AKTUALITET

Konferenca Kombëtare e Sigurisë Kibernetike, Sejko prezanton strategjitë që ndjek BSH për një hapësirë të sigurt kibernetike

n.f Përditësimi i fundit 10 Tetor 2024, 14:56
Konferenca Kombëtare e Sigurisë Kibernetike, Sejko prezanton
Sejko

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Konferencën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, të organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, ku morën pjesë ministra, përfaqësues diplomatikë, partnerë ndërkombëtarë, përfaqësues nga sektori privat dhe ekspertë të sigurisë kibernetike. Konferenca kishte në fokus vizionin e institucioneve shqiptare për forcimin e ekosistemit kibernetik dhe rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar, në kuadër të përballimit të sfidave të sigurisë kibernetike, si dhe risitë e sfidat e teknologjive të reja.

Guvernatori Sejko prezantoi strategjitë që ndjek Banka e Shqipërisë për një hapësirë të sigurt kibernetike. Një ndër objektivat kryesorë të zhvillimit në Bankën e Shqipërisë është modernizimi dhe siguria e teknologjisë së informacionit, duke përfshirë zgjerimin e funksionaliteteve  dhe  rritjen  e  qëndrueshmërisë së sistemeve. Në fokus gjithashtu mbetet optimizimi i infrastrukturës së rrjetit përmes teknologjive të reja për mbrojtjen e mjedisit dhe eficiencës në energji, dhe forcimi  i  sigurisë  përmes  përmirësimit  të  planeve  të  vijimësisë  dhe  reagimit  ndaj  rreziqeve kibernetike, mbështetur në standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira për mbrojtjen kibernetike.

Banka e Shqipërisë punon në vazhdimësi për forcimin e kuadrit rregullator dhe mbikëqyrjen e rrezikut të teknologjisë së informacionit. Përafrimi i legjislacionit me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe direktivat e BE-së ka marrë një përparësi të veçantë me zhvillimet e fundit teknologjike. Më konkretisht, puna e saj është e fokusuar në disa drejtime kryesore: Vendosja e standardeve rregullatore dhe ligjore për mbrojtjen e sistemeve,  për sigurinë e të dhënave personale dhe autentifikimin e përdoruesve. Njëkohësisht, si pjesë e kërkesave rregullatore, janë përcaktuar plane të qarta për menaxhimin e incidenteve kibernetike dhe rikuperimin e sistemit pas një sulmi.

Auditimi i rregullt dhe mbikëqyrja e vazhdueshme e sistemeve dhe masave të sigurisë së institucioneve financiare për të siguruar përputhjen me standardet dhe për t’u siguruar që institucionet financiare të ndjekin praktikat më të fundit dhe të jenë të përgatitura për sulme të reja. Krijimi i bashkëpunimeve ndërinstitucionale dhe ndërkombëtare për të luftuar krimin kibernetik, si dhe pjesëmarrja në grupet e shkëmbimit të informacioneve për të ndarë të dhëna mbi sulmet dhe kërcënimet e fundit kibernetike.


Në vijim Guvernatori Sejko u ndal edhe në sfidat me të cilat po përballet sektori bankar në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike, të cilat janë bërë më të sofistikuara, me sulmues që përdorin taktika të reja për të shënjestruar infrastrukturat bankare. Në përgjithësi, sektori bankar përballet me një gamë të gjerë sfidash në fushën e sigurisë kibernetike që kërkojnë një kombinim të teknologjive moderne, planeve të detajuara të reagimit dhe trajnimit të vazhdueshëm të stafit dhe klientëve për t’u mbrojtur në mënyrë efektive kundër kërcënimeve të ndryshme.

Nga ana e bankave janë kryer investime të konsiderueshme për mbrojtjen kibernetike gjatë viteve të fundit, të cilat synojnë të mbrojnë bankat nga sulmet kibernetike dhe të rrisin sigurinë e të dhënave dhe infrastrukturës IT.

Në mbyllje, Guvenatori u shpreh se në ditët e sotme, institucionet financiare po bëhen gjithnjë e më të varura nga shërbimet dhe sistemet digjitale, ndërsa përballen me një rritje të numrit të kërcënimeve kibernetike, ndaj siguria në këtë fushë duhet të trajtohet kurdoherë si një çështje e nivelit të lartë, ndërfunksionale dhe që prek gjithë sistemin e një vendi.

gent sejko konferenca kombëtare e sigurisë kibernetike

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë