AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Ylli Pjetërnikaj merr formë të prerë

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Tetor 2025, 14:12

Konfirmimi i prokurorit Ylli Pjetërnikaj merr formë të prerë

KPA vendosi pushimin e çështjes së vetingut për prokurorin Ylli Pjetërnikaj, pas kërkimit përfundimtar të drejtuesit të SPAK për lënien në fuqi të konfirmimit të tij.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten më 17 tetor vendimin për pushimin e gjykimit të çështjes së vetingut të prokurorit të Tiranës, Ylli Pjetërnikaj, prej nga mori formë të prerë konfirmimi i tij në detyrë.

Prokurori Ylli Pjetërnikaj u konfirmua prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 27 prill të vitit 2023, pasi nuk u gjetën probleme për figurën dhe pasurinë, ndërsa për pasurinë u aplikua parimi i objektivitetit dhe proporcionalitetit. Vendimarrja e Komisionit u ankimua në Kolegj nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili pretendoi se nuk ishte arritur të provohej e kundërta e barrës së provës, lidhur me të ardhurat e deklaruara nga subjekti para fillimit të detyrës, se ishin  përfituara nga ferma bujqësore e blegtorale që zotërohet prej familjes së origjinës.

Drejtuesi i SPAK u qëndroi në parashtrime shkaqeve të ankimit, por gjatë bisedimeve përfundimtare u paraqitën konkluzione të ndryshme, duke vlerësuar se pasaktësitë e konstatuara nuk mund të sillnin penalizim. Në përfundim, u kërkua lënia në fuqi e konfirmimit të prokurorit Pjetërnikaj.

Subjekti shpjegoi se ai nuk ka pasur asnjë kontribut në krijimin e të ardhurave të familjes bujqësore që ka deklaruar, pasi ka qenë i mitur ose në shkollë në kohën kur janë krijuar. Ai nënvizoi se këto të ardhura janë krijuar e deklaruar para fillimit të detyrës dhe se burimet e tyre janë të verifikueshme. Në përfundim, prokurori Pjetërnika kërkoi pushimin e çështjes, ose në alternativë, lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit për konfirmimin e tij në detyrë.

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurores Mirela Zavalani

Bazuar në kërkimin përfundimtar të drejtuesit të SPAK, Kolegji konstatoi se ka humbur objekti i ankimit, e për rrjedhojë nuk ka më lëndë procedurale. Sipaës KPA, vijimi i shqyrtimit me një ankim që ka humbur objektin, do përbënte cënim të procesit të rregullt ligjor. Gjatë shpalljes së vendimit u konstatua fakti se kur Kolegji e pushon çështjen, vendimarrja e Komisionit konsiderohet se ka marrë formë të prerë.

Në përfundim u deklarua se, me shumicë votash, është vendosur pushimi i çështjes që ka të bëjë me ankimin e Komisionerit kundër vendimit të KPK për konfirmimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj. Vendimi i KPA është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Pjetërnikaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe ka punuar si prokuror në Kukës, Shkodër Lezhë dhe në Tiranë. Ai është angazhuar në mësimdhënie në Fakultetin e Drejtësisë dhe në disa institucione arsimore private. Aktualisht është pedagog pranë Shkollës së Magjistraturës./ BIRN

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë