
Kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja e BE për Zgjerimin, Marta Kos, nisën një konferencë të përbashkët, pas samitit të sotëm që Rama e përshkroi si “të frytshëm për afrimin e rajonit me Bashkimin Evropian”.
Pas samitit, tha se takimi i sotëm ishte i frytshëm. Kreu i qeverisë theksoi se rikonfirmuan edhe njëherë se Plani i ri i Rritjes është një urë e shpejtë dhe e sigurtë drejt BE.
Rama tha se në marrëveshjen e re të Roaming, do të përfshihen edhe qytetarët e vendeve të rajonit dhe që jetojnë në ato të Unionit.
“Sot mund të them që kemi mbyllur një takim edhe një herë tjetër të frytshëm me hapa konkretë të mëtejshëm, që e afrojmë më tej rajonin me BE, duke konfirmuar se plani i ri i rritjes është urë e shpejtë dhe e sigurtë drejt tregut të përbashkët evropian. Po sjell në vëmendje disa nga angazhimet, roaming që me marrëveshjen e re do të përfshihet edhe për qytetarët tanë në regjimin e BE, një hap i rëndësishëm dhe domethënës pas atij me pagesat, të cilat tanimë bëhen pa asnjë ngarkesë ekstra duke kursyer dhjetëra miliona euro nga xhepat e qytetarëve të secilit prej vendeve të BP. Ndërlidhja me korridoret evropiane vazhdon të mbetet prioritet dhe të financohet nga instrumentat e BE. Tregtia dhe lehtësimi i saj përmes një plani të detajuar lidhur me pikat kufitare, transformimi dixhital dhe identiteti dixhital, që ne e kemi gati dhe do e fusim në jetën reale në fillim 2026, duke i paraprirë i atij që do të jetë sistemi i identitetit dixhital të BE, dmth se s’do të ketë më nevojë për ID, pasaporta se identifikimi do të bëhet përmes celularit. Identiteti dixhital do të vlejë edhe për aktivitete të tjera si transaksione financiare, blerjet përmes telefonit. Folëm edhe për përafrimin në zinxhirin e vlerës të BE në aspektin industrial dhe turizmin si komponent që duhet fuqizuar në bashkëpunimin mes vendeve. Mendoj se kemi hapur shteg tjetër për të bashkëpunuar me KE në funksion të fuqizimit të arsimit të lartë, përmes ndërkombëtarizimit, gjë që e kemi filluar në Shëqipëri, por me ndihmën e KE, mund ta cojmë në nivel tjetër.”, tha Rama.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
21 Nëntor12:32
Përmbytjet nga moti i keq/ Ja si paraqitet situata në qarqet e vendit
Moti i keq me reshje të denura shiu ka shkaktuar probleme në shumë qarqe të vendit.
Reshjet intensive kanë përmbytur toka bujq&...
AKTUALITET
21 Nëntor12:26
Akuzohet se siguroi kushtet për vrasjen e Durim Bamit, mbyllet hetimi për Aldo Avdylajn
Aldo Avdylit i është komunikuar këtë të premte mbyllja e hetimeve për dosjen “Revanshi”, dhe materialet tashmë ...
AKTUALITET
21 Nëntor11:41
Vdekja e gruas së Alban Hoxhës pas lindjes së djalit/ Gjykata jep vendimin
Gjykata ka shpallur fajtorë mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar për vdekjen e Dorjana Hakës, bashkëshortes s&...
AKTUALITET
21 Nëntor11:00
500 kg kokainë/ Në kërkim nga autoritetet belge, pranga 39-vjeçarit shqiptar (EMRI)
Policia greke ka vënë në pranga Osmen Hoxhën, 39 vjeç nga Fieri, i cili ishte shpallur në kërkim me një urdhër-...
AKTUALITET
21 Nëntor10:56
Bizneset dalin në protestë kundër Bashkisë Vlorë
Të gjithë bizneset e qytetit janë bashkuar në një protestë simbolike duke fikur dritat, në shenjë kundërshtimi nd...
AKTUALITET
21 Nëntor10:57
Moti i keq në Librazhd/ Dëmtohet prita e lumit, një urë jashtë funksionit
Sektori i Emergjencave Civile i Bashkisë Librazhd dhe salla operative e Komisariatit të Policisë kanë raportuar shfaqjen e dy problemeve s...
AKTUALITET
21 Nëntor10:51
Plarent Dervishaj përplaset me gjyqtarët në sallë: Bëjeni ju gjyqin! Nuk do të marr më pjesë
Seanca gjyqësore ndaj Plarent Dervishajt është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes të pandehurit, avokatëve dhe trup&eu...
AKTUALITET
21 Nëntor10:41
Komisionerja Kos: Europa s’mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor, kemi gabuar në të shkuarën
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, mbajti sot fjalimin e saj në samitin “Growth Plan – Our pathway to EU”, duke t...
AKTUALITET
21 Nëntor10:29
Gjykata e Lartë vulos burgimin e përjetshëm për Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin
Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi
Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi dënohen përfundimisht me burgim përjetë.
Gjykata e Lartë la...
AKTUALITET
21 Nëntor10:23
AFP: Gjykata antikorrupsion pezullon aleaten e ngushtë të Ramës, dyshohet për favorizim në dy tendera
Një gjykatë antikorrupsion pezulloi të enjten zëvendëskryeministren e Shqipërisë për shkak të implikimit të ...