushte KKDM vendosi ti kërkoj MBZHR si shfrytëzuese e digave të mëdha që administrohen prej saj, të marrë masat për mirëmbajtjen dhe monitorimin e digave të mëdha përmes sistemeve të monitorimit. “Në kuadër të këtyre masave duhet të kihet parasysh instalimi i sistemeve të monitorimit të digave në kohe reale dhe online si dhe krijimi i bazës se të dhënave të monitorimit të digave dhe rezervuarëve të krijuar prej tyre” nënvizon Komiteti./ Monitor

diga

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë