Bllokohet Kapshtica, greva e doganierëve grekë pezullon kalimin e mjeteve
Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 0...
Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 0...
Edhe pse landfilli i Fushë-Krujës është përfshirë nga flakët, denoncimet e banorëve tregojnë se në zonë...
Gjykata ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj që Shoqata e Mediave për të ...
Një reagim i fortë ka ardhur nga deputetja Marjana Koçeku, në lidhje me përfshirjen e zonave të Shalës, Shoshit dhe Pulti...
Dy telefona “Iphone 17” dhe një telefon “Iphone 13”, janë sekuestruar nga prokuroria e Durrësit, me shpresën e zbard...
Një ngjarje e rëndë me një viktimë dhe një të plagosur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në fsha...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një model biznesi thuajse unik në Europë: hapet relativisht l...
Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vidhisht, R...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ku 35-vjeçari Refit Buzi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjeh...
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohe...

Ministria e Financave ka transferuar në llogarinë Albcontroll 7 miliardë lekë (70 mln euro) në muajin dhjetor të vitit 2025 nga fondi i investimeve kapitale.
Sipas të dhënave shuma është transferuar nën zërin “Transferte kapitale për Albcontrol” dhe u dha e gjitha gjatë muajit të fundit të vitit 2025. Transferta u paraqitet si zë i veçantë në buxhet, pasi nuk është një shpenzim i zakonshëm, por një transferim investimi nga buxheti i shtetit drejt një ndërmarrjeje publike me status të veçantë.
Albcontrol është shoqëri aksionere në pronësi shtetërore për menaxhimin e trafikut ajror dhe operon me të ardhura të veta që realizohen nga tarifat e navigimit ajror që paguajnë linjat ajrore dhe zakonisht vetëfinancohet.
Mirëpo kompania prej vitesh është në vështirësi financiare për shkak se, llogaritë e saj jashtë vendit janë sekuestruar nga investitori italian Francesco Becchetti, i cili fitoi vite më parë një gjyq në arbitrazh me qeverinë shqiptarë.
Si rrjedhojë, prej disa vitesh, shoqëria nuk ka arkëtuar asnjë të ardhur nga shërbimi en route dhe terminal charge si pasojë e një vendimi të gjykatës së shkallës së parë të Brukselit, që ka çuar në bllokimin e llogarive të saj në Eurocontrol,
Shuma që Albcontrol nuk po arkëton për shkak të bllokimit të llogarive të saj arriti në 13.5 miliardë lekë në fund të vitit 2024, ose 135 milionë euro sipas bilancit zyrtar të kompanisë. Përfshirë dhe interesat bankare në pritje, shuma arrin në 13.7 miliardë lekë.
Shuma që Albcontrol nuk arrin të arkëtojë po rritet vit pas viti. Nga 607 milionë lekë që ishte ky zë në dhjetor 2020, arriti në 2.9 miliardë lekë në 2021, u rrit në 6.7 miliardë lekë në vitin 2022 për të arritur në 10.5 miliardë lekë në 2023, dhe 13.5 miliardë lekë në 2024-n.
Këto të ardhura, Albcontrol duhet t’i kishte marrë nga aktiviteti normal i saj, uljengritje e mbikalime për periudhën 2021-2024 nga Eurocontrol, organizatë paneuropiane e dedikuar në mbështetjen e aviacionit europian, me seli në Bruksel.
Pamundësia për të arkëtuar paratë nga shërbimet që ajo ofron kanë detyruar Albcontrol që të marrë kredi dhe ndihma pranë institucioneve shtetërore në 2023-n. Në 2024-n, kompania raporton që nuk ka filluar akoma të shlyejë huatë, teksa do të duhet ti paguante brenda 2025-s.
Në fund të vitit 2024, Albcontrol kishte një principal kredie për tu paguar prej 7.4 miliardë lekë, nga 2.4 miliardë lekë në 2022 dhe e pandryshuar nga 2023-shi. Kjo kredi duket se e ka detyruar qeverinë që të nxjerrë fondet nga një xhep në tjetrin në 2025-n, ndërkohë që paratë e taksapaguesve po përdoren për të paguar gabimet e qeveritarëve në marrëdhëniet e qeverisë me investitorët e huaj.
Zanafilla e përplasjes mes shtetit dhe investitorit nisi në qershor të 2015-ës, kur u bllokuan asetet e Francesco Becchetti-t.
Bllokimi i këtyre aseteve çoi edhe në mbylljen e televizionit Agon Channel, element që u përdor nga Beccheti për të çuar çështjen në Arbitrazh.
Përballja e Shqipërisë me investitorin italian, Francesco Becchetti, në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, përfundoi me një vendim në favor të tij, duke i akorduar një kompensim prej 110 milionë eurosh në vitin 2020.
Në 26 maj 2021, në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) u paraqit një tjetër kërkesë e Shqipërisë sa i takon përplasjes me investitorin italian Francesco Becchetti ku u regjistrua një kërkesë për korrigjim të vendimit për anulim të paraqitur nga Republika e Shqipërisë.
Por në prill 2023, Becchetti fiton përfundimisht Arbitrazhin me qeverinë shqiptare.
Ky i fundit, pasi ftoi gjyqin me qeverinë shqiptare për një shumë prej 110 milionë eurosh, po synon mbledhjen e parave në llogaritë që shteti shqiptar ka jashtë kufijve, ku një prej tyre është llogaria e Albcontrol në Eurocontrol në Bruksel, e cila ka ngrirë që prej vitit 2021.
Në total, Qeveria shqiptare përballet me një faturë prej gati 180 milionë eurosh nga çështjet e humbura dhe ato në proces në arbitrazh ndërkombëtar, me biznese të ndryshme, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për fundin e vitit 2024. Rreth 60% e kësaj shumë është vetëm detyrimi për çështjen “Becchetti”.
Financat ende e njohin këtë shumë, që i detyrohen investitorit italian si detyrim kontingjent, ku përfshihen detyrime të mundshme financiare që mund t’i ngarkohen shtetit shqiptar si rezultat i çështjeve të hapura në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar, në rast se vendimi jepet në favor të palës paditëse kundër shtetit./Monitor
Pas rritjes së çmimit të naftës në bursat e huaja, menjëherë pas nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, t&eum...
Sot, 4 Mars 2026, dollari amerikan blihet me 82.3 lekë dhe shitet me 83.6 lekë. Euro blihet me 95.8 lekë dhe shitet 96.5 lekë. Franga zv...
Përshkallëzimi i konfliktit mes Izrael dhe Iran po reflektohet drejtpërdrejt edhe në tregun shqiptar të turizmit. Ndryshe nga anulime...
Një politikan dhe avokat nga Singapori ka ngritur idenë se Shqipëria mund të kishte përfituar ekonomikisht nga tensionet në Lind...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtara...
Pas paralajmërimeve për rritje të çmimit të naftës, deputeti socialist, Erion Braçe kërkoi marrjen e masave për...
Publikohen bisedat e transkriptuara nga aplikacioni SkyEcc ku shihet se si kreu i grupit kriminal Franc Çopja kërkon të investojë në ...
Katër persona janë arrestuar për sulmin me thikë që ndodhi pasditen e së dielës, më 1 mars, në Ranzanico: tre shtet...
Kompania “InfraKonsult” sh.p.k. e Redi Strugës është kompania, e cila projektoi dhe mbikëqyri punimet e segmentit rrugor Librazh...
Detaje të reja nga dosja hetimore e Aurel Hoxhës, i shpallur në kërkim nga SPAK si urdhërues i rrëmbimit, vrasjes dhe zhdukjes s&e...