AKTUALITET

Kompania e mashtrimit që luan me fatin e njerëzve duke i zhvatur qindra euro

b.z Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2025, 22:25
Kompania e mashtrimit që luan me fatin e njerëzve duke i zhvatur
Alxher Service

TIRANË - Mashtruesja seriale e Alxher Service ka arritur të mashtrojë shumë persona duke i premtuar kontrata pune jashtë vendit.

Jani, ishte një prej tyre.

“Me kompaninë Alxher Service jam njohur përmes Instagramit. Takimi u bë te zyra, u takova me administratoren Xherina Nasufi. Biseda vijoi duke më informuar mbi kontratën e punësimit, pagesa ishte ne vlerën 500 euro, e kërkuar si klauzolë për të bërë procesin e ndërmjetësimit me kompaninë atje. Në kontratë specifikohet që në qoftë se nuk realizohet kontrata brenda 6 muajve nga momenti që unë kam bërë aplikimin, mua më rimbursojnë 45 mijë lekë të reja. Kontrata është lidhur në datën 26 dhjetor të vitit 2023. Në 26 qershor të 2024, i bie që është fundi i kësaj kontrate dhe në qoftë se nuk ka një përgjigje pozitive deri në këtë datë, nga 500 euro pagesë do më ktheheshin 45 mijë lekë të reja brenda 26 dhjetorit të 2024. Kaloi qershori, nuk u bë gjë, në këto kushte interesohem me emaili. Përcillesha gjithmonë me idenë që do t'ju informojmë dhe nuk kishte asnjë lloj shpjegimi. Kompania, në një moment pas shumë kohëve dhe pas 6 muajve që kontrata skadoi, më dërgon një email dhe më thotë se jam future në fazën e rimbursimit. Unë e pyeta si dhe kur bëhet rimbursimi, sepse ata nuk kishin asnjë të dhënë time bankare dhe nuk ka asnjë lloj shpjegimi, ngelet gjithmonë situata e vakët në ajër pa asnjë lloj përgjigje konkrete. Komunikimi i fundit ishte që unë i dërgova të dhënat e mia bankare dhe pas disa ditësh që unë i kisha dërguar këto të dhëna, më thanë: ne jemi pushim deri në datën 15 janar. Pas 15 janarit, do të kontaktoheni përsëri në të ardhmen, që t'iu rimbursohen lekët. Pra, vetëm zvarrisin.”

Por Jani nuk është i vetmi që ka rënë pre e kësaj skeme. Artiola dhe Emiliani janë mashtruar gjithashtu në vlerat 300 dhe 500 euro, por kjo duket se nuk i bën aspak përshtypje administratores së kompanisë, e cila në përballjen me Piranjat zgjodhi të komunikojë me arrogancë dhe ironi pa u vënë aspak në siklet lidhur me akuzat.

Duhet sqaruar se Xherina nuk është e panjohur për mediat, duke përdorur të njëjtat forma zhvatjeje të klientëve. Kolegët e emisioneve të tjera investigative e kanë denoncuar publikisht edhe parë, por kjo duket se vetëm e motivon këtë zonjë të re.

Gjithsesi, pas ballafaqimit me administratoren, Piranjat vendosën ta denoncojnë për mashtrim dhe në këto kushte, e detyruar përballë ligjit, ajo më në fund ndërgjegjësohet dhe ia kthen paratë Janit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë