Protestuesi u qëllua me plumb gome në bark/ Dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në ...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...

Në vitin 2024, kompania italiane AGSM AIM ka regjistruar një rritje të ndjeshme të aktivitetit të saj në Shqipëri, duke dyfishuar volumin e mbetjeve të trajtuara në Tiranë dhe duke shënuar fitime në rritje në tregun shqiptar. Kjo ndodh ndërsa grupi feston një bilanc rekord në Itali – me 53 milionë euro fitim neto, 137 milionë euro investime dhe 28.9 milionë euro dividentë të shpërndarë bashkive partnere.
Sipas dokumentacionit, brenda këtij suksesi financiar dhe industrial, një nga zhvillimet më të rëndësishme ka qenë zgjerimi agresiv në kryeqytetin shqiptar, përmes kompanisë Eco Tirana, një ndërmarrje publike italo-shqiptare ku AGSM AIM zotëron 49% të aksioneve, ndërsa 51% i përkasin Bashkisë së Tiranës. Në vitin 2024, Eco Tirana ka mbledhur mbi 220 mijë tonë mbeturina, duke shënuar një rritje mbresëlënëse prej +139% krahasuar me vitin e kaluar, dhe duke shërbyer një popullsi afër 900 mijë banorësh. Kompania italiane e ka cilësuar këtë shtrirje si një sukses strategjik ndërkombëtar, që i jep AGSM AIM një profil të ri në tregjet jashtë Italisë.
Në mars 2024, Bashkia e Tiranës zgjeroi kontratën për shërbimin e pastrimit të qytetit me Eco Tirana si partner kyç, që përmes një marrëveshjeje, shtriu aktivitetin e pastrimit në disa zona të qytetit. Eco Tirana është themeluar më 2016 si një shoqëri e përbashkët publike, mes dy qyteteve – Veronës dhe Tiranës. Për vite, sipërmarrja nuk prodhoi përfitime domethënëse për qytetarët italianë që, përmes taksave, mbështesin AGSM AIM, dhe as hyrje domethënëse për komunitetin veronez.
Pas një periudhe paqartësish financiare, ku AGSM Holding Albania (ish-aksionere e ndërmjetme) rezultoi me humbje dhe Eco Tirana kishte vetëm fitime modeste, në prill 2024 AGSM AIM mori zyrtarisht nën kontroll 49% të Eco Tirana, duke likuiduar plotësisht kompaninë ndërmjetëse dhe mbyllur kapitullin “Holding Albania”.
Në fund të vitit 2023, Këshilli Bashkiak i Veronës miratoi një ristrukturim të shoqërive të lidhura, dhe në prill 2024, AGSM AIM bleu zyrtarisht 49% të Eco Tirana nga AGSM Holding Albania, duke e likuiduar përfundimisht këtë të fundit. Kjo shënoi mbylljen e kapitullit “Holding Albania” dhe rifokusimin e aktivitetit vetëm përmes Eco Tirana, tashmë e kontrolluar nga AGSM AIM në mënyrë të drejtpërdrejtë. Dokumente financiare të mëhershme tregojnë se ndërmarrje të tjera të lidhura, si Eco Recycling, kanë pasur humbje të konsiderueshme, duke forcuar shqetësimet për qëndrueshmërinë e këtij modeli.
Ndërsa AGSM AIM përfiton nga një zgjerim operacional në një treg në zhvillim si Shqipëria, pyetja mbetet: A është kjo një strategji afatgjatë me ndikim real për të dy palët, apo një shembull tjetër i investimeve publike jashtë kontrollit dhe transparencës?/tpz
Trupi i pajetë i gjetur në brigjet e Marbellës në Spanjë, e që dyshohet se i përket Miklovan Dakajt, i zhdukur që prej...
Fshati Vallas në Elbasan nuk i ka shpëtuar shpopullimit. Mosha e tretë e cila tashmë ka mbetur në fshat shprehet se janë lë...
Një aksident rrugor është shënuar sot unazën e qytetit të Korçës. Një makinë ka përplasur një gr...
Diskutimi mbi projektbuxhetin e vitit pasues ka nxehur së tepërmi gjakrat në KLP. Në mbledhjen e së hënës, anëtari Sok...
Një sondazh i sapo publikuar e Eurobarometrit ka zbuluar se 56% e qytetarëve të BE-së janë pro zgjerimit të mëtejshëm ...
Prej shtatë vitesh, në fshatin Vllahinë të Vlorës jeton e punon Michele Ricci, një fermer italian i martuar me shqiptare. A...
Një 37-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Korçës, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 8 metë...
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Gimaj në Shkodër, ku ka mbetur i lënduar një persona. Sipas informacio...
Janë goditur dy raste të kultivimit të kanabisit në Krujë. Policia bën me dije se është arrestuar në flagrancë...
Situata e produkteve ushqimore që prodhohen në vendin tonë vazhdon të jetë alarmante. Së fundmi, Kroacia ka kthyer mbrapsht nj&...