AKTUALITET

Konferenca 'Bota e Autizmit'/ Liri Berisha dhe Salvador Kaçaj vlerësohen me 'Medalje Merite' nga Presidenti i Urdhrit Sovran të Maltës

m.l Përditësimi i fundit 26 Prill 2025, 15:43

Konferenca 'Bota e Autizmit'/ Liri Berisha dhe Salvador

TIRANË- Dr. Liri Berisha, presidente e Fondacionit ‘Fëmijët Shqiptarë’ dhe Salvador Kaçaj u vlerësuan me “Medalje Merite” nga Konfederata Ndërkombëtare e Prioritateve të Mëdha Autonome, Kalorësit e Maltës, gjatë punimeve të konferencës shkencore “Bota e Autizmit”, e cila u mbajt sot në Tiranë. 

Dr. Liri Berisha theksoi rëndësinë që ka zëri i profesionistëve të fushës dhe kërkoi që risitë e konferencave të tilla, të kenë më shumë vëmëndje nga mediat. Ajo vlerësoi traditën e Fondacionit ‘Fëmijët Shqiptarë’ në organizimin e konferencave dhe rolin e tyre në mbështetjen e botës së autizmit.

"Autizmi nuk mund të quhet më sindromë izolimi. Ai mund të sfidohet nga prindërit heronj, siç jeni ju dhe nga specialistët që jeni po në këtë sallë. Dua të theksoj fort se sot më shumë se kurrë, zëri i profesionistëve të vërtetë të fushës, dhe risitë e konferencave të tilla duhet të dëgjohen më shumë nga ju mediat, vetëm kështu do të përcjellim mesazhin e kolauduar shkencërisht dhe për rrjedhojë do të kemi qasjen e duhur në zgjidhjen e çështjeve që ne sot na mungojnë.

Do të doja që profesionistët e rinj të fushës, ata që janë sot në hapat e para të trajtimit të fëmijëve të vegjël me këtë fenomen, të bëhen sy e veshë ndaj profesionistëve më në zë që ka fituar sot ky format shkencor, dhe të përfitojnë sa më shumë nga eksperienca dhe faktet që ata do të sjellin këto ditë në vendin tonë.

Fondacioni ‘Fëmijët Shqiptarë’, siç e ka bërë traditë organizimin e konferencave të të gjitha profileve, do të vijojë të jetë zëri i tyre të gjithëve në botën e autizmit. Zëri i profesionistëve, i mjekëve, i akademikëve, i prindërve, si dhe i fëmijëve tashmë të rritur që artikulojnë kaq bukur dhe lirshëm mesazhet e tyre.

Në fillimin e punimeve të kësaj konference, dua të përcjell falënderim për të gjitha përpjekjet që po bëni, duke sjellë pak dritë dhe shpresë në familjet që vuajnë këtë diagnozë.Shpresoj që Tirana dhe fondacioni ‘Fëmijët Shqiptarë’ të jenë sërish mikpritësit e projekteve madhore në botën e autizmit”, tha Liri Berisha.

Në fjalën e tij, Salvador Kaçaj përfaqësues i Priorisë së Madhe Autonome të Kalorësve të Maltës në Shqipëri bëri thirrje për një shoqëri më të ndjeshme, më të dashur dhe më njerëzore ndaj personave në spektrin e autizmit.

“Unë vetë kam një pjesëtar në familjen time me autizëm, nipin tim. Për shkak se i ati i tij ka ndërruar jetë, jam kujdesur unë për të. Këta fëmijë kanë nevojë për shumë dashuri dhe urtësi. Jam edhe unë i emocionuar, ashtu siç tha edhe doktoresha, sepse për fat të keq shoqëria jonë nuk është ende mjaft e ndjeshme. Këtu kanë ardhur njerëz nga e gjithë bota për të mbështetur këtë shtresë të ndjeshme. I falënderoj të gjithë zotërinjtë dhe zonjat që kanë ardhur nga jashtë kufijve tanë për të ndihmuar këta fëmijë. Për hir të së vërtetës, është detyrë e shoqërisë sonë të jemi më të ndjeshëm, më të vërtetë, më njerëzorë ndaj tyre.

Kjo shtresë ka nevojë për ne. Janë shtresa më brilante, më të mirë se ne. Ai që nuk e kupton këtë, i mjeri ai, sepse një ditë do të dënohet dhe do të japë llogari para Zotit.Për këta fëmijë, Zoti i tyre në tokë jemi ne, ne që duhet të kujdesemi për ta dhe t’u shërbejmë me përkushtim. Dua t’ju falënderoj përzemërsisht dhe shpresoj që vitin tjetër, në muajin e autizmit, të organizojmë një konferencë edhe më të madhe. Unë jam i përkushtuar, së bashku me Urdhrin e Maltës, për të kontribuar në të gjithë Shqipërinë në mbështetje të këtyre fëmijëve dhe për çdo njeri që ndihmon këtë shtresë.

Kjo shtresë meriton me shpirt dhe me zemër shërbim, dashuri dhe përkushtim. U uroj të gjithëve që kanë këta fëmijë jetë të gjatë, dhe sa më shumë dashuri e ngrohtësi në jetën e tyre”, tha Salvador Kaçaj.

liri berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë