Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...
TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me denoncimin dhe njoftimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit ku thuhet se një 14-vjeçar është dhunuar gjatë qëndrimit në komisariatin nr.1. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se më 12 prill, i mituri është shoqëruar në këtë komisariat mbi dyshime se kishte hedhur lëndë piroteknike, në zonën e Liqenit Artificial, veprim i cili ishte njoftuar nga banorët e zonës. Ai është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Ndërkohë lidhur me pretendimet e prindërve të të miturit, se ai është dhunuar gjatë qëndrimit në ambientet e Komisariatit ka nisur hetimi disiplinor për dy inspektorë të komisariatit dhe nënkomisaren. Gjithashtu , Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, me datë 15.04.2025, ka referuar materialet në Prokurori, me qëllim hetimin penal të 3 punonjësve të Policisë, për veprat “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë
Në lidhje me një njoftim të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, sipas të cilit gjatë qëndrimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, është dhunuar një i mitur i ndaluar, sqarojmë:
Me datë 12.04.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë shoqëruar në ambientet e këtij komisariati, 14-vjeçarin që pretendon se është dhunuar, mbi dyshime se kishte hedhur lëndë piroteknike, në zonën e Liqenit Artificial, veprim i cili ishte njoftuar nga banorët e zonës, pasi ishte shkaktuar panik dhe shqetësim te ta. Për këtë shtetas Policia referoi materialet në Prokurori, ku u vendos procedimi i tij në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Për këtë rast është dhënë njoftim në përmbledhjen ditore të qarkut Tiranë, më datë 13.04.2025.
Në bazë të pretendimeve të prindërve të të miturit, se ai është dhunuar gjatë qëndrimit në ambientet e Komisariatit, me urdhër të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me datë 13.04.2025, ka nisur ecuri disiplinore, për shkelje të rëndë, për:
-Inspektor D. M., oficer i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1;
-Inspektor R. D., oficer i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1;
-Nënkomisare Xh. B., specialiste e Seksionit të Patrullës së Përgjithshme dhe Rendit të Komisariatit të Policisë Nr. 1.
Gjithashtu, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, me datë 15.04.2025, ka referuar materialet në Prokurori, me qëllim hetimin penal të 3 punonjësve të Policisë, për veprat “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
Ndërkohë, Drejtoria e Standarteve Profesionale, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur menjëherë një hetim administrativ, për të verifikuar nëse 3 punonjësit e Policisë kanë shkelur kompetencat dhe detyrimet që iu caktojnë rregullorja e Policisë së Shtetit dhe procedura standarde e punës.
Theksojmë se strukturat e Policisë së Shtetit dhe ato të Policisë së Tiranë janë maksimalisht të angazhuara për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti dhe për të reaguar shpejt, me paanësi dhe konform ligjit, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të përgjegjësve.
Ndërkohë një ditë më parë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka kërkuar që të hetohet rasti i dhunës në Komisariatin nr.1 në Tiranë ndaj një 14-vjeçari i cili më 12 prill ishte shoqëruar pasi ishte kapur duke hedhur në mënyrë të paligjshme. Në deklaratë thuhet se në Regjistrin e të dhënave të personave të shoqëruar të mitur, KShH konstatoi korrigjime në oraret e shënuara, në emrin e psikologes dhe oficerit të policisë gjyqësore. Komiteti thotë se në fakt psikologia nuk kishte marrë takim me të miturin në Komisariat, por vetëm në ambientet e Spitalit të Traumës. Sipas deklaratës, nga kjo del se emri i psikologes në regjistrin e Komisariatit ishte shënuar më vonë.
Gjithashtu në deklaratën e KShH thuhet se duke pasur parasysh faktet e mësipërme arrihet në përfundimin se i mituri është dhunuar, gjë që ka qenë evidente jo vetëm me shikimin vizual, por edhe në epikrizën mjekësore të Spitalit të Traumes. Komiteti thotë se veç kësaj punonjësit e policisë megjithëse kanë bërë shënimet në regjistër për hematomën, meqë mohuan ushtrimin e dhunës ndaj tij nuk e dërguan atë për vizitë tek mjeku. Sipas njoftimit, i mituri u dërgua në spital vetëm me insistimin e prindërve.
KShH thotë se në rastin e përmendur më lart në Komisariatin e Policisë Nr. 1, të miturit nuk i është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore dhe psikologjike duke vepruar kështu në kundërshtim me nenin 34, pika 1, gërma ç dhe pikën 1 të nenit 35 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe nenet 10, 14, 18 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, ku bëhet fjalë për parimin e interesit më të lartë të fëmijës, asistencën e psikologut si dhe përdorimin e masave alternative të shmangies.
"Ndërkohë që prindërit e shtetasit të mitur, më datë 13.04.2025 kanë depozituar një kallëzim pranë Agjensisë së Mbikqyrjes Policore si dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, KShH i bën thirrje institucioneve përgjegjëse ta hetojnë këtë rast me përparësi dhe seriozitet, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e situatave të ngjashme në të ardhmen", shkruhet ndër të tjera në deklaratën e KShH.
ANGLI- Një emigrant i paligjshëm shqiptar i shpëtoi deportimit nga Britania pas një kërkese “të suksesshme” sipas Ne...
FIER- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin tragjik që u regjistrua mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Lushn...
DIBËR- Pamjet e arrestimit të ish-drejtoreshës së Spitalit Rajonal Dibër, Irini Shehu kanë dalë. Arrestimi i saj ë...
foto ilustruese LIBRAZHD- Një 42-vjeçar është arrestuar në Librazhd pasi ka qëlluar me armë gjahu në ajër gj...
foto ilustruese DURRËS- Tre persona janë arrestuar në Durrës pasi ushtronin prostitucion dhe më pas kërcënonin klie...
foto ilustruese TIRANË- Megjithëse në Shqipëri sinjali televiziv tokësor analog është fikur prej më shumë se ...
foto ilustruese TIRANË- Italianët kanë mbetur grupi i dytë me peshën më të madhe të vizitorëve pas Kosovë...
GREQI- Një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të regjistruar në rrugën “Larissi...
TIRANË- Këmbësori 77-vjeçar i cili u përplas mbrëmjen e djeshme nga një motor në aksin rrugor Lushnjë-Fier ...
TIRANË- Ekonomia shqiptare përballet me sfida reale të lidhura ngushtë me kap8italin njerëzor. Një vlerësim periodik i Bank...