10 vjet burgim Millorad Gjokoviçit për krime lufte ndaj popullsisë civile
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me detajet e sekuestrimit të anijes me kontejnerët që përmbajnë mbetje që dyshohet se janë të rrezikshme. Në njoftim, Prokuroria thotë se institucionet e ngarkuara për ekzekutimin e urdhrit të sekuestros, kanë organizuar punën dhe janë në fazë ekzekutimi të tij. Më tej shtohet se vonesat lidhen me kompleksitetin e çështjes, si volumi i sendeve objekt sekuestrimi, llojit të sendit dhe veçanërisht nevojës për të garantuar sigurinë mjedisore dhe fizike te tyre.
Gjithashtu bëhet me dije se deri në finalizimin e procesit të sekuestrimit, anija do të qëndrojë në Radë, nën monitorimin e Policisë së Shtetit. Prokuroria njofton se iu është drejtuar disa institucioneve publike shqiptare, si Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave, Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për të vendosur në dispozicion laboratorë dhe ekspertë për kryerjen e analizave të materialit që ndodhet në kontenierët objekt sekuestrimi.
NJOFTIMI I PROKURORISË:
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, duke marrë parasysh interesin e madh publik në lidhje me procedimin penal nr.1596.2024 dhe ekzekutimin e urdhrit të sekuestros të konteinerëve, bën me dije se institucionet e ngarkuara për ekzekutimin e urdhrit të sekuestros, datë 27.10.2024 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, kanë organizuar punën dhe janë në fazë ekzekutimi të tij.
Ata kanë njoftuar zyrtarisht Prokurorinë në lidhje me masat që kanë marrë, ndërsa vonesat lidhen me kompleksitetin e çështjes, si volumi i sendeve objekt sekuestrimi, llojit të sendit dhe veçanërisht nevojës për të garantuar sigurinë mjedisore dhe fizike te tyre.
Deri në momentin e finalizimit të procesit të sekuestros, anija do të vijojë të qëndrojë në Radë nën monitorimin e Policisë së Shtetit.
Gjithashtu, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, i është drejtuar disa institucioneve publike shqiptare, si Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave, Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për të vendosur në dispozicion laboratorë dhe ekspertë për kryerjen e analizave të materialit që ndodhet në kontenierët objekt sekuestrimi.
Për shkak të interesit të lartë publik që mbart kjo çështje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës do të vijojë të mbajë të informuar opinionin publik në lidhje me hapat e mëtejshëm.
Anija "Moliva" e ngarkuar me qindra tonelata mbetje industriale toksike që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme, ka mbërritur në orët e para 28 tetorit në brigjet shqiptare. Ngarkesa që besohet se përmban mbetje nga hiri i oxhaqeve metalurgjike, ishte nisur nga Shqipëria në korrik të këtij viti me destinacion Tajlandën e cila e refuzoi atë pas alarmit të dhënë nga organizata joqeveritare ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ me seli në Seattle, të Shteteve të Bashkuara.
Pas një odiseje më shumë se 3 mujore lundrimi në det, deri në Azinë e largët, kontejnerët me mbetjet industriale të cilat dyshohet se janë pluhur helmues, që del nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike, mbërritën në portin e Durrësit, ngarkuar në një anije të nisur nga Gioia Tauro në Itali. Pluhuri i dyshur, i njohur me siglën EAF, përmban përqindje të lartë metalesh si plumbi dhe kromi dhe mbetje të tjera kimike që shkaktojnë kancer. Ngarkesa u nis në muajin korrik nga porti shqiptar, si pjesë e një marrëveshjeje eksporti të kompanisë shqiptare “Sokolaj”, e cila i kishte blerë mbetjet nga kompania Kurum, prodhuese e çelikut dhe hekurit, në mjediset e ish kombinatit metalurgjik në Elbasan.
Foto ilustruese TIRANË- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 34-vjeçar. Sipas uniformave blu, i riu akuzohet se ka p...
Tuneli Elbasan-Tiranë ELBASAN- Një aksident rrugor ka ndodhur në tunelin e autostradës "Elbasan-Tiranë" këtë të pre...
TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka publikuar shifrat e Censit të vitit 2023, për godinat e banimit, sipas të cilave rezulton se në qarkun ...
Flutura Basha SHKODËR- Atentati i ndodhur në Shkodër pak ditë më parë i mori jetën dy personave, Hamza Lici dhe Arlind B...
ELBASAN- Disa pedagogë janë arrestuar dhe pezulluar ditën e sotme në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan. Mëso...
ELBASAN- 7 pedagogë janë arrestuar ditën e sotme në Universitetin Aleksandër Xhuvani. Mësohet se pedagogët e arre...
Momenti i vjedhjes së makinës TIRANË- Tre persona kanë rënë në pranga të policisë pasi vodhën nj&eum...
KOSOVA- Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, është vetëdorëzuar në Policinë e Pejës pasi ishte i shpallur n...
Gjykata Kushtetuese TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur që këtë premte të mbajë mbledhje...
Foto ilustruese GREQI- Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke për mashtrim dhe vjedhje. Mësohet se 50-vje...